14 Shkurt 2023, 07:12
Nga DOSJA
Foto Ilustruese
TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shpalli ofertat fituese për dy koncesione të tjera të rrugëve dhe konkretisht për Kashar-Pezë-Lekaj dhe Milot-Thumanë. Në njoftimin e MIE bëhet e ditur vetëm se oferta eshte pranuar pa dhënë specifika mbi atë që kanë ofruar kompanitë por nëse i referohemi të dhënave të bëra të ditura më herët në dokumentet e tenderit vlera potenciale e investimit është rreth 520 milionë euro pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Konkretisht për procedurën “Dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin operimin, mirëmbajtjen, rehabilitim dhe transferimin e segmentit rrugor Kashar – Pezë – Lekak” fitues është shpallur një bashkim shoqërish ku bëjnë pjesë Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k., “Cobial” sh.p.k., “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k., “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.
Kompanitë do të ketë detyrimin e “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Kashar – Pezë – Lekaj, ku gjurma e kësaj rruge fillon pranë nyjës së Kasharit në seksionin Tiranë – Durrës dhe përfundon me nyjën pranë seksionit rrugor Plepa – Rrogozhinë (pranë zonës së Lekaj). Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 35 vjet”. Sipas përllogaritjes vlera e investimit të kësaj rrugë është rreth 475 milionë euro ndërkohë që mbetet për t’u parë cila është vlera finale që është dakordësuar me palët.
Sa i takon kontratës tjetër që ka në objekt “Dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin operimin, mirëmbajtjen, rehabilitim dhe transferimin e segmentit rrugor Milot – Thumanë” fitues është shpallur Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gener 2” sh.p., “Illyrian Consulting Engineers” sh.p.k. / dhe “I.D.K – Konstruksion” sh.p.k
Kontrata do të kletë në thelb “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor Milot – Thumanë, ku gjurma e kësaj rruge fillon pranë nyjës së Milotit dhe përfundon pranë rrethrrotullimit të Thumanës. Aksi shtrihet në rrugën kombëtare SH1(A1). Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP: 35 vjet”. Vlera fillestare e publikuar e investimit në fazën e prokurimit ishte 44.6 milionë euro.
Të dyja rrugët parashikohet të jenë më pagesë dhe të ardhurat e koncesionarit të gjenerohen në këtë formë ndërkohë që edhe shteti do të ofrojë garanci. Në fazën aktuale elementët e saktë të tarifës mbeten objekt i negocimit deri në nënshkrimin e kontratës me palët ku afati për këtë procedurë është 60 ditë. Referuar dokumenteve në skenarin bazë qeveria përllogariste se në rrugën Milot-Thumanë do të kalojnë çdo ditë rreth 25 mijë mjete. Vlera e toll apo pagesës për çdo kilometër në skenarin bazë përllogaritej në rreth 60 cent. Ndërkohë që për aksin tjetër Kashar-Pezë-Lekaj në skenarin bazë pritshmëria është që çdo ditë të kalojnë mesatarisht 37.7 mijë mjete ndërkohë që vlera e tarifës të jetë mesatarisht 3.2 euro. Më herët vitin e shkuar qeveria njoftoi fituesin e konceisonit Lekaj-Konjat-Fier ku vlera e investimit përllogaritet 320 milionë euro dhe skenari potencial për tarifën ishte 2 euro.
Marrë nga Monitor.al
ministria e infrastruktures dhe energjise
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 07:11
Foto Ilustruese
TIRANË- Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke ...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 07:10
Foto Ilustruese
TIRANË- Në gusht të vitit të shkuar, qeveria hapi në një ditë tre procedura që kishin në objek...
Ekonomi
14 Shkurt 2023, 07:09
Foto Ilustruese
TIRANË- Sot është Shën Valentini, dita kur dashuria është në ajër, dhe me të është s...
Ekonomi
13 Shkurt 2023, 07:23
Banka e Shqipërisë
TIRANË- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi javën e kaluar të...
Ekonomi
13 Shkurt 2023, 07:21
Tik Tok
TIRANË- Çfarë po flitet për TikTok? Aplikacioni i medias sociale me video ka pushtuar botën. I përhapur kryesisht n...
Ekonomi
13 Shkurt 2023, 07:20
Foto Ilustruese
TIRANË- Mungesa e fuqisë punëtore është shndërruar në shqetësimin kryesor të sektorit privat n...
Ekonomi
13 Shkurt 2023, 07:19
Foto Ilustruese
TIRANË- Korporata Elektronenergjtike Shqiptare (KESH), të cilës iu desh të shpenzonte disa qindra milionë euro vit...
Ekonomi
13 Shkurt 2023, 07:10
Të dhënat
TIRANË- Në tre vitet e fundit, Shqipëria ka pasur një shtesë natyrore afër zeros, për shkak të ...
Ekonomi
12 Shkurt 2023, 07:15
A.B
Dy vite më parë, Mehmet Arslan, arkitekt rreth të 30-ave, dhe e shoqja Mediha, mund të përballonin blerjen e një apartamenti n&e...
Ekonomi
12 Shkurt 2023, 07:13
A.B
Çdo vit që nis, operatorët turistikë që e kanë të lidhur aktivitetin kryesisht në zonën e Durrësit dhe Kav...