LIVE UPDATES
Ekonomi

Si Azia po rishpik modelin e saj ekonomik

Në qendër të tyre, lulëzoi një pikë tregtare e njohur si “Singapura”. Rrjeti i madh tregtar aziatik u ndërpre, për shkak të ardhjes së marinarëve nga perandoritë europiane dhe shfaqjes së tregjeve më të largëta për mallrat aziatike.

28 Tetor 2023, 07:45 Nga I.A
Si Azia po rishpik modelin e saj ekonomik
Foto Ilustruese

JAPONI- Shtatëqind vite më parë, rrugët e tregtisë detare që shtriheshin nga brigjet e Japonisë deri në Detin e Kuq, ishin të mbushura me anije arabe dhe kineze, që transportonin qeramikë, metale të çmuara dhe tekstile në të gjithë rajonin.

Në qendër të tyre, lulëzoi një pikë tregtare e njohur si “Singapura”. Rrjeti i madh tregtar aziatik u ndërpre, për shkak të ardhjes së marinarëve nga perandoritë europiane dhe shfaqjes së tregjeve më të largëta për mallrat aziatike.

Sot po ndodh një tjetër ndryshim rrënjësor. Modeli “fabrika aziatike” i fundit të shekullit XX, kur kontinenti prodhonte produkte për konsumatorët amerikanë dhe europianë, rriti në mënyrë të jashtëzakonshme pasurinë e Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Tajvanit.

Në vitin 1990, vetëm 46% e tregtisë aziatike zhvillohej brenda kontinentit, pasi sasi të mëdha mallrash shkonin drejt Perëndimit. Megjithatë, deri në vitin 2021, kjo shifër kishte arritur në 58%, duke iu afruar niveleve europiane prej 69% (shih grafikun 1).

Rritja e tregtisë rajonale ka çuar edhe në rritjen e flukseve të kapitalit, duke i lidhur vendet më fort me njëri-tjetrin. Ka nisur një epokë e re e tregtisë aziatike, e cila do të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen ekonomike dhe politike të kontinentit.

Ajo nisi me rritjen e zinxhirëve të sofistikuar të furnizimit, të përqendruar fillimisht në Japoni në vitet 1990 dhe më vonë, edhe në Kinë.

Mallrat e ndërmjetme, përbërës që më vonë bëhen pjesë e produkteve të gatshme, nisën të qarkullonin përtej kufijve në një numër më të madh.

Ato u pasuan nga Investimet e Huaja Direkte. Tani investitorët aziatikë zotërojnë 59% të stokut të Investimeve të Huaja Direkte në rajonin e tyre, nga 48% në vitin 2010, duke përjashtuar qendrat financiare të Hong Kongut dhe Singaporit.

Në Indi, Indonezi, Japoni, Malajzi dhe Kore të Jugut, pjesa e investimeve direkte nga Azia, u rrit me më shumë se dhjetë pikë përqindje.

Pas krizës globale financiare të viteve 2007-09, bankat ndërkufitare gjithashtu u bënë më aziatike.

Para se të godiste kriza, bankat lokale përbënin rreth një të tretën e huadhënies jashtë rajonit. Tani ato përbëjnë më shumë se gjysmën, pasi kanë përfituar nga tërheqja e financuesve perëndimorë.

Bankat e mëdha shtetërore të Kinës kanë udhëhequr në këtë drejtim. Kreditë jashtë vendit nga Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës, u dyfishuan nga viti 2012 deri në vitin e kaluar, duke u rritur në 203 miliardë dollarë.

Megabankat japoneze janë përhapur gjithashtu, me qëllim për t’u shpëtuar marzheve të ngushta në vend.

Prania perëndimore po zvogëlohet

Prania e qeverive perëndimore është zvogëluar. Në një sondazh të fundit nga Instituti ISEAS-Yusof Ishak në Singapor, për biznesmenët dhe politikëbërësit e Azisë Juglindore, rreth 32% e të anketuarve thanë se mendonin se Amerika ishte fuqia politike më me ndikim në rajon.

Megjithatë, vetëm 11% e të anketuarve e quajtën atë fuqinë me ndikimin më të madh ekonomik.

Investimet kineze të drejtuara nga shteti, në pjesën tjetër të kontinentit, në kuadër të nismës “Rruga e Mëndafshit”, kanë tërhequr vëmendjen, por po rritet edhe ndihma zyrtare dhe investimet nga qeveritë e Japonisë dhe Koresë së Jugut.

Ka të ngjarë që këto prirje të përshpejtohen. Ndërsa marrëdhëniet midis Amerikës dhe Kinës po acarohen, kompanitë në rajon që mbështeten në fabrikat kineze, po shqyrtojnë alternativa në Indi dhe Azinë Juglindore.

Në të njëjtën kohë, pak shefa duan të braktisin tërësisht Kinën, që do të thotë se do të kërkohen dy zinxhirë aziatikë të furnizimit dhe një dyfishim i investimeve. Marrëveshjet tregtare do ta përshpejtojnë këtë.

Një studim i publikuar vitin e kaluar, tregoi se Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal, një pakt i gjerë i nënshkruar në vitin 2020, do të rrisë investimet në rajon.

Në të kundërt, si rezultat i braktisjes së marrëveshjes tregtare të Partneritetit Trans-Paqësor nga Amerika në vitin 2017, nuk ka shumë shanse që eksportuesit aziatikë të kenë qasje më të madhe në tregun amerikan.

Zinxhirët e rinj të furnizimit

Nevoja për të krijuar zinxhirë të rinj furnizimi do të thotë se transporti dhe logjistika janë një tjetër fushë ku investimet brenda për brenda Azisë, ndoshta do të rriten, vëren Sabita Prakash nga ADM Capital, një firmë private kredie.

Lidhja e investitorëve, të cilët kërkojnë të ardhura të besueshme, me projektet që kërkojnë financa (që është edhe misioni i kompanive të tilla private të kredisë), ka qenë një biznes fitimprurës në Azi dhe ka të ngjarë të bëhet edhe më popullor.

Madhësia e tregut të kredisë private në Azinë Juglindore dhe në Indi, u rrit me rreth 50% midis viteve 2020 dhe 2022, duke arritur në pothuajse 80 miliardë dollarë.

Investitorë të tjerë të mëdhenj, po i drejtohen gjithashtu fushës së infrastrukturës. Në fakt, fondi sovran i pasurisë së Singaporit, i cili menaxhon një pjesë të rezervave valutore të vendit, po shpenzon shumë për ndërtimin e zinxhirëve të rinj të furnizimit.

Ndryshimet në kursime dhe në demografinë aziatike do të përshpejtojnë integrimin ekonomik të rajonit. Kina, Hong Kongu, Japonia, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajvani janë ngjitur në radhët e investitorëve jashtë shtetit, duke u bërë ndër më të mëdhenjtë në botë.

Këto vende më të pasura dhe më të vjetra të kontinentit kanë eksportuar vëllime mbresëlënëse të kapitalit në pjesën tjetër të rajonit.

Në vitin 2011, shtetet më të pasura dhe më të vjetra në Azi investuan rreth 329 miliardë dollarë në ekonomitë më të reja dhe më të varfra, si Bangladeshi, Kamboxhia, India, Indonezia, Malajzia, Filipinet dhe Tajlanda. Një dekadë më vonë, kjo shifër ishte rritur në 698 miliardë dollarë.

Në Indi dhe në Azinë Juglindore, “ende po ndodh urbanizimi dhe kapitali ndjek këto prirje” thotë Raghu Narain nga banka e investimeve Natixis. Qytetet më të mëdha kërkojnë jo vetëm më shumë investime në infrastrukturë, por edhe kompani të reja më të përshtatshme për jetën urbane.

Aktiviteti ndërkufitar aziatik i bashkimeve dhe blerjeve të kompanive po ndryshon, sipas zotit Narain, duke u bërë më i ngjashëm me atë në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Edhe pse marrëveshjet brenda dhe jashtë Kinës janë ngadalësuar ndjeshëm, aktiviteti i bashkimeve dhe blerjeve është bërë më i zakonshëm gjetiu.

Për shembull, bankat japoneze, të cilat përballen me norma të ulëta interesi dhe një ekonomi me rritje të ngadaltë, janë të pangopura për marrëveshje.

Gjatë vitit të kaluar, Sumitomo Mitsui Financial Group dhe Mitsubishi UFJ Financial Group kanë blerë firma financiare indoneziane, filipinase dhe vietnameze.

Tërheqja e ekonomive lokale

Ndërkohë, rritja e konsumit aziatik i bën ekonomitë lokale më tërheqëse si tregje. Ndërsa në Europë, 70% ose më shumë e mallrave të konsumit importohen nga rajoni lokal, në Azi kjo shifër është vetëm 44%. Kjo ka të ngjarë të ndryshojë.

Nga 113 milionë njerëz që priten t’i bashkohen klasës së konsumatorëve në vitin e ardhshëm (duke shpenzuar mbi 12 dollarë në ditë), rreth 91 milionë prej tyre do të jenë në Azi, sipas firmës kërkimore World Data Lab.

Edhe pse rritja e të ardhurave kineze po ngadalësohet pas disa dekadash zgjerimi, vendet e tjera do të rrisin ritmin. Pesë ekonomitë më të mëdha në bllokun ASEAN, pra Indonezia, Malajzia, Filipinet, Singapori dhe Tajlanda – pritet të rrisin importet me 5.7% në vit nga 2023 në 2028, ritmi më i shpejtë se në çdo rajon (shih grafikun 3).

Këto modele tregtare rajonale do të normalizojnë gjendjen tregtare. Modeli i eksportit që u përhap nëpër glob, i cili rriti standardet e jetesës në disa pjesë të Azisë dhe nxiti investimet nga larg, ishte pasojë e rrethanave historike unike.

Sasia e mallrave që udhëtojnë nga qytetet industriale të kontinentit, në Amerikë, është shumë më e lartë se sa tregjet e tyre përkatëse të eksportit dhe importit.

Një punim nga Instituti i Kërkimeve Ekonomike për Azinë Lindore, tregon se eksportet e makinerive nga Azia Verilindore dhe Juglindore në Amerikën e Veriut në vitin 2019, ishin mbi dy herë më të larta se sa parashikohej.

Marrëdhëniet më të ngushta tregtare do të lidhin edhe më fort ciklet e biznesit të ekonomive aziatike.

Pavarësisht përdorimit të qëndrueshëm të Dollarit në transaksionet ndërkufitare dhe prirjes së investitorëve aziatikë për të ndjekur tregjet e listuara në Perëndim, një studim i Bankës Aziatike për Zhvillim në vitin 2021, arriti në përfundimin se ekonomitë aziatike tani janë më të cenuara ndaj efekteve të goditjes ekonomike në Kinë, sesa në Amerikë.

Kjo është vënë re në muajt e fundit, pasi tregtia e dobët e Kinës ka goditur eksportuesit në Korenë e Jugut dhe në Tajvan.

Rritja e tregtisë, jo vetëm në pjesë përbërëse të ndërmjetme, por edhe në mallra të gatshme për konsum, nënkupton se monedhat e kontinentit dhe vendimet e politikës monetare do të lëvizin gjithnjë e më shumë së bashku.

Kjo do të ketë pasoja politike. Amerika do të ruajë ndikimin mbi sigurinë aziatike, por rëndësia e saj ekonomike do të bjerë.

Biznesmenët vendas dhe politikëbërësit do të jenë më të interesuar dhe më të hapur ndaj fqinjëve, në vend të klientëve dhe vendeve të largëta.

Ndërsa po rriten ndërtimet e fabrikave lokale, popullsia gjithnjë e më e moshuar e Azisë që është e etur për të shpenzuar, do të ndikojë në rritjen e integrimit rajonal.

Në epokën e re tregtare, Azia do të jetë më e përqendruar në nivel lokal dhe më pak drejt Perëndimit.

Marrë nga Monitor.al

japoni

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Tetor 2023, 07:38 I.A

Fantazia fiskale e Europës

Giorgia Meloni ITALI- Ndërsa po rritet frika se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë të gj...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë