LIVE UPDATES
Ekonomi

Të pasurit kërkojnë stilime, shtresa e mesme vetëm për dasma; Si po ndikohet tregu nga Instagram

Kategoritë me kërkesën më të lartë mbeten artistët, të pasurit që kërkojnë veshje të stiluara për raste festash, eventesh dhe pune, gratë me një peshë të caktuar trupore, por edhe kompanitë e mëdha që kanë shtuar investimet për imazhin e kuruar të punonjësve të tyre.

31 Dhjetor 2022, 07:18 Nga k.m.
Të pasurit kërkojnë stilime, shtresa e mesme vetëm për
Foto ilustruese

Pas viteve 2000, kërkesa për veshje të stiluara është rritur në Shqipëri. Stilistët shqiptarë prej vitesh kanë krijuar markën e tyre, çka i ka ndihmuar që jo vetëm të shesin shtrenjtë produktet e tyre, por edhe të diversifikojnë, duke mos mbetur vetëm te veshjet. Tashmë në Shqipëri nuk mungon tregtimi i markave më të njohura të modës, por kërkesa për një veshje “Made in Albania” është shtuar ndjeshëm.

Stilisti Joni Peçi pohoi për “Monitor” se është një përqindje shumë e lartë e individëve që stilojnë veshjet e tyre gjatë gjithë periudhës së vitit. Sipas tij, kategoritë me kërkesën më të lartë mbeten artistët, të pasurit që kërkojnë veshje të stiluara për raste festash, eventesh dhe pune, gratë me një peshë të caktuar trupore, por edhe kompanitë e mëdha që kanë shtuar investimet për imazhin e kuruar të punonjësve të tyre. Eventet e fundvitit, pushimet në Dubai, pjesëmarrja në jetën artistike, siç është “Kënga magjike” apo Festivali i RTSH-së janë të tjera arsye që shqiptarët zgjedhin veshje të personalizuara nga stilistët shqiptarë.

Stilistja Lira Koça shton se krahasuar me periudhën para pandemisë, shtresa me të ardhura të mesme, siç janë mësuesit apo të punësuarit në administratë, këtë vit kanë reduktuar kërkesën për stilimin e veshjeve, ndërsa kërkesa për të pasurit nuk ka shënuar rënie.

“Nëse para pandemisë, individët me të ardhura të mesme stilonin veshje edhe për në punë, këtë vit, kërkesa është reduktuar. Kjo kategori e shoqërisë po stilon më tepër veshje për ditëlindje dhe martesa. Ndërsa kërkesa nga të pasurit për veshje të stiluara vijon të mbetet e lartë në gjithë periudhën e vitit. Në prag të fundvitit ka një rritje të kërkesës për stilim veshjesh nga individë të pasur të cilët kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvit në Dubai. Për festimet në Dubai, shumë gra stilojnë deri në 10 veshje. Gjithashtu, në këtë periudhë të vitit, në Tiranë janë mbajtur disa koncerte siç janë Festivali i Këngës në RTSH, apo edhe Kënga Magjike, që ndikoi edhe më tepër te rritja e kërkesës”.

Çmimet për stilimin e veshjeve në atelienë e znj. Lira Koça nisin nga vlera minimale prej 100 eurosh dhe variojnë 400 deri në 500 euro. Në atelie të tjera të veshjeve luksoze, sipas vëzhgimit të “Monitor” çmimet e fustaneve për evente gala nisnin nga 420 euro deri në 640-720 euro. Qiraja për veshjet e luksit nis nga 100 euro për 24 orë. Shitësit e dyqaneve të modës pohuan se, këtë vit, kërkesa është e lartë si për bërje të veshjeve luksoze, ashtu edhe për marrjen e tyre me qira. Eventet që po zhvillohen në fundvit, duke përfshirë edhe festimet me stafet e kompanive, të bllokuara prej dy vitesh për shkak të pandemisë, kanë ndikuar te shtimi i kërkesës për këto veshje.

Pavarësisht se për të pasurit, stilimi i veshjeve nuk del asnjëherë nga moda dhe në Shqipëri aktiviteti i stilistëve të njohur ka marr hov zhvillimi, konsumi i shpejtë i imazhit në rrjetin social Instagram kërkon shumëllojshmëri veshjesh. Mjaft blogerë apo individë në Shqipëri, për shkak të leverdishmërisë ekonomike, kanë rritur kërkesën për veshje të stiluara të marra me qira.

Stilisti Joni Peçi thotë se kjo është rryma mbizotëruese pas pandemisë për shumë shtëpi të modës jashtë, që ka nisur edhe në Shqipëri, pasi po përballen më tepër me fluks kërkesash për veshje me qira, sesa për blerjen e tyre. 

“Rreth 90% e femrave në Shqipëri kërkojnë më shumë veshje me qira sesa t’i blejnë. Klientët po na çojnë drejt stilimit të veshjeve me sharm dhe stil, por për t’u dhënë me qira dhe kjo për shkak për shkak të komercializimit të imazhit në Instagram. Janë të shumta femrat që nuk kërkojnë të publikojnë foto në Instagram me veshje të njëjtë. Për arsye komerciale ato zgjedhin t’i marrin me qira sesa t’i blejnë të stiluara. Pavarësisht se kërkesa për dhënie me qira është e lartë, konkurrenca absurde në Instagram për të qenë unik dhe për të mos përdorur veshje që dikush tjetër i ka veshur më parë, po dëmton industrinë e modës.

Kriza e ndikuar nga shfaqja e imazhit në rrjetet sociale ka falimentuar disa shtëpi të modës jashtë. Për këto arsye, në fund të muajit janar, në një sfilatë të madhe do të prezantoj koleksionin e ri të veshjeve të modës së lartë, që do të jepet me qira, me qëllim për të përballuar trendin aktual të kërkesës”.

Për sa i përket ndikimit të Instagram në botën e botës, stilistja Lira Koça nënvizon se shumë vajza të reja frymëzohen nga stili i blogores amerikane, Kim Kardashian, për veshjet e tyre. Pandemia ndryshoi rutinën e ditës në mbarë botën dhe mjaft shtëpi mode sipas Era Xhabaftit, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania ndikoi te stilistët që u përshtatën shumë shpejt me ndryshimin.

“Çdo markë krijoi, apo i dha më tepër rëndësi pjesës sportive apo veshjeve që janë më komode. Tani shumë veshje kanë elasticitet, këpucët janë kthyer në më të rehatshme dhe sot këtë e quajmë mode.

Pra jemi në periudhën e të qenët komod, por me shumë stil. Veshjet e mbrëmjes dhe ato luksoze do të ekzistojnë gjithmonë, sepse për takime të rëndësishme, për evente, kodi i veshjes, duhet dhe shijon kur ka seriozitet dhe luks në të. Mendoj që çelësi kryesor për t’u dukur bukur është, që të përshtatësh veshjen sipas rastit”./Monitor

stilistet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen