LIVE UPDATES
Ekonomi

Presionet e huaja inflacioniste u rritën në tremujorin e katërt të vitit të kaluar

Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth tre deri në pesë muaj. Përshpejtimi ka ardhur si pasojë e rritjes më të fortë të çmimeve të huaja, 37.4% në tremujorin e katërt 2022, kundrejt një niveli prej 33.2% gjatë tremujorit të tretë.

14 Shkurt 2023, 07:14 Nga DOSJA
Presionet e huaja inflacioniste u rritën në tremujorin e katërt
Foto Ilustruese

TIRANË- Presionet e huaja inflacioniste mbi ekonominë shqiptare mbetën të larta gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja vjetore e Treguesit të Presioneve të Huaja Inflacioniste arriti në 27.8%, nga 22.6% në tremujorin e tretë të vitit 2022. Ky tregues llogaritet si rritja vjetore e indeksit të çmimeve të huaja dhe indeksit së Kursit Nominal Efektiv të këmbimit për muajin përkatës.

Nga analizat e lidhjes të treguesve përkatës me vonesa kohore të ndryshme, Banka e Shqipërisë ka arritur në përfundimin se Treguesi i Presioneve të Huaja Inflacioniste paraprin zhvillimet në komponentin e inflacionit të importuar me rreth tre deri në pesë muaj. Përshpejtimi ka ardhur si pasojë e rritjes më të fortë të çmimeve të huaja, 37.4% në tremujorin e katërt 2022, kundrejt një niveli prej 33.2% gjatë tremujorit të tretë.

Ndërkohë, Kursi Nominal Efektiv i Këmbimit ka vijuar tendencë mbiçmuese, duke amortizuar në një masë të konsiderueshme presionet nga çmimet e huaja. Mbiçmimi në terma vjetorë shënoi 9.7%, nga niveli 10.5% në tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Megjithatë, frenimi i treguesit të presioneve të huaja inflacioniste në tremujorin e tretë 2022, ka gjetur materializim në një reduktim të lehtë të kontributeve të inflacionit të importuar në inflacionin total, gjatë tremujorit të katërt të vitit.

Inflacioni i importuar vlerësohet të ketë kontribuuar me 41.5% në formimin e inflacionit total ose me rreth 3.2 pikë përqindje më pak se sa një tremujor më parë, kundrejt zgjerimit të lehtë dhe sjelljes jokalimtare të presioneve të brendshme inflacioniste. Kjo tregon se në tremujorin e fundit të vitit të kaluar inflacionit është ndikuar më shumë nga zhvillimet e brendshme, se sa nga rritja e importuar e çmimeve.

Por, nga ana tjetër, rritja e treguesit të presioneve të huaja inflacioniste paralajmëron një rritje të pritshme të kontributit të inflacionit të importuargjatë tremujorëve të ardhshëm. Edhe ky fakt dëshmon se rreziqet inflacioniste ngelen të larta edhe për këtë vit, megjithëse Banka e Shqipërisë beson se inflacioni do të ngadalësohet gradualisht dhe do të zbresë pranë objektivit prej 3% në tremujorin e dytë të vitit 2024. Nga ana tjetër, edhe pritjet e agjentëve ekonomikë për inflacionin mbetën në nivele të larta historike dhe mbi objektiv edhe gjatë tremujorit të katërt të vitit 2022.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë nënvizon se pritjet afatshkurtra për inflacionin nga bizneset dhe agjentët financiarë kanë shënuar rënie në tremujorin e katërt, pas prirjes së fortë rritëse përgjatë vitit 2022. Pritjet e agjentëve financiarë janë rishikuar me 0.3 pikë përqindje më poshtë për horizontet kohore një dhe dy vjet. Aktualisht, ato qëndrojnë përkatësisht në nivelet 5.7% dhe 4.4%. Pritjet e tyre për inflacionin pas tre vitesh janë 4%, rreth 0.1 pikë përqindje më lart se në tremujorin e tretë. Nga ana tjetër, pritjet e bizneseve u rishikuan për poshtë me 0.9 pikë përqindje në tremujorin e katërt.

Por, pritjet e konsumatorëve kanë vijuar të rriten në tremujorin e fundit dhe ata presin që inflacioni pas një viti të jetë 11.0%. Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni mesatar vjetor rezultoi 7.9% në tremujorin e katërt të vitit 2022, duke qëndruar pothuajse në të njëjtat vlera mesatare si një tremujor më parë.

Mesatarja e inflacionit vjetor gjatë vitit 2022, rezultoi 6.7%, në rritje me 4.7 pikë përqindje mbi nivelin e vitit të kaluar. Megjithatë, pas një rritjeje progresive në harkun kohor të rreth një viti, inflacioni shënoi për herë të parë rënie gjatë muajve nëntor-dhjetor. Ngadalësimi i fortë i çmimeve të naftës dhe rënia e kostove të transportit të mallrave zbutën presionin mbi çmimet në terma globalë. Ky zhvillim është pasqyruar edhe në prirjen rënëse të inflacionit në ekonominë shqiptare.

Marrë nga Monitor.al

ekonomia shqiptare banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj