LIVE UPDATES
Ekonomi

Ndryshimet e propozuara në tatimin mbi të ardhurat do të nxisin informalitetin dhe largimin e agjentëve

Si rrjedhojë bizneset e vogla, kryesisht bujqësia, por edhe shërbimet e vogla si avokat, IT, ndërmjetës, etj, pra biznese që nuk kalojnë pragun e 10 milionë/vit do të formalizoheshin, duke deklaruar më shumë xhiro, sepse supozohej që këto ishin biznese me informalitet të lartë. Për këtë u premtua një taksim zero për 8 vite.

23 Qershor 2022, 07:25 Nga A.B

Ndryshimet e propozuara në tatimin mbi të ardhurat do të nxisin

Ligji i ri tatimor është shumë i ngjashëm me ligjin e mëparshëm, kategoria që preket më shumë me ligjin e ri janë kategoria e biznesit të vogël, të vetëpunësuar ose siç quhen teknikisht “Nipt Persona Fizik”.

Kjo kategori u prezantua në 2020, për vitin tatimor 2021 e deri në 2029, si një kategori që do të taksohej zero deri në një xhiro (turnover) vjetore prej 10 milionë lekë.

Si rrjedhojë bizneset e vogla, kryesisht bujqësia, por edhe shërbimet e vogla si avokat, IT, ndërmjetës, etj, pra biznese që nuk kalojnë pragun e 10 milionë/vit do të formalizoheshin, duke deklaruar më shumë xhiro, sepse supozohej që këto ishin biznese me informalitet të lartë. Për këtë u premtua një taksim zero për 8 vite.

Ne gjykojmë që kjo masë fiskale pati sukses të madh për institucionet, sepse u rrit deklarimi dhe u formalizua ekonomia. Njëkohësisht kjo rriti besimin te programi i qeverisë në fuqi dhe te mënyrat inovative që ato kishin për të rritur PPB-në dhe formalizimin në vend.

Për shembull, në sektorin e ndërmjetësimeve të pronave ne vëmë re shumë ndryshim në deklarimin e atyre operatorëve që më parë operonin të paregjistruar dhe përbënin një konkurrent jo të barabartë për kompanitë e mëdha që operonin sipas ligjit dhe taksimit të asaj kohe. Jemi të bindur që kjo ka funksionuar në çdo biznes dhe çdo sektor.

Në “Century21” si kompani që operojmë me mbi 35 zyra që janë entitete më vete (shumica entitete me TVSH) dhe 300 agjentë ku pjesa më e madhe janë si të vetëpunësuar (një pjesë më e vogël si pagë marrës) e kishim shumë përshtat këtë ligj, sepse ndikonte në partnerët tanë franchise dhe agjentet ndërmjetësues për shkak të taksimit zero.

Duke qenë kompani franchise, ne paguhemi nga deklarimi i zyrave dhe agjentëve dhe si rrjedhojë kemi pasur sukses nga kjo politikë taksimi.

Theksojmë se për shkak se jemi marke ndërkombëtare, për shkak se raportojmë performancën në kompaninë globale, për shkak të organizimit të kompanisë dhe madhësisë kemi qenë gjithnjë të drejtuar dhe raportuar me korrektësi gjithë aktivitetin e biznesit, ku më parë punonjësit tonë taksoheshin, por që nga 2021 ata kishin taksën zero.

Nisur nga taksimi zero dhe mbi të gjitha nga pragu i ri i bizneseve me TVSH apo pa TVSH, ne kemi zhvilluar trajnime motivuese për gjithë stafin tonë për t’i orientuar ata të mbajnë mirë librat deklarues dhe për të qenë sa me korrekt, normalisht në çdo biznes sidomos tek të vetëpunësuarit deklarimi sa me i madh krijon mundësi zhvillimi sepse “biznesi i vetëpunësuar” lëshon gjurmë financiare dhe si rrjedhojë nesër mund të përdorë instrumente financiarë për të kredituar biznesin ose personin fizik në blerje të aseteve të mëdha, si: shtëpi, makinë etj.

Kjo na ka dhënë mundësinë të afronim shumë agjentë të rinj (rreth 120 në 2 vitet e fundit) të cilët më parë operonin në treg të paafirmuar me një markë, për shkak të taksave të larta që duhet të paguanin nëse punonin me kompaninë e madhe.

Si rezultat në treg u zhvilluan edhe më tej 4-5 operatorët më të mëdhenj, sepse prej taksimit zero tashmë shumë ndërmjetësues të pasurive të paluajtshme mund të afroheshin në kompanitë e mëdha pa frikë se duhet të paguanin edhe taksa në shtet edhe komisionin kundrejt markës ndërkombëtare.

Taksimi zero vërtet na ka ndihmuar në rritjen e kompanisë tonë, por jo vetëm ne, jemi të bindur që kjo ka ndodhur me shumicën e kompanive në gjithë sektorët që kanë pasur informalitet të lartë. Ne kemi venë re një tendencë edhe të agjensive ndërmjetësuese të vogla për t’u formalizuar akoma më shumë. Kjo ka rregulluar shumë tregun dhe sektorin.

Jemi të bindur nga studimi që ka rregulluar dhe shumë sektorë të tjerë që më parë operonin me deklarime parciale ose në informalitet. Fatkeqësisht, në javët e fundit kemi ndjekur me vëmendje taksimin e ri për të vetëpunësuarit dhe jemi të revoltuar me faktin se pas vetëm 18 muajsh në operim ka filluar të diskutohet një ndryshim në këtë ligj.

Sipas draftit të projektit taksimi për bizneset e vetëpunësuar nuk do të jetë më zero, por do të jetë = xhiro vjetore – 50% shpenzime në rastin e shërbimeve = baza e taksueshme.

Baza e taksueshme taksohet me 15% për xhiron deri në 14 milionë lekë. Konkretisht në ndërmjetësimin e pasurive të paluajtshme kur një ndërmjetës faturon mesatarisht 2,000,000 lekë/vit do të zbritet 50% si shpenzime dhe ndërmjetësi do të taksohet për 15% të diferencës së mbetur prej 1,000,000 lekë.

Theksojmë se iniciativa sërish i mbron nga taksimi duke njohur 50% si shpenzime, por sërish nuk është zero, ashtu si programi i prezantuar që nga 2020 dhe që merrte efekt në 2021 për 8 vite.

Ky ndryshim ndikon ndjeshëm në programet e stafit tonë dhe ne rrezikojmë që një pjesë e konsiderueshme e agjentëve ose zyrave ndërmjetësuese të largohen nga ne për shkak të shpenzimeve ekstra nga taksimi.

Ajo çka është për t’u përmendur është se këto ndryshime prishin shumë besueshmërinë e institucionit, le të themi që taksa prej 15% nuk është shumë e madhe si tatim fitim sepse vërtet krahasuar me vende të tjera të Europës dhe botës 15% është shumë pak, duke konsideruar se edhe njohja e shpenzimeve deri 50% nga shteti ndihmon ne taksim dhe praktikisht në sektorin e shërbimit të vetpunësuarit do të taksohen me 50% të 15% = 7,5% të xhiros.

Duke diskutuar në këto norma, sërish themi që Shqipëria nuk përmban taksim të lartë dhe jemi shumë mirë me standardet ndërkombëtare si në rajon ashtu edhe në Europë, por problemi më i madh që ne evidentojmë është ndryshimi i shpeshtë i normave dhe ligjit të taksimit. Ne e mirëkuptojmë që kjo bëhet për të përmirësuar, por duhet pasur parasysh që kompanitë dhe njerëzit bëjnë plane afatgjate dhe nuk mund të kemi ndryshime në afate kohore kaq të shkurtra.

Për të përmbledhur gjithë kjo lëvizje do të inicionte si më poshtë dy gjera themeltare:

1) rënien e besimit tek politikat e taksimit nga institucionet shtetërore prej ndryshimeve të shpeshta

2) rritjen e informalitetit në shumë fusha të biznesit për të evituar taksimin.

Me këto ne do te ktheheshim disa vite pas dhe kjo nuk i bën aspak mirë ekonomisë së vendit, por sidomos një sektori në zhvillim siç është ndërmjetësimi i pasurive të patundshme.

Shpresojmë shumë që kjo të konsiderohet në muajt në vijim dhe gjatë procesit të konsultimit ky projekt të ketë ndryshimet e duhura, sepse vërtet do të përbëjë një problem për gjithë strukturat e mirë organizuara, duke i dhënë mundësi strukturave më të vogla të mos deklarojnë dhe të bëhen një konkurrent agresiv dhe jo i barabartë për ata që deklarojnë./MONITOR

tatimet

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen