Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të jetë 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, rënia e huamarrjes do të jetë edhe më e ndjeshme, me 29% më pak.
TIRANË- Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet ndjeshëm në tremujorin e tretë të vitit. Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 74.6 miliard lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar.
Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të jetë 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, rënia e huamarrjes do të jetë edhe më e ndjeshme, me 29% më pak.
Megjithatë, vlera e planifikuar e huamarrjes për tremujorin e tretë është më e lartë krahasuar me projeksionet e kalendarit vjetor të emetimeve, që Ministria e Financave publikoi për herë të parë në fillim të vitit 2023.
Sipas këtij dokumenti, ishte parashikuar që huamarrja e brendshme për tremujorin e tretë të arrinte në rreth 70.5 miliard lekë ose 4.1 miliard lekë më pak se në kalendarin e përditësuar tremujor.
Në përgjithësi, tregu i titujve qeveritarë në pjesën e parë të këtij është karakterizuar nga një kërkesë e kënaqshme e investitorëve dhe një tendencë në rënie e yield-eve. Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, në fillim të këtij muaji nga 3.25% në 3%, i ka dhënë një shtysë të mëtejshme uljes së yield-eve.
Inflacioni në muajin qershor ishte 2.1%, duke qëndruar për të pestin muaj radhazi poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Rënia e inflacionit e ka bindur Bankën e Shqipërisë për t’iu kthyer kahut lehtësues të politikës monetare, duke ndjekur linjën e Bankës Qendrore Europiane, që e pati ndërmarrë një lëvizje të tillë në muajin qershor.
Yield-i mesatar i ponderuar i bonove 12-mujore tashmë ka rënë në 3.19% dhe ndodhet në nivelet më të ulëta të nëntë muajve të fundit. Gjendja likuide e tregut të brendshëm financiar është e rëndësishme, edhe në kushtet kur Ministria e Financave ka planifikuar që deficiti vjetor do të financohet i gjithi nga huamarrja e brendshme dhe likuiditeti gjendje nga viti 2023.
Më konkretisht, nga një deficit buxhetor i parashikuar prej rreth 61.3 miliard lekësh, huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 81.6% të tij ose rreth 50 miliard lekë. Huamarrja neto e huaj pritet të jetë në nivele negative, ndërsa pjesa tjetër e deficitit parashikohet të financohet nga gjendja e mbartur e likuiditetit në vitin 2023.
Vlera totale e titujve që do të emetohen në tregun e brendshëm gjatë vitit 2024 pritet të jetë rreth 378.6 miliard lekë gjatë vitit 2024. Muajt me vlerën më të lartë të emetimeve të reja ishin janari dhe shkurti, kur vlerësohet se u realizua pothuajse 30% e volumit vjetor të huamarrjes për vitin 2024./ Monitor
foto ilustruese TIRANË- Tregu i kartave të kreditit shënoi një rritje domethënëse vitin e kaluar, për herë të ...
Foto ilustruese TIRANA- Pas përfundimit të koncesioneve përkatëse, Pullat fiskale do të prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me V...
Foto ilustruese TIRANA- Ndërmjetësuesit e pasurive të paluajtshme në Shqipëri prej vitesh vërejnë se tatimi mbi të ...
Paris PARIS- Vitet e fundit, Parisi ka përjetuar një ringjallje befasuese. Biznesmenët, financierët dhe teknikët globalë p&eu...
Foto ilustruese SHBA- Trajektorja e inflacionit nuk u ka dhënë bankave qendrore shumë arsye për të festuar në këto vitet...
Foto ilustruese TIRANA- Individët ngelen klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar. Sipas të dhënave nga Bank...
Foto ilustruese TIRANA- Në zonat bregdetare të jugut këtë sezon turistik përveç shtrenjtimit të çmimeve te stru...
foto ilustruese TIRANË- Normat e interesit të kredisë për shtëpi në lekë po vazhdojnë rënien dhe kanë pre...
Foto ilustruese TIRANË- Shumica e bankave tregtare arritën të përmirësonin cilësinë e portofolit të tyre të kr...
Foto ilustruese TIRANA- Fitimi i tregut të sigurimeve vazhdoi rritjen me ritme të larta edhe në tremujorin e parë të këtij vi...