LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritet punësimi “pa pagë”, vetëm 28.7% e të punësuarve rishtas në korrik-shtator paguan sigurime shoqërore

Sipas të dhënave administrative, (listëpagesa e tatimeve për punonjësit me sigurime) numri i të punësuarve arriti në 725, 370 persona në tremujorin e tretë 2022 ose 15,476 më shumë se një vit më parë, me zgjerim 2.6 për qind më shumë.

2 Janar 2023, 18:45 Nga k.m.
Rritet punësimi “pa pagë”, vetëm 28.7% e të
Foto ilustruese

Rezultatet e Anketës së Forcës së Punës të realizuar nga INSTAT treguan për një zgjerim vjetor të punësimit me rreth 53 mijë persona në tremujorin e tretë të vitit 2022, por në të njëjtën periudhe në skemën e sigurimeve shoqërore janë shtuar vetëm 15 mijë persona. Në tremujorin e tretë të vitit 2022 nga të punësuarit rishtas vetëm 28.7% e tyre paguajnë sigurime shoqërore.

Sipas të dhënave administrative, (listëpagesa e tatimeve për punonjësit me sigurime) numri i të punësuarve arriti në 725, 370 persona në tremujorin e tretë 2022 ose 15,476 më shumë se një vit më parë, me zgjerim 2.6 për qind më shumë.

Ekspertët e tregut të punës, por edhe entet qeveritare i shohin diferencat në punësim nga dy burimet kryesore te të dhënave, Anketa e Forcës së Punës dhe të dhënat administrative si një tregues të informalitetit.

Të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës që matet nga INSTAT konsideron të punësuar personat që kanë kryer një punë qoftë dhe një orë kundrejt një page ose përfitimi gjatë javës së referencës (Java e referencës është java kalendarike nga e hëna në të diel para datës së intervistës).

Ndërsa të dhënat administrative raportojnë personat që paguajnë sigurime shoqërore në tatime. Në këtë skemë raportohen vetëm personat që kryejnë një punë kundrejt pagesës, ndërsa në Anketën e Forcës së punës raportohen si të punësuar edhe punonjësit pa pagesë në biznesin e familjes. INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë ishin të punësuar mbi 1,3 milionë persona në të gjithë vendin, por vetëm 53.8% e tyre paguajnë sigurime. Tregu i punës në vendin tonë ende vuan nga një shkallë e lartë infomaliteti tha Ministria e Financave Delina Ibrahimi në një konferencë të përbashkët për sfidat e tregut të punës të realizuar së fundmi nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe revista “Monitor”.

"Një vit më parë kur tatimet ushtruan një aksion në biznese me fokus informalitetin e pagave, për 70% të punonjësve me pagë minimale u rrit deklarimi,"- tha zonja Ibrahimi.

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) përllogarit se Shqipëria ka punësimin ne të zezë gati dyfish më të lartë se mesatarja europiane dhe një nga nivelet më të larta në rang europian. Sipas të dhënave që i takojnë vitit 2019, ILO përllogarit se punësimi informal në Shqipëri është 56.7 për qind e totalit të punësuarve.

Pas Shqipërisë normën më të lartë të informalitetit në punësim e ka Bosnja me 30 për qind të totalit të punësimit. Në vende të tjera të Europës që nuk janë anëtarë të BE ky tregues është shumë herë më i ulët. Në Maqedoni punësimi informal ishte vetëm 13.8 për qind e totalit në vitin 2019, ndërsa në Serbi 18.7 për qind.

Shqipëria ka ende një hapësirë të madhe të pashfrytëzuar në tregun e punës e cila mund të përdoret për të ulur deficitet e skemës se pensioneve dhe të sigurimeve shëndetësore. Informaliteti në Shqipëri mbetet shqetësues edhe për biznese dhe persona që veprojnë brenda kontureve të ligjit dhe shfrytëzojnë dobësitë e tij duke krijuar evazion fiskal.

Rastet tipike përfshijnë punën e padeklaruar, ku njësitë ekonomike me dashje shmangin taksimin e punës duke dhënë rroga “cash” që në Shqipëri njihet gjerësisht si “paga e zarfit”./Monitor

marreveshja per sigurimet shoqerore sigurimet shoqerore

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen