Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak
Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës.
Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbret nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Kjo përfaqëson një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak
Në Ministrinë e infrastrukturës dhe Energjisë, financimet për projektet ekzistuese mbeten thuajse të pandryshuara. Ndër projektet kryesore, kontrata për ndërtimin dhe operimin e Rrugës së Arbrit ruan nivelin e financimit prej 3.36 miliardë lekësh, ashtu si në vitin 2025, ndërsa shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve parashikohen 660 milionë lekë.
Projekti për portin e jahteve në Orikum mbetet në 860 milionë lekë, pa ndryshim nga viti paraardhës.
Për dy kontrata kryesore pritet të ulen. Programi i check-up-it për popullsinë 35–70 vjeç parashikohet të financohet me 699.8 milionë lekë në vitin 2026, nga 876 milionë lekë në 2025, ndërsa pagesat për shërbimin e doganave ulen lehtë nga 1.52 në 1.5 miliardë lekë.
Rënia më e madhe regjistrohet në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Projekti i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë dhe shërbimeve të dezinfektimit pëson një tkurrje drastike, duke zbritur nga 1.9 miliardë lekë në 2025 në vetëm 500 milionë lekë në 2026.
Koncesioni për shërbimet laboratorike në pesë spitale rajonale arrin në 2 miliardë lekë nga 1,9 miliardë ketë vit.
Në nivel vendor, projektet e Bashkisë Tiranë, që përfshijnë ndërtimin e shkollave dhe programet për eficiencën e energjisë, pësojnë gjithashtu rënie të moderuar. Financimet për ndërtimin e shkollave ulen nga 707.5 milionë lekë këtë vit në 685.2 milionë lekë./ Monitor
Foto ilustruese Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon shtim të të ardhurave me rreth 130 mln euro nga rritja e pagë...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2...
TIRANË- Kredia për shtëpi ka vazhduar rritjen gjatë tremujorit të tretë të vitit, pavarësisht nisjes së aplikimit...
Foto ilustruse Partia Komuniste në pushtet në Kinë mbajti së fundmi një takim të madh për të shqyrtuar planin e ri ...
Foto ilustruse Çmimet e larta të apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën...
Foto ilustruse Çmimet e qirave për apartamentet 1+1 në zonat më të kërkuara të Tiranës kanë shënuar rri...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten se përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekono...
Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie për të tretin tremujor radhazi gjatë periudhës korrik-shtato...
Foto ilustruese Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e transport ajror, tokësor dhe detar ndërkombëtar të ...
Banka e Shqipërisë Bilanci i Bankës së Shqipërisë arriti vlerë më të lartë historike në muajin shtat...