LIVE UPDATES
Ekonomi

Plan emergjence për gazin natyror, si do funksionojnë hallkat në rast krize

I ndarë në pjesë, projektvendimi përcakton se plani është detyrues për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të gazit, teksa përshkruan masat e sigurisë së furnizimit me gaz, si përgjegjësi e sipërmarrjeve të gazit, shteteve anëtare dhe autoriteteve kompetente.

21 Qershor 2023, 07:32 Nga I.A
Plan emergjence për gazin natyror, si do funksionojnë hallkat në
Tubat

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar një plan emergjence për gazin, i cili tashmë është nxjerrë për konsultim dhe parashikon hapat që ndërmerren dhe hallkat që përfshihen në çdo rast në një situatë krize. Referuar relacionit nënvizohet se qëllimi i hartimit të projektvendimit “Për miratimin e planit të emergjencës për gazin natyror në Republikën e Shqipërisë”, është përcaktimi i standardeve minimale të sigurisë së furnizimit me gaz natyror në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i rregullave dhe kritereve për të garantuar furnizim të sigurt dhe të efektshëm me gaz natyror, në kushtet e një situate krize dhe emergjence, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve për menaxhimin e situatave të emergjencës në furnizimin me gaz të klientëve.

I ndarë në pjesë, projektvendimi përcakton se plani është detyrues për të gjithë pjesëmarrësit e tregut të gazit, teksa përshkruan masat e sigurisë së furnizimit me gaz, si përgjegjësi e sipërmarrjeve të gazit, shteteve anëtare dhe autoriteteve kompetente. Në një kre më vete, plani përcakton tre nivele krizash atë të paralajmërimit të hershëm, alarmit dhe emergjencës. Në këtë pikë përcaktohet roli dhe përgjegjësia e sipërmarrjeve të gazit, roli i autoriteteve kompetente, siguria që sipërmarrjeve të gazit natyror dhe klientëve të gazit industrial t’u jepet mundësia e mjaftueshme për t’u përgjigjur në çdo nivel krize.

Po kështu vendosen procedura dhe masa të hollësishme që duhen ndjekur për çdo nivel krize, duke përfshirë skemat përkatëse mbi rrjedhjet e informacionit. Përshkruhen mekanizmat e përdorur për të bashkëpunuar me shtetet e tjera anëtare për çdo nivel krize. Për kompanitë e transmetimit dhe shpërndarjes përshkruhen përgjegjësitë që ka secila për sigurimin e furnizimit me gaz në zbatim të rregullores.

“Sipërmarrjet e gazit janë ngarkuar me sigurimin e një furnizimi me gaz për publikun e gjerë, i cili është i sigurtë, me kosto të ulët, miqësor ndaj konsumatorit, i efektshëm dhe i përputhshëm me mjedisin që të jetë e mundur.

Mbështetur në Rregulloren SoF, primarë në sigurimin e furnizimit me gaz do të jenë klientët e mbrojtur. Sipërmarrjet e gazit duhet të furnizojnë në veçanti klientët e mbrojtur, në rastin e një ndërprerjeje të pjesshme të furnizimit me gaz ose në rastin e kërkesës jashtëzakonisht të lartë për gaz, për sa kohë që është e arsyeshme në terma ekonomikë për tu furnizuar me gaz” thuhet në relacion.

Nivelet e krizave dhe mënyra sesi bëhet menaxhimi në secilën prej tyre detajohet më vete në plan ndërkohë që në kreun 5 specifikohen detyrat dhe masat për tregtarët dhe furnizuesit me gaz për të mundësuar sasi zëvendësuese me gaz, në rastet e ndërprerjes së furnizimit. Në kreun 10 specifikohet se në planin e emergjencës është një kapitull rajonal.

Ai “përcakton masat e përgjithshme të përshtatshme dhe efektive ndërkufitare për çdo nivel krize ndërmjet shteteve anëtare të grupeve përkatëse të rrezikut.

Kur autoriteti kompetent i një shteti anëtar të grupit deklaron një nga nivelet e krizës, ai do të informojë menjëherë autoritetet kompetente të shteteve të tjera anëtare me të cilat është e lidhur drejtpërdrejtë si dhe Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, si dhe do të japë informacion mbi nivelin e krizës së identifikuar, masat që ka zbatuar dhe/ose synon të marrë, procedurat që po ndiqen dhe kontributin e pritur të masave të marra”.

Marrë nga Monitor.al

gazi natyror

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj