LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria shqiptare do të blejë 15% të aksioneve në Bursën ALSE

Sipas burimeve nga tregu, marrëveshja është dakordësuar në parim mes palëve dhe kontrata pritet të nënshkruhet gjatë muajve në vazhdim.

9 Maj 2023, 07:16 Nga I.A

Qeveria shqiptare do të blejë 15% të aksioneve në

TIRANË- Qeveria shqiptare do të blejë 15% të aksioneve në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Sipas burimeve nga tregu, marrëveshja është dakordësuar në parim mes palëve dhe kontrata pritet të nënshkruhet gjatë muajve në vazhdim.

Një mundësi e tillë është parashikuar edhe në dokumentin politik “Për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në shqipëri, 2023–2027”.

Sipas dokumentit, është shumë e rëndësishme që në kuadër të rritjes së besueshmërisë të tregut, por edhe të kërkesave për anëtarësim në bursë, të cilat deri tani janë tepër të kufizuara, të shikohet mundësia për t’u përfshirë edhe shteti si aksionar në Bursë.

Hyrja e qeverisë shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si aksionar në Bursë do të jetë edhe veprimi i parë konkret në mbështetje të dokumentit të mësipërm.

Aktualisht, aksionerë të Bursës ALSE janë Banka Credins dhe Banka Amerikane e Investimeve me nga 45.59% të aksioneve dhe institucioni financiar AK Invest, me 8.82% të aksioneve.

Hyrja në strukturën aksionare të ALSE përfaqëson rikthimin e qeverisë shqiptare si aksionere në një bursë titujsh, pas përvojës së pasuksesshme me Bursën e Tiranës.

Një vit më parë, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) çregjistroi përfundimisht Bursën e Tiranës nga regjistri i subjekteve financiare të licencuara, sipas kërkesës të paraqitur nga aksionari i vetëm, Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ky akt mbylli edhe zyrtarisht ekzistencën e të parës bursë në Shqipëri, që nuk arriti të bëhej asnjëherë një treg titujsh funksional.

Bursa e Tiranës mori licencën si treg titujsh nga AMF në vitin 2013, ndërsa e ndërpreu aktivitetin qysh në vitin 2014, rreth tetë vjet para se të çregjistrohej përfundimisht.

Përgjatë 11 viteve të ekzistencës, Bursa e Tiranës e përqendroi aktivitetin e saj të pakët kryesisht në drejtim të edukimit, promovimit dhe trajnimeve lidhur me instrumentet e tregut të kapitalit. Por, ajo nuk arriti asnjëherë të ushtronte funksionin e saj bazë, atë të tregut të instrumenteve financiarë.

Megjithatë, tashmë qeveria shqiptare ka vendosur të investojë sërish në Bursë, këtë herë si aksionere pakice, në partneritet me subjekte private. Ky vendim vjen në kuadër të dokumentit të sapomiratuar politik, që synon të krijojë një mjedis më të favorshëm për funksionimit e tregut të kapitalit në Shqipëri.

Hapi i ardhshëm në mbështetje të dokumentit politik për zhvillimin e tregjeve të kapitalit mund të jetë bashkimi i Qendrës së Regjistrimit të Aksioneve (QRA) me Depozitarin ALREG, me qëllim krijimin e një Depozitari Qendror.

Objektiva të tjera të përcaktuara në dokument janë edhe emetimi i obligacioneve të kompanive me kapital shtetëror, si edhe realizimi i privatizimit të kompanive me kapital shtetëror, përmes realizimit të ofertave publike.

Marrë nga Monitor.al

qeveria shqiptare bursa alse

Sondazh

Poll
Ekonomi 7 Maj 2023, 08:05 I.A

Kriza globale e orizit

INDI- Orizi ushqen më shumë se gjysmën e botës, por gjithashtu nxit diabetin dhe ndryshimet klimatike, shkruan The Economist. Sipas nj&eum...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj