LIVE UPDATES
Ekonomi

Zv/Guvernatorja Minxhozi: Rreziqet inflacioniste janë ende të pranishme

Samiti i këtij viti, me temë “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të Eurozonës”, trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit.

18 Qershor 2024, 15:15 Nga M.B
Zv/Guvernatorja Minxhozi: Rreziqet inflacioniste janë ende të
Luljeta Minxhozi

TIRANA- Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Luljeta Minxhozi, ndoqi javën e kaluar punimet e samitit vjetor të vendeve të rajonit, të mbajtur në Becic, Mal i Zi, ku merrnin pjesë përfaqësues të lartë të bankave qendrore të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës, Serbisë, si dhe ministra të financave dhe drejtorë të tatimeve nga këto vende.

Samiti i këtij viti, me temë “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushtet e rritjes së ulët ekonomike të Eurozonës”, trajtoi zhvillimet më të fundit në ekonomitë e rajonit. Paneli i guvernatorëve – pjesë e të cilit ishte edhe Zëvendësguvernatorja Minxhozi – trajtoi temën “Ruajtja e stabilitetit të çmimeve dhe sistemit bankar në kohë pasigurie”.

Në krye të fjalës së saj, zj. Minxhozi vlerësoi rëndësinë e pjesëmarrjes në aktivitete të tilla, si një mundësi për të ndarë pikëpamje e përvoja mes bankave qendrore të vendeve të rajonit, si dhe për të shkëmbyer mendime mbi zgjidhjen e problematikave të momentit.

Zëvendësguvernatorja Minxhozi u shpreh se si çdo shtet, edhe Shqipëria u prek nga rritja e inflacionit, i brendshëm apo i importuar. Megjithatë, vendi ynë ka pasur një inflacion më të ulët krahasuar me vendet e rajonit. Ky tregues shënoi një rënie graduale, por të vazhdueshme gjatë vitit 2023.

Ai zbriti nga niveli 7.4% në fillim të vitit 2023 në nivelin 4% në fund të tij, dhe në nivelin 2.7% në tremujorin e parë të vitit 2024, i ndikuar nga rënia e inflacionit në tregjet e huaja, nga mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe nga normalizimi i qëndrimit të politikës sonë monetare. Ky trend u përqendrua fillimisht tek çmimet e ushqimeve dhe të naftës, për t’u zgjerua më tej edhe te komponentët e tjerë të shportës.

Pavarësisht suksesit relativ në uljen e inflacionit, lufta e bankave qendrore me të nuk duhet të konsiderohet e përfunduar. Që nga fillimi i vitit 2024, këto institucione po shqyrtojnë me kujdes momentin e duhur për të filluar lehtësimin e kushteve monetare; Banka Qendrore Evropiane ka bërë lëvizjen e parë, duke ulur normën bazë të interesit.

Zëvendësguvernatorja Minxhozi theksoi se në këtë situatë duhen mbajtur parasysh disa faktorë. Së pari, rajoni ynë është i integruar në ekonominë globale në përgjithësi dhe në veçanti me ekonominë e Eurozonës, pasi importet kanë një peshë të lartë në shportën e mallrave të konsumit. Për këtë arsye, rreziqet globale ndaj inflacionit janë mjaft të rëndësishme për stabilitetin e çmimeve në ekonomitë tona.

Së dyti, faktorë si tregjet e shtrënguara të punës, për shkak të ndryshimeve në demografinë e ekonomive të industrializuara dhe ato në zhvillim; rritja e tensioneve gjeopolitike, veçanërisht në rrugët tregtare ndërkombëtare; dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit të vazhdueshëm në kufirin lindor të Bashkimit Evropian; janë të gjitha rreziqe jo vetëm për inflacionin, por edhe për rritjen dhe stabilitetin financiar.

Në një këndvështrim afatgjatë, një grup sfidash me të cilat do të përballet politika monetare lidhet me çështje të tilla si ndryshimet klimatike, inovacionet e teknologjisë financiare dhe ndryshimet demografike.

Në përfundim të fjalës së saj, Zëvendësguvernatorja Minxhozi theksoi se mbetet e rëndësishme që politikat monetare të bashkërendohen me politika të kujdesshme fiskale dhe të mbështeten nga reforma strukturore. Në veçanti, prioritetet e reformave strukturore duhet të përfshijnë krijimin e një ambienti sa më stimulues për nxitjen e investimeve të brendshme dhe të huaja, si dhe investimet në kapitalin njerëzor dhe në infrastrukturë./ Monitor

luljeta minxhozi

Sondazh

Poll
Ekonomi 15 Qershor 2024, 07:14 r.ll

Qumështi i importit “mbyt” prodhuesit

foto ilustruese TIRANË- Qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodh...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj