LIVE UPDATES
Ekonomi

“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e Shqipërisë për fondet europiane

Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në rënie, i ngarkuar nga problemet e vjetra copëzimi i tokës, mungesa e mekanizimit, fragmentimi i tregut dhe politikat e paqëndrueshme të mbështetjes, të kombinuara me braktisjen e zonave rurale nga emigrimi.

19 Tetor 2025, 07:38 Nga E.d
“Bllokimi” i bujqësisë dhe prova e madhe e
Foto ilustruse

Bujqësia shqiptare, që ende përbën rreth 15 për qind të ekonomisë kombëtare, po kalon një periudhë të vështirë. Për të tretin vit radhazi, ky sektor ndodhet në rënie, i ngarkuar nga problemet e vjetra copëzimi i tokës, mungesa e mekanizimit, fragmentimi i tregut dhe politikat e paqëndrueshme të mbështetjes, të kombinuara me braktisjen e zonave rurale nga emigrimi.

Ndërsa prodhimi bujqësor ka rënë për më shumë se dy vjet rresht, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm konkurrueshmërinë në rajon, por edhe mundësitë për të përfituar nga mbështetja financiare që Bashkimi Europian po ofron për vendet kandidate. Pas hetimeve të Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Bashkimi Europian ka ngrirë përkohësisht 112 milionë euro nga programi IPARD, pas konstatimit të parregullsive dhe keqpërdorimeve në rreth 33 milionë euro fondesh të mëparshme.

Në intervistën e posaçme të dhënë për “Monitor”, përfaqësuesja e lartë e OLAF-it theksoi se procesi i bashkëpunimit me autoritetet shqiptare po vazhdon, por nënvizon se shqetësimet mbi mënyrën si janë përdorur fondet mbeten serioze dhe se zbatimi real i masave antikorrupsion është vendimtar për vendimet e ardhshme të Brukselit. Në fakt, rreziku shkon shumë përtej humbjes së këtyre fondeve. Mënyra si Shqipëria e menaxhon programin IPARD do të ndikojë drejtpërdrejt në besueshmërinë e saj si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe në aftësinë për të përthithur financime më të mëdha në të ardhmen.

Sipas burimeve zyrtare nga BE, Shqipëria mund të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde europiane deri në vitin 2027, përmes programeve që lidhen me reformën, energjinë, zhvillimin rural dhe digjitalizimin. Por ky potencial mbetet i kushtëzuar nga aftësia për të garantuar transparencë, integritet dhe menaxhim të drejtë të fondeve publike. Ndaj, bllokimi i IPARD-it nuk është një episod i izoluar – është një sinjal paralajmërues për mënyrën se si vendi do të trajtojë një volum shumë më të madh financimesh në vitet që vijnë. Në një moment kur procesi i integrimit në Bashkimin Europian ka hyrë në një fazë të re, besueshmëria financiare e Shqipërisë bëhet po aq e rëndësishme sa përmbushja e kritereve politike dhe ligjore.

Bashkimi Europian po e lidh gjithnjë e më shumë mbështetjen financiare me performancën në luftën kundër korrupsionit dhe me standardet e menaxhimit të fondeve. Çdo parregullsi, vonesë apo dështim në zbatimin e reformave financiare rrezikon të ndikojë drejtpërdrejt në ritmin e disbursimit të fondeve dhe në nivelin e besimit të Brukselit.

Ekspertët e BE-së kanë sugjeruar se në dekadën e ardhshme, përfitimi nga fondet e BE-së do të jetë një nga motorët kryesorë të rritjes për Shqipërinë, por vetëm nëse administrata publike fiton kapacitetin për t’i përdorur ato me efikasitet dhe ndershmëri. Krijimi i strukturave si SASPAC (Shërbimi i Auditimit dhe Sistemit të Parandalimit të Abuzimeve me Fondet e BE-së në Shqipëri) dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare kundër Mashtrimit janë hapa të rëndësishëm, por zbatimi real i këtyre politikave do të përcaktojë nëse vendi do të arrijë të kapë apo të humbasë momentin.

Ngjarja e IPARD duhet të shërbejë si një provë zgjuarsie institucionale. Nëse qeveria reagon me transparencë, ndëshkon abuzimet dhe krijon mekanizma efektivë kontrolli, Shqipëria mund të rikthejë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe të rifitojë qasjen e plotë në fondet e BE-së. Në të kundërt, çdo vonesë do të ketë efekt zinxhir në programet e tjera europiane dhe do ta izolojë vendin në një moment kur rajoni po ecën përpara.

Bllokimi i bujqësisë është një simptomë e qartë e një problemi më të gjerë: dobësisë në administrimin e fondeve publike. Nëse Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian jo vetëm politikisht, por edhe ekonomikisht, duhet të tregojë se mund të menaxhojë me përgjegjësi çdo euro të investuar nga taksapaguesit europianë. Përvoja e vendeve të Europës Lindore tregon se përdorimi efikas i fondeve të BE-së ka qenë vendimtar për zhvillimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Unionit.

Rumania dhe Bullgaria, që u anëtarësuan në vitin 2007, kanë përfituar së bashku mbi 80 miliardë euro, ndërsa fondet e politikës bujqësore kanë ndihmuar në modernizimin e fermave dhe uljen e varfërisë rurale. Kroacia, anëtare që nga viti 2013, ka marrë rreth 25 miliardë euro nga fondet e BE-së duke arritur të trefishojë investimet në sektorin bujqësor dhe turizmin rural, sipas të dhënave të Komisionit Europian dhe European Court of Auditors (ECA).

Ndaj, kjo është një provë që vendi nuk mund ta humbasë. Shqipëria duhet të kapë momentin, të forcojë institucionet e kontrollit, të luftojë korrupsionin dhe të tregojë se është gati të administrojë me integritet fondet që do të përcaktojnë rrugën e saj drejt Europës. Vetëm atëherë “bllokimi” i bujqësisë mund të kthehet në një pikë kthese për të gjithë ekonominë shqiptare./Monitor.al

ekonomi olaf bujqësia shqiptare

Sondazh

Poll
Ekonomi 19 Tetor 2025, 07:27 E.d

Ekonomia e luftës

Foto ilustruse Qeveria duhet të rrisë me më shumë se dyfishi shpenzimet për forcat e luftimit dhe mbrojtjes së vendit si pjes...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale