6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Karta e kreditit është një produkt i dizenjuar posaçërisht për pagesat jo cash, ndaj rikthimi rritjes së numrit të tyre gjatë vitit 2023 mund të shpjegohet me një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të pagesave elektronike në ekonominë shqiptare.
TIRANË- Tregu i kartave të kreditit shënoi një rritje domethënëse vitin e kaluar, për herë të parë në periudhën e pas pandemisë.
Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për vitin 2023 numri i kartave të kreditit u rrit në 120 718, në rritje me 7.1% krahasuar me një vit më parë.
Në vitet e fundit, sektori bankar po raporton një rritje të shpejtë të pagesave me kartë, të nxitur sidomos nga turistët e huaj. Kërkesa e tyre për të paguar me kartë po shtyn një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente.
Karta e kreditit është një produkt i dizenjuar posaçërisht për pagesat jo cash, ndaj rikthimi rritjes së numrit të tyre gjatë vitit 2023 mund të shpjegohet me një tendencë të përgjithshme të zgjerimit të pagesave elektronike në ekonominë shqiptare.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2023 pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 14.5 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë.
Tregu i kartave të kreditit vazhdon të dominohet nga dy banka, që zotërojnë mbi 70% të numrit total të tyre. Banka Kombëtare Tregtare dhe Raiffeisen Bank Albania zotëronin së bashku 70.5% të tregut, me një rënie të lehtë nga niveli prej 71.2% i vitit 2022.
Sipas statistikave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, për vitin 2023 BKT zotëronte 36.3% të tregut sipas numrit total të kartave aktive, por pjesa e saj ka pësuar rënie prej nivelit prej 39.9% që mbante në fund të vitit 2022.
Ndërsa Raiffeisen Bank Albania vitin e kaluar shënoi një rritje në tregun e produktit, duke arritur në 34.1% të numrit të kartave, nga 31.3% që të tregut që zotëronte një vit më parë.
Banka e tretë në këtë treg pozicionohet Union Bank, që në fund të 2023 zotëronte 6.7% të kartave aktive, në rritje nga niveli prej 6.2% që mbante një vit më parë.
E katërta u rendit Tirana Bank, me 5.6% të tregut, por me një rënie të lehtë nga niveli 5.7% që mbante një vit më parë.
Në vend të pestë renditet Banka OTP Albania, me 4.7%, nga 5.9% që mbante një vit më parë.
Më tej vijojnë Credins Bank, me 5% të tregut dhe Fibank, me 4%, ndërsa bankat e tjera kanë pjesë tregu mjaft të ulët, poshtë kufirit të 1%.
Karta e kreditit është një produkt që deri më sot nuk ka arritur të zhvillohet shumë në tregun shqiptar. Zhvillimi i dobët i këtij produkti mund të lidhet sidomos me nivelin relativisht të lartë të informalitetit dhe me faktin se ekonomia shqiptare ka një përqindje të lartë të përdorimit të parasë fizike si instrument për transaksionet ekonomike. Tregu i këtij produkti në Shqipëri duket se nuk paraqet as shumë konkurrueshmëri dhe fleksibilitet.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit e kartave të kreditit për 6-mujorin e parë 2024 (për shumat e deri në 200 mijë lekë) ishte 19.7% për kartat në lekë dhe 17.7% për kartat në euro.
Normat mesatare të interesit kanë pësuar rënie krahasuar me një vit më parë, por ngelen relativisht të larta në raport me produktet e ngjashme të kredisë konsumatore bankare.
Bankierët shprehen se çmimi i lartë lidhet me shkallën relativisht të lartë të rrezikut që kartat e kreditit bartin si produkte kreditore, por edhe me ekzistencën e një periudhë faljeje, brenda të cilës klienti mund ta paguajë detyrimin pa interesa./MONITOR
Foto ilustruese TIRANA- Pas përfundimit të koncesioneve përkatëse, Pullat fiskale do të prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me V...
Foto ilustruese TIRANA- Ndërmjetësuesit e pasurive të paluajtshme në Shqipëri prej vitesh vërejnë se tatimi mbi të ...
Paris PARIS- Vitet e fundit, Parisi ka përjetuar një ringjallje befasuese. Biznesmenët, financierët dhe teknikët globalë p&eu...
Foto ilustruese SHBA- Trajektorja e inflacionit nuk u ka dhënë bankave qendrore shumë arsye për të festuar në këto vitet...
Foto ilustruese TIRANA- Individët ngelen klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Bank...
Foto ilustruese TIRANA- Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te stru...
foto ilustruese TIRANË- Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po vazhdojnë rënien dhe kanë pre...
Foto ilustruese TIRANË- Shumica e bankave tregtare arritën të përmirësonin cilësinë e portofolit të tyre të kr...
Foto ilustruese TIRANA- Fitimi i tregut të sigurimeve vazhdoi rritjen me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij vi...
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria synon të hartojë një vlerësim risku për sektorët më të rrezikuar për t&rs...