LIVE UPDATES
Ekonomi

Kontabilistët kundër deklarimit automatik të librave, pa zgjidhur problemet në SelfCare: 80% e bizneseve do bëjnë korrigjime me fiskalizimin

Kontabilistët ngrenë njëzëri shqetësimin se ndërprerja për plotësimin manualisht të librave është vendim i nxituar i administratës tatimore, në një kohë kur mbeten ende të pazgjidhura një sërë problemesh të sistemit.

5 Prill 2023, 07:11 Nga A.B

Kontabilistët kundër deklarimit automatik të librave, pa zgjidhur

Ndërprerja e plotësimit manualisht në exel të librave të shitjeve-blerjeve dhe dorëzimi i tyre automatikisht në SelfCare parashikohet të krijojë probleme për 80% të bizneseve dhe të rrisë kostot e tyre.

Kontabilistët ngrenë njëzëri shqetësimin se ndërprerja për plotësimin manualisht të librave është vendim i nxituar i administratës tatimore, në një kohë kur mbeten ende të pazgjidhura një sërë problemesh të sistemit.

Administrata tatimore njoftoi se tashmë të gjithë tatimpaguesit duke filluar nga periudha tatimore e muajit mars, librat e shitjes dhe blerjes nuk do t’i ngarkojnë më manualisht në format exel, por do të transferohen automatikisht në e-Filing nëpërmjet fiskalizimit. Afati për mbylljen e tij do të jetë data 10, në të kundërt do të dorëzohen automatikisht nga sistemi.

Kontabilistët dhe ekspertët tatimore rendisin disa problematika ende të pazgjidhura, siç është vonesa në shfaqjen e faturave të mallrave të importit, saktësimi faturë për faturë të TVSh-së për blerjet e përjashtuara, apo faturat për blerje për investime që nuk shfaqen më vete në SelfCare që pamundësojnë plotësimin e librave në sistem.

Eksperti tatimor Mikel Alla tha se ky vendim është i parakohshëm në një kohë kur një sërë problematikash rezultojnë të pazgjidhura.

“Është e parakohshme! Sistemi nuk është ende gati për këtë proces, për 6 arsye kryesore:

Alla tha për Monitor se ka edhe probleme të tjera të pazgjidhura, siç hyrja në libra të faturave të refuzuara, që nuk duhet të përfshihen. Ai rekomandoi se tatimet duhet të vazhdojnë ende me procedurën e raportimit tatimor në mënyrë manuale derisa të rregullohet plotësisht infrastruktura.

Edhe për kontabilistin Sotiraq Dhamo problemet e mësipërme dhe të tjera vijojnë të mos zgjidhen. Për këtë arsye ai rekomandon që së pari të zgjidhen këto probleme, me qëllim që të funksionojë sistemi, më pas të bëhet njoftimi për deklarimin automatik.

“Pritej që DPT të bente korrigjimin dhe saktësimin e SelfCare për këto probleme dhe pastaj të bënte deklarimin automatik. Nuk ka sens të bëhet me këtë nxitim. Duhet të bëhen korrigjimet në SelfCare. Të dalin deklaratat doganore në moment, të mos dalin në librat e SelfCare faturat e refuzuara etj. Ndërkohë për muajin tatimor mars njoftimi shpallet sot, kur duhet të ishte bërë më parë”, nënvizoi ai.

Prania e mjaft problemeve për sistemin e fiskalizimit, si ajo e saktësimit të TVSH-së për blerjet e përjashtuara, vonesat me faturat e importit, apo afati i mbylljes së librave që nuk korrespondon më atë të mbylljes së faturës theksohen edhe nga kontabilisti Amand Mala.

“P.sh, një subjekt (nuk është subjekt TVSH-je), faturat e blerjes që vijnë në SelfCare janë me TVSH apo pa TVSH (varet nga statusi i faturës së lëshuesit), ndërkohë subjekti duhet të korrigjojë të gjitha faturat t’i beje pa TVSH, sepse nuk është subjekt TVSH-je. Imagjinoni një subjekt me qindra fatura në vlerë të vogël, që i duhet të hyjë faturë më faturë që të bëjë saktësime.

Gjithashtu data 10 për mbylljen e librave nuk ka sens, pasi lëshuesi i faturës ka afat deri më datën 10 ta lëshojë faturën për muajin paraardhës. Madje faturat shfaqen edhe në darkë vonë apo datë 11 me efekt për muajin paraardhës.”

Sipas tij me gjendjen aktuale që është SelfCare 80% e bizneseve pritet të bëjnë korrigjime, duke shtuar barrën e deklaruesve, por edhe të tatimeve që janë përpunuesit e informacionit.

Mala rekomandon që për shkak të kësaj situate është shumë e nevojshme nga administrata tatimore të sistemohen së pari afatet dhe të zgjidhen problematikat. Afati i të drejtës së lëshimit të faturave për muajin paraardhës mos të jetë i njëjtë me ditën e fundit të mbylljes së muajit. /MONITOR

kontabilistët

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci