LIVE UPDATES
Ekonomi

Normat e interesit të kredisë për shtëpi në Lekë ngelen të ulëta, sinjale rritjeje në Euro

Një ndikim të konsiderueshëm në këtë tendencë ka pasur frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe sidomos rënia e yield-eve të Bonove të Thesarit. Normat e interesit të kredive, veçanërisht për periudhën e ndryshueshme, janë të lidhura drejtpërsëdrejti me ecurinë e yield-eve të Bonove, kryesisht të atyre 12 mujore.

27 Shtator 2023, 12:43 Nga f.i
Normat e interesit të kredisë për shtëpi në Lekë
foto ilustruese

Normat e interesit të kredive për shtëpi në Lekë e kanë frenuar rritjen gjatë këtij viti. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit për kreditë e reja në Lekë gjatë muajit korrik pësoi rënie në 4.04%, nga 4.3% që kishte qenë në muajin qershor.

Shifrat e këtij viti tregojnë se në përgjithësi normat e interesit për këtë produkt kanë ndjekur një tendencë rënëse, pas rritjes së shpejtë në gjysmën e dytë të vitit 2022. Pasi u rritën deri në një nivel mesatar prej 4.99% në muajin nëntor 2022, normat mesatare të interesit pësuan një rënie graduale dhe aktualisht qëndrojnë poshtë niveleve të shënuara në pjesën e dytë të vitit të kaluar.

Një ndikim të konsiderueshëm në këtë tendencë ka pasur frenimi i rritjes së normave të interesit nga Banka e Shqipërisë dhe sidomos rënia e yield-eve të Bonove të Thesarit. Normat e interesit të kredive, veçanërisht për periudhën e ndryshueshme, janë të lidhura drejtpërsëdrejti me ecurinë e yield-eve të Bonove, kryesisht të atyre 12 mujore.

Gjatë këtij viti, yield-et e Bonove 12-mujore kanë shënuar një tendencë rënëse, duke zbritur shumë afër nivelit të normës bazë të interesit. Kjo ka bërë që edhe norma mesatare e interesit të kredive për shtëpi të korrigjohet në rënie gjatë këtij viti.

Ndërkohë, bankat po vazhdojnë të ofrojnë kushte tërheqëse për këtë produkt, sidomos në periudhën fillestare me norma fikse interesi. Kredia për shtëpi është një produkt që u mundëson bankave ndërtimin e portofoleve afatgjata dhe një shpërndarje të mirë të rrezikut të kredisë.

Kredia për shtëpi është gjithashtu ndër produktet më cilësore të kredisë, me raportin më të ulët të kredive me probleme. Për këto arsye, konkurrenca në produktin e kredisë për shtëpi ngelet e lartë, me marzhe më të ulëta dhe me norma fikse interesi në vitet e para të kredive. Duke qenë se rritja e interesave nuk është përcjellë plotësisht as në krahun e depozitave, duket se bankat kanë ende marzhe për të ofruar çmime tërheqëse për ato produkte që perceptohen si cilësore dhe të leverdishme në afatin e gjatë, si kredia për shtëpi.

Ndërkohë, në monedhën Euro gjatë muajve po vërehet një tendencë në rritje e normave të interesit të kredisë për shtëpi. Në muajin korrik, norma mesatare e interesit arriti në 5.32%, nga 4.86% që kishte qenë në muajin qershor. Rritja e interesave për Euron po reflekton politikat e Bankës Qendrore Europiane dhe rritjen e normës bazë të monedhës europiane në nivelin më të lartë historik. Kjo rritje është reflektuar edhe në treguesin referencë rë Euriborit. Euribori 12-mujor ka kaluar nivelin e 4.2%, më i larti në 15 vjet.

Normat e interesit të kredisë për shtëpi në Lekë
grafiku

Megjithatë, edhe në monedhën Euro norma mesatare e interesit të kredive ngelet me një marzh të vogël mbi Euriborin dhe rritja e normave të interesit që nisi në 2022 nuk është përcjellë plotësisht./Monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj