Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në ankandin e javës së kaluar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) nxori në shitje një shumë prej tre miliardë lekësh obligacione 10-vjeçare, por kërkesa totale e paraqitur nga investitorët në ankand u kufizua në 2.8 miliardë lekë.
TIRANË- Yield-i i obligacioneve 10-vjeçare u rrit në ankandin e fundit. Sipas të dhënave nga banka qendrore, yield-i uniform i pranuar në ankand arriti në 6.44%.
Ankandi ishte rihapje e atij të datës 12 korrik, kur obligacionet 10-vjeçare u shitën me një yield uniform dhe kupon prej 6%. Edhe ankandi I obligacioneve 10-vjeçare konfirmoi një tendencë në rritje të yield-eve të instrumenteve të borxhit afatgjatë të qeverisë shqiptare. Një nga arsyet është ulja e pjesëmarrjes së investitorëve në këto ankande
Në ankandin e javës së kaluar, Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) nxori në shitje një shumë prej tre miliardë lekësh obligacione 10-vjeçare, por kërkesa totale e paraqitur nga investitorët në ankand u kufizua në 2.8 miliardë lekë.
Nga këto, MFE pranoi vetëm 2.4 miliardë lekë. Në rast se shuma e pranuar do të ishte më e madhe, atëherë edhe yield-i uniform I obligacioneve do të rezultonte më i lartë.
Një nga arsyet e uljes së kërkesës dhe rritjes së yield-eve në tregun primar të obligacioneve mund të jetë pjesëmarrja më e ulët e bankave në këto ankande në pjesën e fundit të vitit.
Kjo është pjesërisht edhe një tendencë sezonale, duke qenë se bankat kanë një qasje më agresive në pjesën e parë të vitit, me qëllim realizimin e buxheteve dhe të objektivave të investimit.
Sidoqoftë, një korrektim në rritje i yield-eve ishte i pritshëm, duke qenë se deri në verë ato pësuan një rënie të ndjeshme, ndoshta përtej parashikimeve.
Përjashtim nga korrigjimi I yield-eve për momentin po bëjnë vetëm instrumentet afatshkurtra. Duke qenë edhe një instrument i menaxhimit të likuiditetit për bankat për bonot e thesarit në përgjithësi kërkesa është më e lartë dhe kjo ka bërë që yield-et të qëndrojnë të ulëta, pranë normës bazë, madje, në raste të veçanta edhe poshtë saj, siç ndodhi me ankandin e bonove 6-mujore.
Në një masë më të vogël, kërkesa në ankandet e bonove, sidomos atyre 12 mujore, mbështetet edhe në një kërkesë më të madhe nga individët. Megjithëse rënia e yield-eve vlerësohet se e ka ulur disi interesin krahasuar me vitin e kaluar, sërish investitorët individualë përbëjnë një segment të konsiderueshëm në ankandet e bonove të thesarit.
Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën e afërsisht 80 miliardë lekëve, në rënie me 3.6% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar për muajin dhjetor, kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar huamarrje totale në vlerën e 16.5 miliardë lekëve, 42% më pak krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.
Gjatë këtij viti, qeveria ka shfrytëzuar kushtet më të favorshme të financimit që ka ofruar treguar i brendshëm për të siguruar pjesën më të madhe të huamarrjes së planifikuar vjetore.
Madje, në gjysmën e parë të vitit huamarrja ka qenë edhe më e lartë se ajo e parashikuar në kalendar, falë kërkesës së lartë të tregut për instrumentet e borxhit të qeverisë dhe yield-eve në rënie. /Monitor
Foto Ilustruese JAPONI- Shtatëqind vite më parë, rrugët e tregtisë detare që shtriheshin nga brigjet e Japonisë deri n&e...
Giorgia Meloni ITALI- Ndërsa po rritet frika se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gj...
TIRANË- Prodhuesit e automobilave duket se kanë hyrë në një cikël më normal prodhimi, duke zgjidhur pjesërisht problem...
Konferenca me misionin e FMN-së TIRANË-Gent Sejko Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, paraditen e sotme gjatë konferenc...
Ervin Mete TIRANË-Ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete, mori pjesë këtë të premte në konferencën e organiz...
Shefja e FMN TIRANË-Anke Weber, shefja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka marrë pjesë sot në një konferen...
Bashkia Ligji aktual për sistemin e adresave në vend parashikonte përfundimin e emërtimit dhe numërtimit të territorit të...
Autoriteti i Konkurrencës Autoriteti i Konkurrencës vendosi sot të hapë një hetim të thelluar në tregun e prokurimit pu...
Një projekt në Jug të vendit, saktësisht në zonën e njohur si Gjilekë, që ka fituar statusin e investitorit strategjik...
Pas kthimit të vendit në një destinacion të preferuar turistik është rritur ndjeshëm numri i individëve që regjis...