LIVE UPDATES
Ekonomi

Tatimet: Dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes nga portali SelfCare nuk e ndërpret plotësimin manualisht

Në lidhje me pretendimin se disa fatura të fiskalizuara shfaqen te transaksionet, por jo të pasqyra mujore, sqarojmë se problematika shfaqej pasi tatimpaguesit lëshonin fatura me gabime. Kjo problematikë është zgjidhur, pasi kemi vendosur kufizime në sistem për të eliminuar lëshimin e faturave me këtë lloj gabimi.

6 Prill 2023, 07:08 Nga A.B

Tatimet: Dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes nga portali

Drejtoria e Tatimeve ka reaguar pas ankesave të kontabilistëve lidhur me njoftimin se librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen manualisht në format excel nëpërmjet e-Filing, por do të transferohen automatikisht në e-Filing nëpërmjet Fiskalizimit.

Në një deklaratë tatimet thanë se është e rëndësishme të sqarojmë se dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes nga portali SelfCare nuk e ndërpret plotësimin manualisht në formatin Excel të librave në sistemin e deklarimit elektronik e-Filing, duke hedhur poshtë pretendimet që pohojnë të kundërtën.

Sikurse është njoftuar nga Administrata Tatimore, pas dorëzimit të librave në SelfCare tatimpaguesit kanë mundësinë e ndryshimit të librave në e-Filing në formatin Excel, duke kryer saktësimet përkatëse. Gjithashtu deklarimi i TVSH-së do të kryhet manualisht po nëpërmjet sistemit e-Filing.

Sqarojmë se Tatimpaguesit, që nuk janë subjekt i TVSH-së, pra nuk janë të regjistruar për përgjegjësinë tatimore të TVSH-së, nuk kanë detyrimin e dorëzimit të librave dhe deklaratës së TVSH-së. Librat e këtyre tatimpaguesve nuk transferohen nga portali Selfcare drejt e-Filing.

Në artikullin e Monitor citohet se me gjendjen aktuale që është SelfCare 80% e bizneseve pritet të bëjnë korrigjime, duke shtuar barrën e deklaruesve, por edhe të tatimeve që janë përpunuesit e informacionit.

Administrata Tatimore sqaron se shifra e sipërpërmendur nuk bazohet në asnjë analizë. Përkundrazi, sipas analizave të kryera nga Administrata Tatimore, nga krahasimi i deklarimit të librave të deklaruar nga tatimpaguesit nëpërmjet e-Filing dhe librave në sistemin e Fiskalizimit për 12 periudhat e fundit rezulton se rreth 85% e librave kanë qenë të përputhur dhe nuk ka qenë  e nevojshme të korrigjohen.

Në artikullin e Monitor, një nga ekspertët e intervistuar citon se ky vendim është i parakohshëm në një kohë kur një sërë problematikash rezultojnë të pazgjidhura.

Sqarojmë se janë më pak se 1% e deklaratave doganore, që vijnë me probleme në llogaritjen e normës së TVSH-së dhe se brenda kësaj jave problematika do të zgjidhet. Megjithatë theksojmë se kjo nuk e pengon procesin e deklarimit të librave, pasi tatimpaguesit siç kanë vepruar deri më sot, kanë mundësi të shtojnë manualisht në librin e blerjes të dhënat e deklaratave të importit, që nuk kanë mundur t’i fiskalizojnë, duke kryer në këtë mënyrë korrigjimin e librit, dhe me pas ngarkimin manualisht të tij ne format excel, ne llogarinë në e-Filing.

Në lidhje me pretendimin se disa fatura të fiskalizuara shfaqen te transaksionet, por jo të pasqyra mujore, sqarojmë se problematika shfaqej pasi tatimpaguesit lëshonin fatura me gabime. Kjo problematikë është zgjidhur, pasi kemi vendosur kufizime në sistem për të eliminuar lëshimin e faturave me këtë lloj gabimi.

Në artikull thuhet gjithashtu se disa fatura blerje shfaqen më datë 11, me efekte nga data 10.

Faturat periodike duhet të lëshohen deri në ditën e dhjetë të muajit pasardhës dhe si të tilla ato regjistrohen në librin e blerjes të muajit pasardhës. Pas kësaj date çdo faturë regjistrohet në librin e muajit aktual.

Në lidhje me afatin e deklarimit, theksojmë se nuk ka ndryshuar, vijon të jetë data 10 e muajit pasardhes.

Nëpërmjet këtij procesi, për të gjithë tatimpaguesit subjekt i TVSH-së, përfshirë edhe zyrat e kontabilitetit, është thjeshtuar procesi i deklarimit manualisht të librave. Për saktësimin dhe verifikimin e mospërputhjeve të mundshme është i vlefshem afati në datat 11-14, që përkon edhe me deklarimin dhe pagesën e TVSH-së. Plotësimi i deklaratës së TVSH-së, siç është njoftuar, do të vijojë të kryhet manualisht nëpërmjet e-Filing.

Theksojmë se Administrata Tatimore është organ ligjzbatues dhe se afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes sipas Udhëzimit nr.6 datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, i ndryshuar është data 10 e muajit pasardhës.

Në lidhje me pretendimin se nuk është zgjidhur teknikisht nga të gjitha kompanitë e fiskalizimit kategorizimi i shitjeve dhe raportohen në mënyrë të gabuar në SelfCare, sqarojmë se kompanitë e certifikuara janë njoftuar për të kryer ndryshimet përkatëse dhe janë marrë masat për të raportuar në mënyë korrekte rastet e furnizimeve pa TVSH ose të përjashtuara.

“Është shumë i vështirë procesi i llogaritjes dhe saktësimit në SelfCare të përjashtimit nga TVSH-ja ose e kredititimit të pjesshëm të TVSH-së për çdo faturë, ndërkohë që në programin excel është shumë herë më e thjeshtë. Në këtë mënyrë po vështirësohet raportimi tatimor”, citohet në artikullin e Monitor.

Administrata Tatimore sqaron se për rastet e kreditimit të pjesshëm të TVSH-së ose përjashtimit nga TVSH-ja, rishpërndarja e vlerave duhet të kryhet për çdo faturë. Ndërkohë disa problematika lidhur me rishpërndarjen e TVSH-së (psh në investime) janë duke u zgjidhur. Siç edhe Administrata Tatimore ka njoftuar, tatimpaguesit, pasi t’i kenë dorëzuar fillimisht librat nëpërmjet portalit SelfCare, kanë mundësinë të kryejnë ndryshimin e librave në formatin Excel nëpërmjet llogarisë së tyre të deklarimit elektronik, e-Filing.

DPT kërkon të sqarojë se ky proces automatizimi do të krijojë  lehtësi për të gjithë tatimpaguesit, duke iu ardhur në ndihmë për të minimizuar veprimet e tyre për deklarimet tatimore, që është reduktimi i kohës dhe ulja e kostove, thuhet në njoftim./MONITOR

tatimet selfcare

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës