Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Franca mbetet shteti kryesor që pret kërkesat më të larta për azil nga shtetasit shqiptarë, për shkak të lehtësive më të mëdha sociale që ofron për ta. Rreth 50% e aplikimeve në total shkojnë në Francë (për janar-mars 2022), e ndjekur nga Gjermania, me 23%.
Në mars të këtij viti rreth 970 shtetas shqiptarë aplikuan për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat.
Në raport me muajin e mëparshëm, kërkesat për aplikim u rritën me 5%, por sërish ato mbeten shumë më të ulëta se në shtator të vitit të kaluar, kur arritën deri në afër 1800, në nivelet e para pandemisë. Për tre muajt e parë të vitit janë regjistruar gjithsej 2900 aplikimeve, pothuajse trefishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur lëvizjet ishin ende të kufizuara për shkak të pandemisë.
Franca mbetet shteti kryesor që pret kërkesat më të larta për azil nga shtetasit shqiptarë, për shkak të lehtësive më të mëdha sociale që ofron për ta. Rreth 50% e aplikimeve në total shkojnë në Francë (për janar-mars 2022), e ndjekur nga Gjermania, me 23%.
Të dhënat e pjesshme edhe për prillin e majin e këtij viti tregojnë se ka vijuar tendenca rritëse e aplikimeve në Francë, duke arritur në 480 të tilla në maj 2022, niveli më i lartë nga shtatori 2021.
Eurostat nuk raporton më statistikat nga Mbretëria e Bashkuar, që prej vitit 2020, por përpara kësaj periudhe të dhënat tregonin se dhe ky shtet ishte i preferuar nga azilantët, me rreth 200-300 aplikime në muaj.
Sipas Eurostat, në mars 2022, 73 850 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 115% më shumë krahasuar me marsin 2021 (34 310) dhe 35% më shumë krahasuar me shkurt 2022 (54 565) .
Rritja nga shkurti në mars 2022 mund t’i atribuohet kryesisht aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 2 370 në shkurt në 12 875 në mars; +443%) për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës.
Bazuar në të dhënat e disponueshme, numri më i madh i ukrainasve që përfitonin mbrojtje të përkohshme në BE u regjistrua në Poloni (1 142 375 ukrainas me mbrojtje të përkohshme në fund të majit 2022).
Në mars 2022, ukrainasit ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (12 875 aplikantë për herë të parë). Ata u pasuan nga afganët (7 770), sirianët (7 320), venezuelasit (4 705) dhe kolumbianët (3 565).

Me 14 135 aplikantë për herë të parë të regjistruar në mars 2022, Gjermania përbënte 19% të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE. Gjermania u pasua nga Spanja (11 130, 15%), Franca (10 240, 14%), Italia (6 035, 8%), Austria (4 295, 6%) dhe Rumania (4 270, 6%). . Këto gjashtë shtete anëtare së bashku përbënin mbi dy të tretat (68%) të të gjithë aplikantëve për herë të parë në BE./MONITOR

Harta Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 20...
Paga e përmbaruesit gjyqësor shtetëror do të jetë e barabartë me 60% të pagës bruto fillestare të gjyqtarit q&eum...
Tendenca e një numri më të ulët aksidentesh që po shfaqet gjatë këtij viti ka vijuar edhe për majin edhe pse numri i t...
Muaji prill i këtij viti ka rezultuar dukshëm më pozitiv sesa ai i një viti më parë kur ende pandemia ishte një problem kry...
Pas ndërtimit të rrugës së Kombit, marrëdhëniet tregtare dhe të biznesit mes Shqipërisë dhe Kosovës janë...
Rënia e importeve të naftës u thellua më tej në muajin maj, duke reflektuar një brejtje të konsumit prej rritjes së &c...
Taksa Teksa më 30 qershor 2022 përfundon afati i periudhës pa penalitete për fiskalizimin e bizneseve të vogla Instituti i Kontabi...
Vetëm 15% e aksionerëve më të rinj të 130 bizneseve më të mëdha me kapital shqiptar në vend janë më t&e...
Bitcoin SHBA- Çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë në valën e fundit të tronditjeve të...
Foto ilustruese Kriza e drithërave dhe çmimet e tyre kane qenë pjesë e debateve të fundit politike. Fushata e korrjes së gr...