LIVE UPDATES
Ekonomi

Nismat e Bankës së Shqipërisë për të ndërtuar një brez të aftë ekonomikisht

Sipas Bankës, sfidat e hasura ndër vite në përpjekjet për të përmirësuar edukimin financiar të fëmijëve kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e stafit të kualifikuar (mësues me arsimin e duhur për të zhvilluar kurrikulën e edukimit financiar).

20 Tetor 2024, 07:37 Nga r.ll
Nismat e Bankës së Shqipërisë për të ndërtuar
foto ilustruese

TIRANË- Edukimi financiar është domosdoshmëri për të krijuar një shoqëri të informuar dhe të aftë të marrë vendime të shëndosha ekonomike.

Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë një sërë nismash për të adresuar këtë nevojë, duke krijuar programe të posaçme për edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve.

Sipas Bankës, sfidat e hasura ndër vite në përpjekjet për të përmirësuar edukimin financiar të fëmijëve kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e stafit të kualifikuar (mësues me arsimin e duhur për të zhvilluar kurrikulën e edukimit financiar).

Çfarë nismash ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë për të adresuar mungesën e dijes financiare te fëmijët? A ka ndonjë program të posaçëm që synon të edukojë fëmijët mbi financat personale?

Kemi zhvilluar disa programe edukative dedikuar fëmijëve, po ashtu edhe të rinjve gjimnazistë.

1.Paketa mësimore “1, 2, 3 … derrkuci Çufo mëson të kursejë”

Paketa mësimore “1, 2, 3… derrkuci Çufo mëson të kursejë”, i kushtohet edukimit financiar të nxënësve që ndjekin klasën I, II dhe III, të shkollës 9-vjeçare. Ajo mund të përdoret në orët e lira mësimore, në orët dedikuar projekteve shkollore apo si projekt ndërlëndor.

Paketa “1, 2, 3… derrkuci Çufo mëson të kursejë” përmban:

Këto botime mund të shfletohen nëpërmjet faqes zyrtare të internetit të BSH-së.

2.Shfaqja e teatrit me kukulla “Çufo dhe Tipi – Një aventurë me verdhushka”

Pjesa teatrore me kukulla “Çufo dhe Tipi – Një aventurë me verdhushka” u shfaq për herë të parë gjatë “Javës së Parasë 2014” në skenën e Teatrit të Kukullave në Tiranë dhe është pjesë e repertorit të tij. Ajo është vënë në skenë nga trupa e TK në 10 qytete të vendit.

3.Programe edukative dedikuar gjimnazistëve

Moduli me zgjedhje të lirë “Financat personale në duart tuaja”.

Prej vitesh, Banka e Shqipërisë ka organizuar një sërë projektesh për edukimin financiar të gjimnazistëve. Puna e saj shumëvjeçare u kurorëzua me integrimin e modulit me zgjedhje të lirë “Financat personale në duart tuaja”, në kurrikulën mësimore për herë të parë, në vitin shkollor 2011-2012.

Në kuadër të Modulit me zgjedhje, BSH-ja ka hartuar dhe shpërndarë:

o   tekstin mësimor “Financat personale në duart tuaja”, i cili i njeh nxënësit me botën e financave personale, për t’i informuar dhe për të formuar tek ta aftësitë e nevojshme për të administruar në mënyrë sa më fitimprurëse paratë;

o   udhëzuesin e mësuesit, i cili përmban ushtrime shtesë të zgjidhura për t’u përdorur nga mësuesi në klasë;

o  seminare për përgatitjen e mësuesve për një përçim sa më efikas të lëndës;

o  dhe matjen e efikasitetit të modulit, përmes zhvillimit të dy testimeve të nivelit të njohurive të nxënësve, para dhe pas ndjekjes së lëndës (viti shkollor 2011-2012).

Programi lëndor zhvillohet gjatë 36 orëve mësimore dhe mund të zgjidhet nga nxënësit në çdonjërin prej 3 viteve të shkollës së mesme. Teksti mësimor ofrohet dhe shpërndahet falas për të gjitha shkollat e mesme që zgjedhin ta zhvillojnë atë. Ai mund të shfletohen gjithashtu në faqen zyrtare të internetit të BSH-së.

Një program tjetër është Java Globale e Parasë. Në muajin mars të çdo viti, nën koordinimin e OECD-INFE zhvillohet Java Globale e Parasë, e cila është një festë mbarëbotërore e parasë, që synon ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë financiarisht.

Në këtë kuadër, partnerë të shumtë në mbarë globin organizojnë aktivitete të larmishme për t’i përfshirë financiarisht fëmijët, duke u mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe si të vendosin bazat për të ardhmen e tyre.

Në kuadër të kësaj jave, prej 10 vitesh, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me institucione partnere, organizon aktivitete të shumta edukative dhe ndërgjegjësuese për fëmijë dhe të rinj si: seminare, leksione, konkurse shkollore dhe televizive, vizita në Muzeun e Bankës së Shqipërisë apo në banka tregtare, si dhe orë të hapura mësimore.

A ka ndonjë statistikë ose raport që tregon përmirësime në nivelin e dijes financiare të fëmijëve apo nivelin aktual?

Banka e Shqipërisë nuk ka prodhuar apo nuk disponon statistika mbi nivelin e kulturës financiare të fëmijëve.

Cilat janë sfidat kryesore që hasni në përpjekjet për të përmirësuar edukimin financiar të fëmijëve dhe të rinjve?

Sfidat e hasura ndër vite në përpjekjet për të përmirësuar edukimin financiar të fëmijëve kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e stafit të kualifikuar (mësues me arsimin e duhur për të zhvilluar kurrikulën e edukimit financiar).

Si bashkëpunoni me institucionet arsimore për të përfshirë edukimin financiar në kurrikulat shkollore?

Në kuadër të përpjekjeve për edukimin financiar të publikut dhe veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve, Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, 13 dhjetor 2007, për zhvillimin e aktiviteteve edukuese në fushën e financave dhe bankingut qendror.

Fryt i këtij bashkëpunimi ishte edhe integrimi, nga viti shkollor 2011-2012, i edukimit financiar në kurrikulën me zgjedhje të lirë të gjimnazeve të vendit.

Po ashtu, më 10 mars 2014, me rastin e çeljes së Javës Globale të Parasë 2014, Banka e Shqipërisë nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Shqiptare të Bankave.

Qëllimi i këtij memorandumi është nxitja e bashkëpunimit reciprok në fushën e edukimit të nxënësve të shkollave nëntëvjeçare, të mesme, si dhe studentëve të universiteteve në fushat e ekonomisë, financës dhe bankës.

A ka ndonjë plan për të përfshirë edukimin financiar në mësimdhënie në shkolla?

Banka e Shqipërisë po bashkëpunon intensivisht me institucionet arsimore, dhe veçanërisht me ministritë e linjës – Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, dhe Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët – për rishikimin e kurrikulave dhe pasurimin tyre me elemente të edukimit financiar.

A ka shembuj të mirë nga vende të tjera që mund të shërbejnë si modele për Shqipërinë?

Bankat qendrore në mbarë botën u kushtojnë burime të konsiderueshme nxitjes së edukimit ekonomik dhe rritjes së nivelit të kulturës financiare.

Për të përfituar nga shkëmbimi i eksperiencave dhe adaptimi i praktikave më të mira në ngritjen e programeve edukative, nga viti 2011, Banka e Shqipërisë është anëtare e Rrjetit Ndërkombëtar për Edukimin Financiar (INFE – International Network for Financial Education).

Ky rrjet synon të promovojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukimit financiar në mbarë botën. Vendet anëtare shkëmbejnë informacion dhe pikëpamje për programet, iniciativat, çështjet, hulumtimet dhe gjetjet, me qëllim vënien në zbatim të praktikave më të mira dhe mjeteve më efikase në këtë fushë.

Në vitin 2024, ky rrjet numëron rreth 300 institucione anëtare të nivelit të lartë nga 130 vende të botës, mes të cilave banka qendrore dhe ministri financash.

Çfarë roli luajnë teknologjia dhe mediat sociale në përhapjen e dijes financiare te fëmijët dhe të rinjtë?

Paralelisht me digjitalizimin e shpejtë të shoqërive dhe ekonomive tona, edhe rëndësia e ofrimit të edukimit financiar mes mjeteve digjitale po rritet.

Digjitalizimi u mundëson aktorëve të interesuar të arrijnë audiencë më të gjerë dhe të rrisin ndikimin e programeve të edukimit financiar.

Megjithatë duhet pasur parasysh që, megjithëse kanalet digjitale përqafohen shumë shpejt nga brezi i ri, duhet një qasje dhe vlerësim i kujdesshëm i implikimeve të aksesit të fëmijëve në mediat sociale.

Cilat janë objektivat e ardhshëm të Bankës së Shqipërisë për të rritur dijen financiare te brezat e rinj në vend?

Në janar të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi Strategjinë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare (SBSHEPF), e cila promovon edukimin financiar, në nxitje të përfshirjes, mirëqenies dhe qëndrueshmërisë financiare.

Fëmijët dhe të rinjtë janë një ndër grupet kryesore në fokus të projekteve të parashikuara në planin e aksionit, pjesë e kësaj strategjie. Objektivi madhor i BSH-së është që, në bashkëpunim me institucionet partnere, ta ngrejë atë në nivel kombëtar, në afatin e mesëm./MONITOR

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj