LIVE UPDATES
Ekonomi

Regjistri i llogarive ka dështuar, përmbaruesit dhe institucionet ligjzbatuese “përmbytin” bankat me kërkesa

Një nga qëllimet e ligjit ishte që institucionet të përfitonin akses apo të drejtë për informacion nga regjistri i llogarive të subjekteve, në mënyrë që të mos ishin të detyruar të dërgonin kërkesë te të gjitha bankat për të marrë informacionin e nevojshëm.

25 Qershor 2024, 07:26 Nga M.B
Regjistri i llogarive ka dështuar, përmbaruesit dhe institucionet
Foto ilustruese

TIRANA- Ligji për regjistrin e llogarive bankare deri tani ka dështuar në qëllimin për të lehtësuar punën e institucioneve ligjzbatuese dhe të bankave. Një nga qëllimet e ligjit ishte që institucionet të përfitonin akses apo të drejtë për informacion nga regjistri i llogarive të subjekteve, në mënyrë që të mos ishin të detyruar të dërgonin kërkesë te të gjitha bankat për të marrë informacionin e nevojshëm.

Por, burime nga sektori bankar shprehen se në praktikë nuk ka ndryshuar asgjë. Institucionet dhe përmbaruesit gjyqësorë vazhdojnë të dërgojnë kërkesa në të gjitha bankat e sektorit, për të marrë informacion për llogaritë bankare të individëve apo subjekteve. Bankat vazhdojnë të përballen me volume shumë të mëdha kërkesash për informacion nga institucione, si organet e prokurorisë, apo përmbaruesit gjyqësorë.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe afateve të shkurtra ligjore për kthimin e përgjigjeve, kjo praktikë ka krijuar probleme shumë të mëdha për bankat tregtare, që nuk kanë burime njerëzore të mjaftueshme për t’iu përgjigjur në kohë flukseve të tilla.

Për më tepër, megjithëse jemi në epokën e dixhitalizimit, ligjërisht bankat nuk mund të kthejnë përgjigje në rrugë elektronike, por vetëm me dokumente me firmë dhe vulë fizike, proces që kërkon edhe më shumë kohë. Ligji “Për regjistrin e llogarive bankare” hyri në fuqi në fillim të vitit 2021. Ky regjistër u krijua nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Informacioni i ruajtur në regjistër është konfidencial dhe i padisponueshëm për publikun e gjerë. Ligji përcakton se të dhënat e mbajtura në regjistër përbëjnë sekret bankar e profesional dhe duhen trajtuar e ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritetet që kanë akses në to. Ato gjithashtu përjashtohen nga dispozitat e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit. Regjistri elektronik në fjalë, megjithatë, nuk përmban të dhëna për gjendjen e llogarive, por funksionon vetëm si listë e llogarive bankare që zotëron çdo person apo subjekt.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka ketë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, ndërsa subjekteve të tjera të interesuara u garantohet e drejta e aksesit vetëm për ato të dhëna të regjistrit që janë të nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre funksionale.

Në këto institucione përfshihen Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoritë e taksave dhe tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Niveli i aksesimit për institucionet e tjera do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave. Subjektet e tjera, si shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat, institucionet financiare apo çdo autoritet publik tjetër, që legjislacioni i posaçëm i jep të drejtën për të pasur informacion në regjistër, nuk do të kenë akses direkt, por mund të marrin informacion vetëm duke paraqitur një kërkesë të argumentuar pranë Drejtorisë e Përgjithshme të Tatimeve.

Por, në fakt, kjo dispozitë e ligjit duket se nuk funksionon, pasi përmbaruesit nuk marrin informacion paraprak për llogaritë bankare nga DPT, por vazhdojnë të dërgojnë kërkesa te të gjitha bankat e sektorit për t’u informuar për llogaritë e debitorëve dhe për të kërkuar, më tej, bllokimin e tyre./ Monitor

bankat

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj