Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Produktiviteti i ekonomisë shqiptare, si faktor përcaktues i konkurrueshmërisë dhe nivelit të mirëqenies së qytetarëve, mbetet relativisht i ulët krahasuar me Bashkimin Europian
TIRANË- Gjatë dekadës së fundit punësimi është rritur më pak se produktiviteti në ekonomi. Kjo ecuri mban peng rritjen e pagave. Ministria e Financave përllogariti se nga viti 2012-2021, numri i të punësuarve është rritur me 74% ndërsa Vlera e Shtuar në Ekonomi me 68.8 për qind. Analiza më të detajuara tregojnë se punësimi është rritur si pasojë e luftës ndaj informalitetit në tregun e punës. Formalizmi i vendeve të reja të punës rrit statistikat zyrtare të punësimit, por nuk e përmirëson Vlerën e Shtuar.
Produktiviteti i ekonomisë shqiptare, si faktor përcaktues i konkurrueshmërisë dhe nivelit të mirëqenies së qytetarëve, mbetet relativisht i ulët krahasuar me Bashkimin Europian.
Të dhënat e “World Development indicators database”, 2022 tregojnë se gjatë dekadës së fundit, niveli mesatar i produktivitetit të ekonomisë shqiptare, i matur sipas fuqisë blerëse (USD konstant PPP) si kontribut në PBB i çdo personi të punësuar, në vitin 2012 ishte sa 31.2 për qind e mesatares së Bashkimit Europian dhe arriti në 34.7 për qind në vitin 2021.
Aktivitetet me vlerë të lartë të shtuar që kontribuojnë për rreth 1/3 e punësimit (përjashtuar bujqësinë dhe administratën) kanë pasur rritjen më të lartë të punësimit gjatë dekadës së fundit.
Analiza e të dhënave na tregon se gjatë dekadës së fundit 2011 – 2020, sektorët jobujqësorë me rritjen më të lartë të produktivitetit në Shqipëri janë ata të shëndetësisë (që angazhon 2.4 për qind të punësimit në vend), shërbimeve të ndryshme (9 për qind të punësimit në vend), publikimet dhe software (0.5 për qind të punësimit), shërbimet profesionale (7.3 për qind të punësimit), energjia dhe gazi (6.2 për qind të punësimit) etj. Në këto sektorë niveli i produktivitetit është rritur mbi dy herë krahasuar me dhjetë vite më parë.
Këta sektorë ekonomikë që përbëjnë njëkohësisht drejtimet më të rëndësishme, ku cilësia e punës dhe mirëqenia e qytetarëve të përfshirë në këto aktivitete, është në përmirësim të dukshëm krahasuar me aktivitetet e tjera në vend.
Ministria e Financave sugjeron se fuqizimi i mëtejshëm i sektorëve të tillë dhe të tjerëve potencialë, përmes politikave mbështetëse për zgjerimin e punësimit mund të diversifikojë më tej orientimin e ekonomisë drejt aktiviteteve produktive dhe krijon mundësi të mëtejshme për të përmirësuar konkurueshmërinë e ekonomisë dhe kontribuar në mënyrë të qenësishme në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Bujqësia renditet si sektori me produktivitetin më të ulët në ekonominë e vendit. Niveli relativisht i ulët i produktivitetit në punë, sidomos në sektorin e bujqësisë, pasqyrohet në nivelin e pagave në Shqipëri.
Ndër shqetësimet kryesore të raportuara nga bizneset është mungesa e punonjësve të kualifikuar dhe raporti i pabalancuar midis pagesës dhe produktivitetit në punë .
Presioni i mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar i shtyn nivelet e pagave lart, duke i kthyer në më tërheqëse shumë pozicione pune në treg, por që bizneset vendase të jenë të afta të konkurrojnë brenda vendit apo rajonit të hapur, është e nevojshme që ky proces të përparojë së bashku me përmirësimet e domosdoshme të produktivitetit në punë.
Marrë nga Monitor.al
Foto Ilustruese KOSOVË- Problemet financiare, mungesa e vendeve të punës e ekonomia e ulët e vendit shpesh herë kanë qenë...
Foto Ilustruese TIRANË- Gjimnazistët e sotëm dhe sidomos ata që studiojnë në shkollat profesionale, në vend që t&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Drejtimi i grave në biznes, edhe në sipërmarrje në vendin tonë, mbetet i ulët. Shqipëria re...
Foto ilustruese TIRANË- Punonjësit shqiptarë, si meshkuj, ashtu dhe femra, kanë oraret më të gjata të punës në...
Foto ilustruese Bastet online do të hapen brenda 3-mujorit të parë të vitit 2023. Por, edhe pse është e vendosur ta kaloj&eum...
Foto ilustruese Rezultatet e Anketës së Forcës së Punës të realizuar nga INSTAT treguan për një zgjerim vjetor t&eu...
Foto ilustruese Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar në Rajon, me diferencë të konsiderueshme nga vendet e tjera të B...
Foto Ilustruese TIRANË- Rritja e numrit të agroturizmeve në vend, thuajse në çdo rajon të Shqipërisë rurale, ka s...
Foto ilustruese TIRANË- 2023-shi sapo ka trokitur dhe individët kanë filluar të bëjnë llogaritë e prioriteteve, te...
Foto Ilustruese TIRANË- Normat e interesit të kredive të reja në lekë kanë vijuar të rriten gjatë muajit nënto...