Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Në raportimin e tij vjetor para Kuvendit, Guvernatori u shpreh se pozicioni i jashtëm i ekonomisë është konsoliduar, falë rritjes së mëtejshme të eksporteve, remitancave dhe investimeve të huaja direkte.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha të premten se përmirësimi i bilancit të jashtëm të ekonomisë ka qenë përcaktues në tendencën e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.
Në raportimin e tij vjetor para Kuvendit, Guvernatori u shpreh se pozicioni i jashtëm i ekonomisë është konsoliduar, falë rritjes së mëtejshme të eksporteve, remitancave dhe investimeve të huaja direkte.
“Gjatë vitit 2024, eksportet totale shënuan vlerën e 9.1 miliardë eurove, duke u rritur me 11% krahasuar me vitin paraardhës, të nxitura nga të ardhurat nga turizmi në vlerën e 5 miliardë eurove. Po ashtu, remitancat arritën 1 miliard euro, ndërsa flukset hyrëse nga investimet e huaja direkte në 1.6 miliard euro. Në tërësi, bilanci i shkëmbimeve tregtare e financiare me jashtë ka shënuar përmirësim gjatë tre viteve të fundit, duke regjistruar minimume të deficitit të llogarisë korrente dhe duke u pasqyruar në trendin forcues të kursit të këmbimit. Në pasqyrim të këtyre dinamikave, borxhi i jashtëm ra në 40.6% të PBB-së, ndërsa rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë kanë arritur pranë nivelit të 7 miliardë eurove, duke ofruar një garanci të rritur për stabilitetin financiar të vendit,” tha Sejko.
Kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, në rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
Sejko vuri në dukje gjithashtu se pozicioni fiskal është përmirësuar më tej, sikurse tregohet nga reduktimi i deficitit buxhetor dhe i borxhit publik, respektivisht në nivelet 0.7% dhe 53.8% të PBB-së, për fundin e vitit 2024.
Gjithashtu, sistemi bankar ka përmirësuar treguesit e qëndrueshmërisë, ka rritur bazën e depozitave dhe ka zgjeruar ndjeshëm portofolin e kredisë. Këto zhvillime kanë rritur aftësinë e sistemit bankar për të furnizuar ekonominë me fonde të qëndrueshme dhe me kosto të ulëta, si dhe kanë mundësuar zgjerimin e përdorimit të instrumenteve moderne të pagesave.
Në pasqyrim të këtyre zhvillimeve, Shqipëria njohu përmirësim të vlerësimit të rrezikut të borxhit sovran nga agjencitë e specializuara ndërkombëtare, çka kontribuon në uljen e kostove të financimit të ekonomisë shqiptare në tregun e huaj.
Sipas Guvernatorit, kjo tablo pasqyron – ndër të tjera – edhe kontributin e Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet politikës monetare dhe makroprudenciale, të mbikëqyrjes dhe rregullimit të kujdesshëm të sistemit bankar, si dhe të masave për nxitjen e zhvillimit të tregut financiar dhe të sistemit të pagesave.
“Pas një faze normalizimi gjatë viteve 2022 – 2023, qëndrimi i politikës monetare u bë më akomodues gjatë gjysmës së dytë të vitit 2024 dhe vitit 2025. Kjo qasje u diktua nga nevoja për të rikalibruar kushtet monetare në një ambient me inflacion në rënie. Në këtë kuadër, ne ndërmorëm dy ulje të normës bazë të interesit, duke e zbritur atë nga niveli 3.25% në fillim të vitit 2024, në 2.5% në muajin korrik 2025. Paralelisht me të, ne intensifikuam blerjet e valutës në tregun vendas, duke tërhequr thuajse 914 milionë euro prej tij gjatë vitit 2024, dhe duke vijuar me ritme të ngjashme edhe gjatë vitit 2025. Rritja e prezencës në tregun valutor synon frenimin e shpejtësisë së forcimit të kursit të këmbimit të Lekut, qetësimin e aktivitetit në tregun valutor, si dhe minimizimin e pasojave potenciale negative në stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, pasoja të cilat mund të burojnë nga krijimi i pozicioneve spekulative apo nga rritja e volatilitetit të kursit,” tha Sejko.
Sipas tij, këto masa kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të financimit për familjet dhe bizneset. Normat e interesit të kredisë në Lek janë reduktuar, ndërsa kreditimi ka përfituar gjithashtu nga një qasje më pozitive e bankave ndaj tij. Për rrjedhojë, kredia për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 15.7% në fund të vitit 2024, dhe 14% në tremujorin e tretë të vitit aktual. Kjo kredi, sipas tij, ka mbështetur konsumin dhe investimet e sektorit privat, duke ruajtur një kompozim të mirë valutor dhe një cilësi të mirë të portofolit të kredisë./ Monitor
Yield-i mesatar i borxhit të brendshëm publik pësoi rënie për të tretin tremujor radhazi gjatë periudhës korrik-shtato...
Foto ilustruese Një vendim i fundit i qeverisë i ngarkon kompanitë e transport ajror, tokësor dhe detar ndërkombëtar të ...
Banka e Shqipërisë Bilanci i Bankës së Shqipërisë arriti vlerë më të lartë historike në muajin shtat...
Foto ilustruse Një nga objektivat madhorë të shpallur nga Kryeministri për mandatin e katërt qeverisës është zhvend...
Foto ilustruse Rritja e pagesave elektronike në ekonomi, përveçse nga turizmi dhe nga zhvillimi i tregut, po nxitet në një mas&e...
Foto ilustruese Qeveria ka miratuar Akti Normativ për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2025. Sipas Ministrisë së Financave, pas anali...
foto ilustruese KOSOVË- Sipërmarrja nga Kosova po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në tregun shqiptar. Në fillim t&eum...
Foto ilustruese Pas dy vitesh me rritje të fortë të nxitur nga turizmi, ndërtimi dhe konsumi i brendshëm, ekonomitë e Europ&e...
Foto ilustruese 43 bashki, nga 61 që janë në total kishin shtesë natyrore negative në vitin 2023, pasi në secilën prej t...
Foto ilustruse Shqipëria do të përmbushë kriterin e anëtarësimit në NATO për financim në 5% të PBB-së...