LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e pagës minimale, bizneset përpunuese, të peshkimit, bujqësisë dhe pyjet do kompensohen 1,674 lekë për punonjës

Shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributeve të muajit dhjetor 2022.

7 Prill 2023, 07:12 Nga A.B

Rritja e pagës minimale, bizneset përpunuese, të peshkimit,

Bizneset përpunuese, të sektorit të bujqësisë, peshkimit dhe pyjeve do të kompensohen 1,674 lekë për çdo të punësuar me pagë minimale, për shkak të rritjes së pagës minimale.

Në shkallë vendi nga 1 prill paga minimale u rrit 6,000 lekë, duke shkuar në nivelin e 40,000 lekëve.

Në Fletoren zyrtare është botuar udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për përcaktimin e mënyrës dhe procedurave të aplikimit për kompensimin elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania kërkesën për kompensimin financiar. Afati i kërkesës është jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës.

Shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributeve të muajit dhjetor 2022. Aplikuesit nuk duhet të kenë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore, gjoba të papaguara apo janë në proces falimentimi në të kundërt kërkesa e tyre do të refuzohet.

MËNYRA DHE PROCEDURA E KËRKESËS

1. Subjektet private që kanë të drejtë të aplikojnë për të përfituar nga fondi i kontigjencës për kompensimin financiar janë subjekte juridike apo fizike që kanë të punësuar punëmarrës që paguhen me pagë minimale dhe ushtrojnë aktivitet në fushat e veprimtarisë ekonomike të industrisë përpunuese, peshkimit, bujqësisë dhe pyjeve, të cilat rezultojnë në regjistrin e tatimpaguesve të administratës tatimore, që u fillon kodi NACE2 me A dhe C.

2. Subjektet private, të cilat plotësojnë kriteret për kërkesën sipas pikës 4, kreu II, të VKM- së nr. 114 datë 1.3.2023, plotësojnë formularin e kërkesës elektronikisht nëpërmjet portalit e-Albania, në shërbimin “Kërkesë për kompensim financiar të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.

a) Afati i kërkesës është jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës, nga muaji i pritshëm i deklarimit, për periudhën që kërkohet kompensim, në të kundërt e drejta e kompensimit për atë periudhë humbet. Formulari i kërkesës, sipas aneksit bashkëlidhur këtij udhëzimi, përmban të dhëna identifikuese për subjektin dhe të dhëna që vërtetojnë se subjekti: b) nuk është në pronësi shtetërore; c) nuk është i vetëpunësuar; d) nuk është në proces falimentimi; ç) si dhe nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore, deri në momentin e kërkesës ose në momentin e kërkesës të vërtetojnë, se: i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre; ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjeneron nga sistemi i tatimeve listën e subjekteve private, të ndarë sipas çdo drejtorie rajonale tatimore, që plotësojnë kriteret sipas pikës 4/kreut II, të VKMsë nr. 114/2023, me të dhënat e muajit dhjetor 2022 dhe i dërgojnë në Drejtorisë së Përgjithshme të AKPA-s.

4. Drejtoria e Përgjithshme e AKPA-s shpërndan listën si më sipër në drejtoritë rajonale të AKPA-s, së bashku me informacionin, si më poshtë: a) NIPT; b) emër subjekti; c) statusi juridik (duke përjashtuar subjekte në pronësi shtetërore dhe të vetëpunësuarit); ç) me statusin proces falimentimi; d) fusha e veprimtarisë ekonomike (industri përpunuese, peshkim, bujqësi, pyje); dh) numri i të punësuarve me pagë minimale; e) të mos ketë detyrime tatimore për sigurimet e detyrueshme shëndetësore dhe shoqërore, deri në momentin e kërkesës ose në momentin e kërkesës të vërtetojnë, se: i. kanë lidhur marrëveshjet përkatëse për shlyerjen e këtyre detyrimeve dhe janë të rregullt në shlyerjen e tyre; ii. kanë shlyer detyrimet, por kanë ende pa paguar gjobat; ë) qarku dhe bashkia ku ka adresën primare subjekti.

5. Lista e subjekteve si më sipër gjenerohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe dërgohen pas datës 20 të çdo muaji, në Drejtorinë e Përgjithshme të Punësimit të AKPA-s.

VERIFIKIMI I KËRKESËS

1. Drejtoritë Rajonale të Punësimit, brenda 5 ditëve pune verifikojnë listën e subjekteve aplikuese me listën e gjeneruar nga sistemi tatimor.

2. Drejtoritë Rajonale të Punësimit informojnë nëpërmjet llogarisë në e-Albania dhe email, çdo subjekt kërkues mbi statusin e kërkesës, refuzuar ose pranuar.

3. Për të gjitha kërkesat që plotësojnë kriteret, drejtoritë rajonale të punësimit, brenda 10 ditë pune, finalizojnë listën përfundimtare të subjekteve përfituese. 1. Lista e verifikuar e subjekteve përfituese përmban: a) NIPT; b) emrin e subjektit, c) numrin e punonjësve me pagë minimale; d) emrin e bankës së nivelit të dytë të subjektit; e) IBAN të subjektit.

1. Aplikantët, kërkesa e të cilëve nuk është aprovuar ose pranuar pjesërisht, kanë të drejtën e ankimimit pranë drejtorit të drejtorisë rajonale të AKPA-s, brenda 3 ditëve pune, nga momenti i publikimit të listës përfundimtare të subjekteve përfituese.

2. Drejtori i drejtorisë rajonale të AKPA-s shqyrton dhe merr vendim mbi ankimimin e subjektit/subjekteve brenda 5 ditëve pune.

3. Vendimi i drejtorit të drejtorisë rajonale i njoftohet menjëherë subjektit ankimues, i cili ka të drejtë të kundërshtojë këtë vendimmarrje në Drejtorinë e Përgjithshme të AKPA-s. Në rast moszgjidhjeje të ankimimit në rrugë administrative, subjekti ankimues mund t’u drejtohet organeve të tjera kompetente.

PROCEDURA DHE MËNYRA E LLOGARITJES SË KOMPENSIMIT E FINANCIMIT

1. Çdo drejtori rajonale e punësimit pas konfirmimit të listës përfundimtare të përfituesve, llogarit kompensimin në bazë të numrit të punonjësve me pagë minimale të subjektit aplikues, referuar edhe periudhës kontributeve të muajit dhjetor 2022, sipas pikës 1/kreu II të VKM-së nr. 114/2023.

2. Shuma totale për çdo kompensim për çdo muaj do të bazohet në numrin e punonjësve, në masën 1,674 (një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë për çdo punonjës e llogaritur në referencë edhe të periudhës kontributive të muajit dhjetor 2022, sipas pikës 1/kreu II të VKM-së nr. 114/2023.

3. Drejtoritë rajonale të punësimit hartojnë dokumentacionin e nevojshëm për likuidim, në zbatim të legjislacionit financiar, dhe procedojnë në kalimin e fondeve në favor të subjekteve përfituese.

1. Ngarkohen Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij udhëzimi.

2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të dërgojë listën sipas pikës 1 të kreut II të VKM-së nr. 114/2023, brenda datës 10 prill 2023.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare./MONITOR

paga minimale

Sondazh

Poll
Ekonomi 6 Prill 2023, 14:33 k.m.

Qepët më shtrenjtë se luleshtrydhet

Foto ilustruese TIRANË- Eksporti i qepës drejt vendeve të rajonit dhe ulja e prodhimit në qarqet kryesore që e prodhojnë at&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj