LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtimi i kostos nga ndryshimi i taksave, shoqata e ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve

Çmimet e ndërtimeve të reja variojnë nga 2,200 deri 2,300 euro për metër katror nga 1,900 euro për metër katror që ishin më parë. Ndërsa në zonat periferike, siç është ajo e Kasharit çmimet maksimale kanë arritur deri në 950 euro për metër katror sipas ndërtuesve nga 750 deri në 850 që varionin vjet.

14 Shtator 2023, 07:11 Nga f.i
Shtimi i kostos nga ndryshimi i taksave, shoqata e ndërtuesve
foto ilustruese

TIRANË- Vendimi i botuar në muajin korrik për rritjen e çmimeve të referencës së apartamenteve, përveç shtimit të pagesave për taksën e ndërtesës pritet ndikojë edhe te rritja e çmimeve të shitjes së apartamenteve.

Sipas vendimit nr.457 të botuar në Fletoren Zyrtare më 27 Korrik 2023, çmimet mesatare referuese për metër katror sipërfaqe ndërtimi për vlerësimin e vlerës së taksueshme për banesat për 32 zonat kadastrale u rritën nga 5 deri në 76% krahasuar me vendimin e 2018-s.

Shoqata e Ndërtuesve prej disa ditësh ka ngritur shqetësimin se rritja e çmimeve mesatare referuese do të ndikojë si në rritjen e tatimit mbi të ardhurat që paguhet për rastet e transaksioneve të shitblerjes së pronës, por edhe te pagesat e taksës së ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit dhe te detyrimet e tyre për taksën 3% të strehimit social.

Anëtarë të Shoqatës së Ndërtuesve pohuan për “Monitor” se rritja e barrës tatimore të sektori i ndërtimit jo vetëm do të frenojë aplikimet për leje ndërtimi, por edhe do të rrisë çmimet e apartamenteve.

“Taksa e ndikimit në infrastrukturë që paguajnë ndërtuesit llogaritet 8% për metër katror bazuar mbi çmimet e referencës. Nëse në një zonë të Tiranës ku p.sh më parë çmimi fiskal ishte 1200 euro për metër katror, për taksën e ndikimit në infrastrukturë ndërtuesi paguante 60 euro për metër katror. Me rritjen e çmimeve fiskale nëse në këtë zonë çmimi ka arritur p.sh 2,000 euro për metër katror ndërtuesi do të paguajë 160 euro për metër katror taksë për ndikimin në infrastrukturë. Për shkak të rritjes së çmimeve të referencës do të paguhet më shumë në vlerë edhe taksa 3% e kontributit të strehimit social. Në këtë situatë çdo ndërtues që kërkon të aplikojë për marrjen e një leje ndërtimi përpara aplikimit llogarit kostot e ndërtimit, dhe rritja e barrës tatimore i shton kostot. Kjo jo vetëm do të frenojë në aplikimet për lejet e ndërtimit, por edhe pritet të rriten çmimet e shitjes së apartamenteve”, pohon Luigji Aleksi anëtar i shoqatës së Ndërtuesve.

Për këto arsye pohoi ai edhe në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama Shoqata e Ndërtuesve propozoi që hyrja në fuqi e vendimit me çmimet e rritura fiskale të jetë graduale ose aplikimi kundrejt zhvilluesve të lidhet vetëm me projekte që nisen dhe përfundojnë pas hyrjes në fuqi te vendimit. 

Rritja e çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka nisur në zona të kryeqytetit. Në zonën pranë qendrës “Nobis” apartamentet në ndërtimet e reja po shiten çmim 3,500 euro për metër katror nga 3,000 euro për metër katror që ka qenë çmimi i mëparshëm në këtë zonë.

Rritje të çmimeve të apartamenteve krahasuar me vjet ka pasur edhe në zonën e Komunës së Parisit. Çmimet e ndërtimeve të reja variojnë nga 2,200 deri 2,300 euro për metër katror nga 1,900 euro për metër katror që ishin më parë. Ndërsa në zonat periferike, siç është ajo e Kasharit çmimet maksimale kanë arritur deri në 950 euro për metër katror sipas ndërtuesve nga 750 deri në 850 që varionin vjet.

Marrë nga Monitor

taksat

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet