LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i KLSH: Zjarrfikëset e bashkive në Shqipëri janë të viteve ‘60

Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopter gjithsej që ka për emergjencat civile (zjarret), ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë verës së këtij viti.

23 Qershor 2022, 12:49 Nga A.B
Raporti i KLSH: Zjarrfikëset e bashkive në Shqipëri janë
Zjarrefikesja

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se ligji “Për mbrojtjen civile” i miratuar në vitin 2019 është ende i paplotësuar me aktet ligjore të nevojshme ndërkohë që nuk ka një dokument strategjik mbi emergjencat pasi ai në fuqi është i vitit 2004.

“Institucionet e ngarkuara me ligj për emergjencat civile për 17 vite, periudha viti 2004 deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, nuk kanë arritur të përditësojnë dokumentet strategjike për reagim dhe menaxhim të situatave emergjente. Këto dokumente nuk janë përditësuar që nga viti 2004 dhe të njëjtat vazhdojnë të përdoren edhe sot. Dokumenti Strategjik i Emergjencave Civile të Shqipërisë deri në miratimin e dokumentit të ri mbetet me dokumentin e vitit 2004, i cili nuk pasqyron rrethana te reja në fushën menaxhimit të emergjencave, përfshirë edhe Ligjin nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile” thuhet në auditim.

Kjo nuk është hera e parë kur mbrojtja civile dhe mënyra sesi reagohet është vënë në fokus. Edhe në vitin 2019 kur ndodhi tërmeti i nëntorit apo rasti i zjarreve një vit më parë.

Madje, për këta të fundit KLSH ka marrë në analizë kapacitetin njerëzor dhe teknik për t’ju përgjigjur nevojave dhe rezulton që edhe pse shumica e bashkive kanë zjarrfikëse dhe në gjendje pune disa prej tyre janë tejet të vjetërsuara. Mjetet në disa raste rezultojnë të viteve ’60. Ndërkohë është sjellë në vëmendje edhe mungesa e helikopterëve.

“Niveli qendror dhe lokal nuk ka burimet njerëzore dhe teknike të mjaftueshme për reagim ndaj situatave emergjente/zjarret. Nga 61 Bashki në shkallë Republike, janë marrë të dhëna në 55 prej tyre, në të cilat raportohen 152 zjarrfikëse. Nga këto 131 në gjendje pune, 8 me defekte të vogla, 3 me defekte të konsiderueshme, 10 jashtë përdorimit dhe 36 të pa targuara (pa dokumentacion). Shumë nga zjarrfikëset në dispozicion janë të vjetruara (disa që datojnë nga vitet gjashtëdhjetë), janë në gjendje të keqe dhe nuk janë të ndërveprueshme sepse janë dhuruar nga vende të ndryshme” vlerëson KLSH.

Po kështu, thuhet se gjendja e mangët operacionale e helikopterëve të Forcave të Armatosura të destinuar për emergjencat civile (zjarret), ka krijuar boshllëk në kryerjen e operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë. Konkretisht Ministria e Mbrojtjes nga 4 helikopter gjithsej që ka për emergjencat civile (zjarret), ka në gjendje operacionale vetëm një helikopter të gatshëm, i cili është përdorur gjatë operacioneve të shuarjes së zjarreve të rëna në vendin tonë gjatë verës së këtij viti.

Audituesit kanë konstatuar gjithashtu se nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, nuk janë përdorur Kapacitetet e Paralajmërimit të hershëm.

“Deri më datë 10.12.2021 që përfundoi auditimi, nuk është realizuar (është në proces) rehabilitimi i stacioneve hidrometeorologjike të cilat janë në pronësi të AKMC-së, që do të përdoren për detyra operacionale nga IGJEO. Njëkohësisht numri i vrojtuesve dhe sinjalizuesve të kontraktura nga njësitë vendore është në nivel të kufizuar” thuhet në auditim. /MONITOR

mbrojtja civile zjarrefikeset raporti i klsh

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj