Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Ngritja e saj është pjesë e projekteve të forcave të luftimit, një institucion që ka funksionuar në Vlorë para 18 vitesh.
Buxheti i shtetit ka financuar me 901,6 milionë lekë ose rreth 9,2 milionë euro ngritjen e Shkollës së Aviacionit në Vlorë. Ngritja e saj është pjesë e projekteve të forcave të luftimit, një institucion që ka funksionuar në Vlorë para 18 vitesh. Shkolla e Aviacionit është parashikuar të ngrihet në zonën e Akërnisë në Vlorë, pranë infrastrukturës së aeroportit të ri, dhe synon të kthehet në një qendër rajonale trajnimi. Sipas Ministrisë së Brendshme përveç studentëve shqiptarë, në akademi do të mund të pranohen edhe kandidatëve nga vendet fqinje të Ballkanit.
Kompania Izraelite Elbit Systems është kontraktuar nga qeveria shqiptare për të sjellë teknologjinë dhe përvojën e saj në trajnimin e pilotëve, duke përfshirë simulatorë të avancuar fluturimi, programe të standardizuara sipas kërkesave ndërkombëtare dhe metoda moderne të mësimdhënies. Akademia e Aviacionit në Vlorë rikthen traditën që ishte ndërprerë prej afro dy dekadash. Në aspektin organizativ, akademia do të ketë një strukturë të ndarë në dy drejtime kryesore: civil dhe ushtarak.
Pjesa civile do të fokusohet në përgatitjen e pilotëve për transport ajror, fluturime komerciale dhe menaxhim të navigimit ajror, ndërsa pjesa ushtarake do të përqendrohet në trajnimin e pilotëve të Forcave të Armatosura dhe operacioneve taktike. Përveç pilotëve, akademia do të ofrojë trajnime edhe për kontrollorë ajrorë, duke përfshirë module mbi menaxhimin e trafikut ajror, përdorimin e sistemeve radarike dhe komunikimin ajror sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO).
Një nga qëllimet e deklaruara është pavarësia e vendit në certifikimin e pilotëve, pra që licencat e lëshuara nga akademia të jenë të njohura ndërkombëtarisht dhe të përputhen me standardet evropiane (EASA). Kjo do të ulë ndjeshëm kostot për studentët shqiptarë, të cilët sot duhet të ndjekin trajnime jashtë vendit për të marrë licenca profesionale.
Por teksa infrastruktura për Shkollën e Aviacionit ka bëhet gati ende nuk janë bërë publike detajet mbi tarifat për studentët civilë, kapacitetin total të akademisë apo afatin kur do të nisë trajnimi i parë praktik. Akademia e Aviacionit në Vlorë shihet si një investim në kapitalin njerëzor tw vendit, ndërkohë që i hap rrugë një tregu të ri për formimin profesional të pilotëve dhe kontrollorëve ajrorë në rajon. Në Ballkan shkollat të aviacionit janë aktive në Kosovë, Bosnja me 4 shkolla dhe Serbi gjithashtu katër. Ne Greqi janë më shumë 30 shkolla të aviacionit./Dosja.al
Foto ilustruse Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Komisionit Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Q&...
Foto ilustruse "Bazuar në të dhënat dhe analizat tona të publikuara në raportin për Europën Juglindore, transaksionet nd...
Foto ilustruse Lodrat dhe produktet për fëmijë, që prindërit i blejnë me besimin se janë të sigurta, kanë qen&...
Foto ilustruse Familjet në qarkun e Gjirokastrës, Kukësit dhe Fierit kishin rritjen më të lartë të aftësisë p&...
Foto ilustruse Ashtu si edhe vjet, me Skemën Kombëtare të Investimeve numri më i lartë i aplikimeve nga fermerët për p&e...
Gati dy vjet pas raportit hetues mbi mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Europian të destinuara për bujqë...
Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave Moody’s thekson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tri goditjeve të mëd...
Foto ilustruse Niveli mesatar i çmimeve ishte 2.4 për qind më i lartë se të njëjtin muaj të vitit 2023. Të dh&eum...
Foto ilustruse Industria e tekstileve dhe këpucëve ka shkurtuar rreth 8% të punonjësve ndërmjet tremujorit të dytë 2024 ...
Foto ilustruse Shqipëria kishte nivelin më të lartë të shitjeve të automjeteve të reja ndër vendet e Europës d...