4 Gusht 2024, 08:31
Nga I.A

Ka një industri që do të mund të ishte ambasadore e produkteve tona në botë apo edhe e nxitjes së turizmit. Dhe ajo është kinematografia. Por, një industri që ka vuajtur nga mungesa e financimit ndër vite. Ndërsa disa novatorë të hershëm nuk e njohën potencialin e tij, filmi ka zhbllokuar një mori mundësish të pakufizuara biznesi.
Pasi miratohet një projekt filmi ose televiziv, i takon producentit të projektit të gjejë një vendndodhje me kosto efektive që u përshtatet nevojave të skenarit. Shqipëria konkurron me shumë shtete dhe vende për projekte filmike dhe televizive, por llojet e projekteve që ka tërhequr vendi ynë kanë ndryshuar me kalimin e kohës.
Në dekadat e fundit të shekullit të njëzetë, shfaqjet kishin më shumë gjasa të filmoheshin brenda një shteti. Që nga incentivat e taksave, projektet e filmuara në vendndodhje të ndryshme u rritën globalisht, për të portretizuar vende të ndryshme, të cilat jo rrallëherë u bënë të njohura vetëm falë një filmi.
Po Shqipëria ku qëndron në gjithë këtë diskutim?
Duke pasur parasysh promocionin gjigant që i bëhet turizmit në Shqipëri, mbështetja e projekteve filmike kombëtare dhe ndërkombëtare në bazë të lokacioneve do të ishte promocioni më i mirë që u bëhej zonave të ndryshme.
Në të njëjtën kohë, do të diversifikonte klimën e filmit. Kështu shprehet Andamion Murataj, regjisor, drejtues i Balkan Film Market, cili shton se, vendi ynë i disfavorizuar në rajon.
“Të krahasojmë përqindjen e PBB-së që këto vende i dedikojnë filmit dhe kulturës në përgjithësi. Kjo do të ishte mënyra më e qartë dhe më e drejtë për të vlerësuar ku jemi”.
Eol Çashku, kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, thotë se sektori ka një sërë problematikash.
“Unë jam emëruar në detyrën e Kryetarit të QKK-së, para 4 muajsh dhe kam gjetur një situatë kolapsi thuajse të plotë. Që prej vitit 2021, nuk është financuar asnjë projekt filmi me metrazh të gjatë e për pasojë, deri në fund të vitit 2025 nuk do të kemi asnjë premierë.
Ka shumë projekte të cilat janë financuar në vitin 2018-2019, të cilat nuk janë dorëzuar ende nën pretekstin e rremë të problemeve të ndikimit të premierës kombëtare në vendin e origjinës me atë ndërkombëtare në festivale të kategorisë A.
Asnjë Këshill apo Komision nuk funksiononte kur mora detyrën në mars 2024. Përparësi të këtyre muajve të parë në detyrë kisha hartimin dhe futjen në fuqi të rregulloreve, me qëllim zhbllokimin e sistemit të financimeve në mbështetje të krijimtarisë.
Në fillim të qershorit, në bashkëpunim me shoqatat e kineastëve krijuam KMP-të dhe KPL-në, me anëtarë kineastë shqiptarë nga Shqipëria dhe rajoni, duke i dhënë prioritet vlerësimit dhe miratimit të projekteve të festivaleve të filmit, duke pasur parasysh se një pjesë e mirë e tyre mbahen gjatë muajve të verës.
Së shpejti, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të shpërblimeve dhe numrit të mbledhjeve të Këshillave dhe Komisioneve, do të hapim thirrjet për të gjitha llojet e projekteve kinematografike dhe audiovizuale”, – thotë ai.
Pezull “tax shelter”, por…
Nisma “tax credit” ose “shelter”, e propozuar pesë vite më parë nga Qendra Kombëtare Kinematografike, e cila do të mundësonte xhirimin e filmave hollivudianë në Shqipëri, ende nuk po gjen zbatim.
Kur një film ose shfaqje televizive xhirohet në vendndodhje, ajo sjell vende pune, të ardhura dhe zhvillim të infrastrukturës përkatëse, duke ofruar nxitje të menjëhershme për ekonominë lokale. Filmat dhe shfaqjet televizive të njohura mund të nxisin gjithashtu turizmin.
Shqipëria aktualisht është vendi i vetëm në rajon, që nuk ofron lehtësi në sektorin e filmit për prodhuesit e huaj. Dhe skemat janë të shumëllojshme. Projektligji është sjellë nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, por mbeti pezull që në 2021.
Si funksionojnë skemat e incentivave: Krijohet një “tax credit” ose “shelter”, të cilat rëndojnë 20 ose 30%, në varësi të shteteve. Më pas, verifikohet buxheti i shpenzuar për filmin, pasi të xhirohet dhe rikthehet taksa e paguar në momentin fillestar (pra 20 – 30% e buxhetit)
Por, sipas kreut aktual të QKK, Shqipëria ofron prej vitesh një sistem fiskal i cili i jep përparësi produksionit.
“Është folur ndër vite për mungesën e audiovizualit në ligje, megjithëse rezulton se, kuadri ligjor i lartpërmendur është i plotë.
Është folur gjithashtu për sisteme tax rebate apo tax refund ndërkohë që në vendin tonë prej vitesh, shtëpitë kinematografike e kanë zero tatimin mbi fitimin, pasi janë të përjashtuara me Kodin Fiskal.
Po kështu, për aktivitetet kulturore të gjithë operatorët janë të përjashtuar nga TVSH. Njëkohësisht kinematografia dhe audiovizuali janë të përjashtuar nga detyrimi i prokurimit publik në përzgjedhjen e krijuesve, interpretëve dhe ekzekutuesve të ekipit teknik.
Gjithashtu, në zbatim të Konventës Europiane të Koproduksioneve, statuti i QKK-së lejon financimin e produksioneve të huaja që vijnë të xhirohen në vendin tonë përmes koproduksioneve në pakicë (minority coproductions) me shtëpitë filmike shqiptare dhe me kusht shpenzimin e fondit publik shqiptar në Shqipëri.
Të gjitha këto përparësi fiskale e ekonomike, plus oferta e pasur me shumëllojshmëri vendesh të mundshme xhirimi, kanë bërë që prej vitesh tashmë, Shqipëria të jetë në hartën e vendeve të favorshme për produksionet kinematografike dhe audiovizuale” – thotë z. Çashku.
Si kontribuon filmi ekonomikisht
Nxit bashkëpunimin ndërkombëtar
Industria e filmit është kontribuuesi më i rëndësishëm në ekonominë globale. E vetmja rënie e madhe me të cilën u përball kjo industri ishte gjatë vitit 2020 për shkak të situatës së kufizimeve.
Sot, nuk ka dyshime se kjo industri është bërë më shumë se një industri miliarda dollarëshe. Industria e filmit i përket fushës krijuese, kështu që çdo vit në nivel global punësohen miliona njerëz në aspektin e aksioneve, dizajnit grafik, montazhit të videove, shkrimit, etj.
Madhësia e Tregut Global të Filmave dhe Argëtimit u vlerësua në 97.47 miliardë dollarë në 2022 dhe pritet të rritet nga 104.49 miliardë dollarë në 2023 në 182.23 miliardë dollarë deri në vitin 2031, me një CAGR prej 7.2% gjatë periudhës së parashikimit (2024–2031).
Statistikat e Përgjithshme të Industrisë së Filmit
Krahasuar me industrinë e lojërave në kategorinë e argëtimit, industria e filmit vlerësohet më pak, nga 42.5 miliardë deri në 145.7 miliardë dollarë.
Nga shitja e biletave u gjeneruan 5.99 miliardë dollarë të ardhura që nga viti 2022.
Në vitin 2023, arkat e brendshme gjeneruan të ardhura të konsiderueshme prej 8.91 miliardë dollarësh, duke shënuar rritje të konsiderueshme nga viti i kaluar.
Industria e kinemasë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të rritet me një CAGR prej 8.3% deri në vitin 2027.
Në vitin 2023, vlera e pritshme e prodhimit të filmave dhe videove në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 26.7 miliardë dollarë.
Për më tepër, statistikat e industrisë së filmit thonë se rritja e parashikuar e madhësisë së tregut në vitin 2023 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 3.3%.
Që nga viti 2021, pjesa e tregut të industrisë europiane të filmit në mbarë globin është 26.5%.
Të ardhurat vjetore të industrisë globale të filmit që nga viti 2022 ishin 77 miliardë dollarë.
Vendet kryesore në treg deri në vitin 2025 për sa u përket të ardhurave më të larta të parashikuara janë Kina dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të ardhurat botërore të arkëtimeve të kinemasë që nga viti 2022 ishin 26 miliardë dollarë, siç thuhet nga statistikat e industrisë së filmit.
Madhësia e tregut global të prodhimit dhe shpërndarjes së filmit që nga viti 2023 është 77.2 miliardë dollarë.
Marrë nga Monitor.al
andamion murataj
Ekonomi
4 Gusht 2024, 07:52
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Pas dy vitesh rritjeje, kërkesa për blerje apartamentesh në kryeqytet po shfaq tendenca frenimi. Ndërtues...
Ekonomi
2 Gusht 2024, 07:19
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Rritja e kredisë për shtëpi u frenua në muajin qershor. Sipas statistikave të Bankës së...
Ekonomi
2 Gusht 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pas 2022-t, kur kriza e energjisë arriti kulmin dhe zhyti kompanitë e energjisë në një humbje prej rr...
Ekonomi
1 Gusht 2024, 16:11
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka reaguar ditën e sotme me një deklaratë, pasi Presidenti i Republikës ...
Ekonomi
1 Gusht 2024, 16:10
N.F
Euro
TIRANË- Kursi i këmbimit të euros ka vijuar rënien ditën e enjte dhe i është afruar më shumë se kurrë...
Ekonomi
1 Gusht 2024, 15:01
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rritje të lehtë me 0.7 pikë në muajin korrik. Niveli ...
Ekonomi
31 Korrik 2024, 13:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Yield-i mesatar të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare shënoi përsëri një ...
Ekonomi
31 Korrik 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera europiane? Cilat mallra dhe shërbime janë m&...
Ekonomi
31 Korrik 2024, 07:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të gjitha kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2023 me fitim. Të dhëna...
Ekonomi
31 Korrik 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, muajin e kaluar u disbursuan gjithsej 31.2 miliardë ...