LIVE UPDATES
Ekonomi

Projektligji që kthen bastet sportive parashikon deri në 10 licenca kombëtare, tarifa e licencimit 400 milionë lekë

Qëllimi kryesor i projektligjit është rikthimi i kategorisë së basteve sportive, por tashmë vetëm në formën online, me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperincë në ushtrimin e aktivitetit “baste sportive”. Sipas MFE, ndryshimet kanë gjithashtu qëllim garantimin e përdorimit të të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive, në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit.

14 Shtator 2023, 07:15 Nga A.B

Projektligji që kthen bastet sportive parashikon deri në 10 licenca

Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ka paraqitur për miratim në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet e paralajmëruara në ligjin “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Qëllimi kryesor i projektligjit është rikthimi i kategorisë së basteve sportive, por tashmë vetëm në formën online, me qëllim formalizimin e tregut të lojërave të fatit për këtë kategori loje, duke licencuar subjekte të cilat kanë eksperincë në ushtrimin e aktivitetit “baste sportive”. Sipas MFE, ndryshimet kanë gjithashtu qëllim garantimin e përdorimit të të ardhurave të mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive, në mbështetjen direkte në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit.

Projektligji përcakton edhe kriteret e licencimit të subjekteve të cilat do të aplikojnë për t’u pajisur me licencë në kategorinë “Baste sportive on-line”.

Subjekti aplikues të jetë shoqëri aksionare me kapital themeltar jo më pak se dyzet milionë lekë. Subjekti ose, të paktën, njëri prej aksionarëve të tij të ketë përvojë në fushën e lojërave të fatit ne jo me pak se 3 shtete të BE/OECD dhe për jo më pak se 3 vjet. Gjithashtu, subjekti aplikues ose të paktën njëri nga aksionarët duhet të ketë gjeneruar në vitin e fundit financiar të paktën dy miliardë lekë xhiro nga aktiviteti në fushën e lojërave të fatit, gjithashtu të ketë kapacitetet e duhura administruese, organizative dhe besueshmërinë e duhur për t’u angazhuar me sukses në aktivitete të tilla.

Sipas projektligjit, numri i licencave kombëtare për subjektet e basteve online nuk mund të jetë më shumë se 10 dhe dhënia e tyre do të kryhet me procedurë konkurrues,e nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF). Tarifa e licencimit për operatorët e basteve sportive do të bëhet 400 milionë lekë, nga 200 milionë lekë që kishte qenë para ndalimit të këtij aktiviteti.

Pagesat për vendosjen e basteve sportive do të kryhen vetëm nëpërmjet agjentëve financiarë të autorizuar. Specifikimet teknike në lidhje me kryerjen e pagesave dhe mënyrën e pranimit apo tërheqjes së tyre do të kryhen në përputhje me marrëveshjen specifike të organizatorit të lojës së fatit me agjentin financiar të autorizuar përkatës.

Me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat pas marrjes së mendimit të AKSHI-i përcaktohen standardet që kanë të bëjnë me kushtet teknike të sistemit të basteve sportive on-line, duke përfshirë identifikimin dhe regjistrimin e lojtarëve, kërkesat e programeve softëare dhe hardëare, certifikimin e sistemit, procedurat në lidhje transaksionet e pagesave, parimet e sigurisë dhe kushtet e kontrollit apo mbikëqyrjes.

Organizatorët e basteve sportive online do të derdhin në llogari të Fondit të Posaçëm masën 15% të të ardhurave bruto, nga loja e cila do të përdoret për financimin e projekteve ne fushën e sportit, kulturës, inovacionit.

Të ardhurat e përfituara nga zbatimi i këtij ligji do të shërbejnë për krijimin e Fondit të Posaçëm si një zë më vete në buxhetin e AMLF-së që përdoret me vendim të Këshillit të Mbështetjes së Projekteve. Ky fond do të shërbejë për mbështetjen e projekteve në fushën e sportit, kulturës, inovacionit dhe teknologjisë së inovacionit, në bazë të kërkesës për financimin e projekteve të paraqitura nga institucionet shtetërore, pas marrjes së mendimit të institucioneve publike të fushës.

Për krijimin e garancive për fituesit e lojërave të fatit, organizatori i kategorisë “baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 120 milionë lekësh, por jo më pak se 5% e shumave të vëna në dispozicion të lojës nga ana e lojtarëve brenda një viti ushtrimor paraardhës, në një llogari të veçantë bankare, në favor të Ministrisë së Financave, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat.

Gjithashtu, për krijimin e garancive për shlyerjen e detyrimeve periodike karshi AMLF-së, organit tatimor etj, organizatori i kategorisë “Baste sportive online” është i detyruar të ngurtësojë një fond prej 50 milionë lekësh, në një llogari të veçantë bankare, në favor të AMLF-së, i cili zhbllokohet vetëm me urdhër të ministrit përgjegjës për financat./MONITOR

projektligj baste sportive

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj