6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Një studim i fundit eksperteve Ilir Gëdeshi dhe Russell King “Studentët shqiptare jashtë, një potencial për emigrimin e trurit” vë në dukje se, mbi 600 të rinj shqiptare të anketuar që studiojnë jashtë vendit janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë.

Shqipëria është shndërruar në një laborator të emigracionit kronik, i cili vijon në përmasa të mëdha përgjatë 33 viteve që nga rënia e komunizmit.
Një studim i fundit eksperteve Ilir Gëdeshi dhe Russell King “Studentët shqiptare jashtë, një potencial për emigrimin e trurit” vë në dukje se, mbi 600 të rinj shqiptare të anketuar që studiojnë jashtë vendit janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë.
Studimi vë në dukje se studentët janë trashëgimtarë të profesionistëve dhe po shërbejnë si një indikator për emigrimin kronik te të rinjve për studime, në një kohë që cilësia e universiteteve shqiptare nuk po përmirësohet.
Të dhënat që i takojnë vitit 2017 tregojnë se stoku i studentëve jashtë vendit është 17,488 prej të cilëve 59,4% janë në Itali, 6.9% në Greqi dhe 5.7% në Turqi, dhe pjesa e tjetër në vendet e tjera të BE-së.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se studentët jashtë vendit janë kryesisht pasardhës të profesionistëve (mjekë, avokatë, arkitektë, profesorë universiteti, ekspertë IT, gazetarë etj.) dhe të personave të biznesit (pronarë, drejtorë, menaxherët, partnerët etj.). Baballarët e studentëve jashtë vendit, gati 53.5% në këto dy sektorë orë (biznes dhe profesione).
Informacionet më të detajuara kanë treguar se brenda familjeve shqiptare dhe nga një brez në tjetrin është vërejtur gjerësisht një prirje për të emigruar me qëllim studimet.
Autorët evidentojnë se, familjet më të pasura dhe më të fuqishme politikisht i dërgojnë fëmijët e tyre në universitete të rangut të lartë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në një masë më të vogël në Zvicër, Holandë dhe Francë. Kjo kërkon investime të mëdha jo vetëm në tarifat e shkollimit dhe akomodimin. Të dhënat e anketës tregojnë se 62 për qind e prindërve të studentëve që studiojnë në Britaninë e Madhe janë persona në biznes, profesionistë apo zyrtarë të lartë shtetërorë.
Të intervistuarit kanë pohuar se studimi me bursë jashtë vendit është selektiv dhe kryesisht fitohet nga familjarëve drejtues. Megjithatë ata që largohen për të studiuar jashtë kanë më shumë gjasa të kenë prindër të diplomuar.
Studimi tregon se synimet e të rinjve për t’u larguar dhe arsimuar jashtë vendit duket të jenë më të larta se kurrë më parë.
Për të frenuar këtë hemorragji të trurit, politikat e brendshme duhet të sigurojnë perspektiva më të mira për të rinjtë shqiptarë për të qëndruar në Shqipëri, sugjerojnë autorët.
Kjo sipas tyre do të kërkonte disa gjëra: përmirësimin e standardit të universiteteve shqiptare dhe lidhjen e tyre në mënyrë më efektive në rrjetet akademike ndërkombëtare, duke përfshirë shkëmbimet afatshkurtra të studentëve në mënyrë që studentët nuk ‘humben’ por sigurohen që të kthehen. Gjithashtu duhen krijuar perspektiva më të mira pune për të diplomuarit, me të ardhura më të larta dhe struktura më të qarta të karrierës./MONITOR
Tirana cilësohet si një nga shtatë kryeqytetet kryesore europiane me nivele të larta të papërballueshmërisë së bl...
Euro po vazhdon “rrokullisjen” në kursin e këmbimit me Lekun edhe pas festave të nëntorit. Sipas kursit zyrtar të kë...
Foto ilustruese Kursimet që individët dhe bizneset kanë në sistemin bankar kanë shënuar një ecuri pozitive gjatë mu...
Bashki Një njësi e pushtetit vendor në Shqipëri, në këtë rast Bashkia, administron rreth 70 mijë banorë duke j...
Banka Rritja e madhe dhe e vazhdueshme e kërkesave rregullatore për kapitalizimin ka shkaktuar pakënaqësi mes bankave tregtare. Shoqat...
Shqipëria ndërmori reformën territoriale në vitin 2015 me qëllim kryesor uljen e barrës administrative dhe përmirësimi...
Foto Ilustruese TIRANË- Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga luftërat dhe konfliktet dhe gjithnjë re...
Foto Ilustruese TIRANË- Pagesat me kartë kanë vijuar rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit. Sipas të dh&e...
TIRANË- Shërbimet publike të ofruara në formë dixhitale nga institucionet qendrore për biznesin nuk kanë avancuar me të...
Foto Ilustruese TIRANË- Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gjatë këtij viti. Sipas të dhënave ...