1 Gusht 2024, 15:01
Nga N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi rritje të lehtë me 0.7 pikë në muajin korrik. Niveli i TNE-së qëndron rreth 11 pikë mbi mesataren historike. Përmirësimi i TNE-së në korrik u ndikua kryesisht nga rritja e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit në sektorin e industrisë dhe besimi konsumator. Nga ana tjetër, besimi në tregti dha kontribut negativ.
Treguesi i besimit të industrisë regjistroi rritje të lehtë me 0.3 pikë përqindje në muajin korrik, duke qëndruar rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e treguesit këtë muaj u ndikua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për prodhimin industrial aktual dhe për nivelin e porosive të reja. Gjithashtu, bizneset ishin optimiste për rritjen e prodhimit industrial në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën pak në krahasim me muajin e kaluar.
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 2.7 pikë përqindje në korrik. Niveli i tij aktualisht qëndron 21 pikë mbi mesataren historike dhe pranë maksimumit historik. Rritja këtë muaj u përcaktua nga të dy komponentët përbërës, vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues, si dhe niveli i porosive të reja. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj.
Treguesi i besimit në shërbime shënoi rritje 1.7 pikë përqindje në muajin korrik. Niveli i tij aktualisht qëndron rreth 20 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e besimit në sektorin e shërbimeve u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Vlerësimet për nivelin aktual të kërkesës mbetën pothuaj të pandryshuara nga niveli i një muaji më parë. Pritjet për kërkesën në të ardhmen janë rritur këtë muaj. Bizneset kanë rishikuar për poshtë ecurinë e çmimeve në të ardhmen.
Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 3.1 pikë përqindje në muajin korrik, i ndikuar kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për ecurinë e biznesit aktual. Niveli i treguesit aktualisht qëndron rreth 5 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje nga bizneset e tregtisë në korrik.
Treguesi i besimit konsumator regjistroi rritje me 0.5 pikë përqindje në muajin korrik, duke ndërprerë prirjen rënëse të dy muajve të fundit. Treguesi i besimit konsumator vijon të qëndrojë pranë nivelit të mesatares historike edhe këtë muaj. Kështu, vlerësimi aktual dhe pritjet për blerjet në shuma të mëdha u rritën në korrik. Nga ana tjetër, pritjet për situatën ekonomike ishin më pak optimiste këtë muaj. Pritjet e konsumatorëve për papunësinë në të ardhmen regjistruan rënie të lehtë./ Monitor
ekonomi treguesi i besimit korrik
Ekonomi
31 Korrik 2024, 13:59
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Yield-i mesatar të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare shënoi përsëri një ...
Ekonomi
31 Korrik 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- A është vendi juaj më i shtrenjtë se vendet e tjera europiane? Cilat mallra dhe shërbime janë m&...
Ekonomi
31 Korrik 2024, 07:27
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Të gjitha kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2023 me fitim. Të dhëna...
Ekonomi
31 Korrik 2024, 07:17
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, muajin e kaluar u disbursuan gjithsej 31.2 miliardë ...
Ekonomi
30 Korrik 2024, 14:36
N.F
Euro
TIRANË- Euro ka shënuar një rënie të lehtë në kursin e këmbimit në ditët e para të kësaj ...
Ekonomi
30 Korrik 2024, 13:22
N.F
TIRANË- Kursimet në banka, si në lekë ashtu dhe në euro kanë shfaqur një tendencë të lehtë rritjeje për...
Ekonomi
30 Korrik 2024, 10:11
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Sigurimet e detyrueshme motorike e kanë rritur edhe më shumë peshën e tyre në tregun e sigurimeve k&e...
Ekonomi
30 Korrik 2024, 07:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Pavarësisht një plani masash për reduktimin e detyrimeve të prapambetura në sektorin e energjisë...
Ekonomi
29 Korrik 2024, 14:10
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet ndjeshëm në tremujorin...
Ekonomi
29 Korrik 2024, 07:18
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Tregu i kartave të kreditit shënoi një rritje domethënëse vitin e kaluar, për herë të ...