LIVE UPDATES
Ekonomi

Çfarë ndodhi? /Qeveria pezullon rivlerësimin e pronave

Por në fakt edhe ky afat duket i paarritshëm, pasi në janar hyjnë në fuqi kufizimet e Kodit Zgjedhor, çka me shumë gjasa e shtyn miratimin e mundshëm të ligjit pas zgjedhjeve të vitit 2025 duke e futur atë në kalendat greke.

19 Tetor 2024, 15:45 Nga Klodian Tomorri
Çfarë ndodhi? /Qeveria pezullon rivlerësimin e pronave
Petrit Malaj

TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka pezulluar në qeveri miratimin e ligjit për rivlerësimin e pronave. Edhe pse drafti për të ulur tatim fitimin kapital në rastin e shitblerjes së pronave kishte marrë publikisht aprovimin e kryeministrit Edi Rama, kreu i financave e ka bllokuar atë me justifikimin se projektligji mori shumë kohë dhe tashmë duhet të lidhet me çmimet e referencave në të gjithë Shqipërinë.

Kapitali ka mësuar se falë instistimit të Malajt, qeveria ka vendosur që miratimi i ligjit të shtyhet për në janar të vitit të ardhshëm. Por në fakt edhe ky afat duket i paarritshëm, pasi në janar hyjnë në fuqi kufizimet e Kodit Zgjedhor, çka me shumë gjasa e shtyn miratimin e mundshëm të ligjit pas zgjedhjeve të vitit 2025 duke e futur atë në kalendat greke.

Propozimi
Drafti për të ulur tatimin mbi fitimet kapitale përmes rivlerësimit të pronave u propozua nga deputetja socialiste Blerina Gjylameti në maj të këtij viti. Drafti i Gjylametit propozonte që biznesit dhe qytetarëve t’u jepej një tjetër mundësi të rivlerësonin pronat e tyre kundrejt një tatimi prej 3 për qind nga 15 për qind që është norma statutore e taksës.

Për disa muaj të tërë maxhoranca dhe qeveria heshtën duke mos e bërë publik qëndrimin e tyre në lidhje me këtë propozim. Vetëm në mesin e Korrikut kryeministri Edi Rama a aprovoi nismën publikisht, por duke saktësuar se taksa e rivlerësimit do të jetë 5 për qind, jo 3 për qind sa kishte propozuar Blerina Gjylameti. “Do të konkludojmë besoj brenda 45 ditëve të ardhshme këtë. Do të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur 1 vit, fund shtatori me fund shtatori dhe ndërkohë duhet të jetë e qartë dhe diçka tjetër, rivlerësimi i parë është bërë me 1%, i dyti me 3% i treti dhe i fundit me 5%,” deklaroi Rama në 17 korrik.

Por fundi i shtatorit kaloi dhe drafti nuk u miratua. Deri në mbledhjen e fundit të pak ditëve më parë, kur qeveria e pezulloi atë përfundimisht me idenë për ta shtyrë në vitin tjetër.

Rritje referencash në të gjithë Shqipërinë
Arsyeja se pse ministria e Financave e bllokoi miratimin e ligjit për rivlerësimin e pronave lidhet me një plan që qeveria ka për të rritur çmimet e referencave në të gjithë Shqipërinë dhe veçanërisht në zonat bregdetare të vendit.

Sipas ministrisë së Financave, nëse drafti do të miratohej dhe taksa e zbutur do të hynte në fuqi tani, ata që zotërojnë prona në bregdet apo pjesë të tjera të vendit nuk do të kishin mundësi të rivlerësonin çmimet e rritura të referencës. Ndaj sipas ministrit të Financave, taksa e rivlerësimit do të miratohet pas rritjes së çmimeve të referencës në të gjithë territorin e vendit.

Ministria e Financave po punon për hartën e re të çmimeve të referfencës, e cila do të sjellë rritje të ndjeshme të referencave në të gjithë territorin, por veçanërisht në zonat bregdetare. Kjo do të thotë se familjet shqiptare duhet të përgatiten që të paguajnë më shumë taksa për pronat e tyre, pasi po vjen dallga e re e rritjes së referencave, të cilat shërbejnë se baza për llogaritjen e taksës së pronës që paguajnë familjet dhe bizneset.

Manovër e qëllimshme?!
Tatimi mbi fitimin kapital në shitjen e pronës funksionon sipas një formule të thjeshtë. Nëse një familje ka blerë një pronë para disa vitesh me çmimin 100 mijë euro dhe aktualisht e shet 150 mijë euro, atëherë 50 mijë eurot diferencë konsiderohen si fitim kapital dhe taksohen me 15 për qind.

Rivlerësimi i jep mundësi qytetarit që pronën e blerë 100 mijë euro ta rivlerësojë me çmim 150 mijë euro dhe për diferencën prej 50 mijë eurosh të paguajë vetëm 5 për qind taksim. më pas ai mund ta shesë këtë pronë me cmimin 150 mijë euro dhe nuk paguan më asgjë si tatim.

Për shkak se maxhoranca e lajmëroi publikisht nismën për të ulur tatimin, që prej majit të këtij viti tregu i pasurive të paluajtshme është totalisht në ngërç. Qytetarët dhe bizneset kanë bllokuar totalisht shitjet e pronave të tyre duke pritur që më parë të hyjë në fuqi ligji i rivlerësimit, për të mos paguar 15 për qind tatim, por për të paguar 5 për qind.

Por ka një segment i cili favorizohet nga e gjitha kjo. Ata janë ndërtuesit, të cilët e shesin pronën për herë të parë. Në shitjen e parë, nga ndërtuesi tek qytetari, nuk aplikohet tatim mbi fitimin kapital, pasi nuk ka çmim blerje. Vetëm në rastin e shitjes së dytë, taksa fillon dhe kafshon diferencën mes çmimit të shitjes dhe atij të blerjes.

E gjitha kjo katrahurë e qeverisë me lajmërimin, pastaj zvarritjen dhe në fund pezullimin e draftit të rivlerësimit ka çuar ujë vetëm në mullirin e ndërtuesve, pasi aktualisht vetëm ata janë duke shitur prona në treg, tanimë të pashqetësuar nga konkurrenca e qytetarëve.

A ishte e gjitha kjo e rastësishme? Ndoshta. Por zakonisht qeveritë nuk bëjnë asgjë të rastësishme. Mbase e gjitha ishte një manovër për të shitur pronat e mbetura stok të ndërtuesve. Ose qeveria dhe maxhoranca nuk janë të përgjegjshme për pasojat e rënda të veprimeve të tyre, siç ishte kjo prapësira me referencat./Kapitali.al

klodian tomorri

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale