LIVE UPDATES
Ekonomi

Ministria e Mbrojtjes: Plani si do të përdoren 5% të financimeve për ushtrinë

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes ka plan konkret mbi mënyrën e shpërndarjes së 5% të PBB.

19 Tetor 2025, 07:41 Nga E.d
Ministria e Mbrojtjes: Plani si do të përdoren 5% të financimeve
Foto ilustruse

Shqipëria do të përmbushë kriterin e anëtarësimit në NATO për financim në 5% të PBB-së të sektorit të mbrojtjes. A ka një plan Ministria e Mbrojtjes se si do të përdoren këto financime? Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Ministria e Mbrojtjes ka plan konkret mbi mënyrën e shpërndarjes së 5% të PBB. Nga këto, 3.5% të PBB do të shpenzohen për kapacitetet e mirëfillta të mbrojtjes, ndërsa 1.5% e PBB do të shpenzohen për infrastrukturën e mbrojtjes, forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe realizimin e projekteve konkrete si Korridori VIII dhe Porti i Porto Romanos (Bashkëfinancim me NATO-n), si dhe projekte të tjera në funksion të përmirësimit të infrastrukturës dhe aseteve ajrore.

Si do të funksionojnë kompanitë për prodhimin e armëve për eksport si rasti i Uzinës së Autotraktorëve dhe tjera si këto? Në Uzinën e Autotraktorëve nuk do të prodhohen armë dhe municione. Kompanitë e prodhimit të armëve, për të eksportuar këto mallra, si fillim duhet të licencohen pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), në Ministrinë e Mbrojtjes. Ky institucion ka për objekt të veprimtarisë kontrollin shtetëror mbi eksportin, importin, kalimin tranzit, transferimin dhe veprimtaritë ndërmjetësuese për mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë. Dhe më pas, këto mallra mund të eksportohen.

Cilat janë përfitimet e ekonomisë shqiptare nga industria ushtarake dhe në çfarë niveli do të arrijë sektori i mbrojtjes?

Në një kontekst të ri gjeopolitik dhe të sigurisë, Shqipëria po afirmohet si një vend që jo vetëm garanton sigurinë e vet, por kontribuon aktivisht në arkitekturën e sigurisë euroatlantike. Në këtë kuadër, zhvillimi i industrisë ushtarake nuk është më një opsion, por domosdoshmëri strategjike dhe ekonomike. Industria ushtarake shqiptare po kalon nga një fazë pasive në një rol aktiv dhe prodhues. Ajo nuk synon vetëm të përmbushë nevojat e Forcave të Armatosura, por është konceptuar si një platformë eksportuese që adreson kërkesat në rritje të tregut ndërkombëtar të sigurisë.

Kjo e pozicionon Shqipërinë si një aktor të ri në zinxhirin global të furnizimit të mbrojtjes. Modeli i zgjedhur është modern dhe i qëndrueshëm: një bashkëpunim ndërmjet shtetit dhe kompanive vendase e të huaja. Ky partneritet garanton transferim teknologjie dhe njohurish, rritje të kapaciteteve prodhuese kombëtare, integrim të bizneseve shqiptare në zinxhirin industrial të mbrojtjes. Zhvillimi i industrisë ushtarake gjeneron efekte shumëfishuese në sektorë të tjerë të ekonomisë nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës në prodhim, inxhinieri, logjistikë dhe teknologji.

Zhvillohet industria civile në mbështetje të zinxhirëve të furnizimit të industrisë ushtarake dhe rigjallërimi i zonave industriale të lëna pas dore, si Rubiku, Shkoza, Poliçani dhe Gramshi. Paralelisht me këto zhvillime rritet vlera e pasurive, pasi investimet publike dhe private rrisin vlerën e pronave dhe nxisin zhvillimin urban. Ndërkohë rritet kërkesa për fuqi punëtore të kualifikuar, nxitet arsimi profesional dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore. Industria ushtarake nuk është më një sektor i izoluar teknik, por një burim i qëndrueshëm të ardhurash për shtetin dhe qytetarët. Ajo kontribuon në diversifikimin e ekonomisë kombëtare, rritjen e eksporteve me vlerë të shtuar dhe forcimin e sovranitetit ekonomik dhe teknologjik.

Çfarë synohet konkretisht të prodhohet nga industria ushtarake ?

Synimet janë montimi i mjeteve të blinduara dhe të specializuara ushtarake. Prodhimi i uniformave ushtarake dhe municioneve të kalibrave të vegjël. Montimi i armëve të lehta dhe sistemeve të artilerisë vetëlëvizëse 155 mm dhe zhvillimi i dronëve me teknologji të avancuar. Ndërtimi i anijeve të reja në Kantierin Detar të Pashalimanit. Gjithashtu, Shqipëria po krijon një bazë industriale të mbrojtjes që është e aftë të operojë në të njëjtin nivel me vendet e tjera të NATO-s, duke përmbushur standardet teknike dhe operacionale të aleancës.

Në linjë me vendimet e fundit të Samitit të NATO-s në Uashington, ku u theksua nevoja për rritjen e kapaciteteve prodhuese të mbrojtjes, Shqipëria po pozicionohet si një vend kontribuues në këtë përpjekje të përbashkët. Rritja e buxheteve të mbrojtjes në nivel aleance krijon një treg të ri dhe të qëndrueshëm për produktet “Made in Albania”. Industria ushtarake shqiptare më shumë se një projekt ekonomik, konsiderohet si instrument i modernizimit të shtetit, një garanci për sigurinë kombëtare./Monitor.al

financim ekonomi ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll
Ekonomi 19 Tetor 2025, 07:27 E.d

Ekonomia e luftës

Foto ilustruse Qeveria duhet të rrisë me më shumë se dyfishi shpenzimet për forcat e luftimit dhe mbrojtjes së vendit si pjes...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë