LIVE UPDATES
Ekonomi

Në stendat e fruta-perimeve, festat mbërritën me çmime të larta dhe blerje të pakta

Shtrenjtimi i çmimeve që ka vazhduar zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit, shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve, i ka tkurrur fitimet për ta.

29 Dhjetor 2022, 09:52 Nga k.m.
Në stendat e fruta-perimeve, festat mbërritën me çmime
Foto ilustruese

TIRANË- Edhe pse moti ka qenë i mirë dhe ngricat nuk kanë dëmtuar prodhimet e tokës siç ndodhi vitin e shkuar, në një vizitë nëpër tregjet e fruta-perimeve në kryeqytet dita duket e vakët. Në kushtet e një krize të zgjatur çmimesh, tregtarët që rreken të shesin diç më shumë këto ditë festash, pesimistë pohojnë për Gazetasi.al që janë blerjet më të pakta të viteve të fundit.

Shtrenjtimi i çmimeve që ka vazhduar zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit, shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve, i ka tkurrur fitimet për ta. Një muaj më parë, Viktor Kondatçiu, një tregtar që shet në krye të tregut te ish-Uzina Dinamo tha për Gazetasi.al se në shumë vite punë, nuk e mbante mend herën e fundit kur blerjet e qytetarëve në tregjet me pakicë ishin aq të pakta. I njëjti, i qëndron sërish po të njëjtit konstatim.

“Prodhimi i pakët vendas i ka mbajtur të larta çmimet e fruta-perimeve. Nga ajo që shohim çdo ditë, qytetarët janë në krizë. Ritmet e blerjes janë shumë të ulëta edhe pse janë festat e fundvitit. Përpara tre vitesh ne mezi përballonim fluksin e punës këtë periudhë”, thotë ai për Gazetasi.al.

Në fakt, prodhimin e pakët vendas e kanë pranuar herë pas herë edhe ekspertë të ndryshëm bujqësie për Gazetasi.al. Sipërfaqet e mbjella në serat e Myzeqesë kanë rënë me mbi 25% sipas të dhënave të terrenit të grumbulluara nga fermerët, eksportuesit dhe tregtarët e inputeve. 

Rreth 20% e serave gjithashtu janë mbyllur dhe braktisur pasi fermerët, të nxitur sipas tyre nga amullia e politikës fiskale dhe kostot e larta, po nxiten drejt emigrimit.

“Fitimet e ditës këtë periudhë, krahasuar me të njëjtën përpara disa vitesh, janë ulur gati me 60%. Njerëzit po blejnë vetëm perimet më të domosdoshme, frutat më pak dhe sidomos të tilla si ananasi apo avokado”, vijon ai mandej.

Në zonën e “Tregut Elektrik”, disa syresh pohojnë për Gazetasi.al që të gjithë qytetarët që po kalojnë andejpari janë të stepur në blerjet e tyre.

“Ne e dinim që këtë situatë do kishim për festa sepse dita duket që në mëngjes thonë. Ka disa muaj, sidomos pas vjeshtës kur frutat dhe perimet patën një shtrenjtim, që blerjet kanë rënë dhe shpenzimet tkurren. Megjithëse që pas Krishtlindjes blerjet kanë qenë disi më të gjalla, situata është shumë e dobët”, thotë një tjetër për Gazetasi.al ndërsa aty për aty hedh në një arkë të dalë boje disa domate të kalbura.

“Të gjithë perimet kanë shënuar rritje. Brokoli, lulelakra, spinaqi, domatet, janë rritur gati me 30%. Arrat me 40% meqë janë dhe ingredient kryesor për bakllavanë. Ne e kuptojmë dhe peshën që kanë qytetarët tek gjenden përballë këtyre çmimeve të larta por në fund të ditës secilit i rëndon më shumë halli i vetë”, vijoi më tej ai.

Edhe në një vëzhgim që bëri Gazetasi.al konstatoi se disa fruta dhe perime kanë patur një shtrenjtim prej 40-50 lekësh. Kjo, për të amortizuar kostot e tyre, sipas tregtarëve, që ende përpiqen të rikuperojnë dëmet nga vala e pandemisë. Ndonëse rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash është një “traditë” e vazhdueshme në vendin tonë, këtë vit rritja është disa herë më e madhe.

Kjo valë e re diktohet kryesisht edhe nga kërkesa e shtuar në treg nga emigrantët që rikthehen për periudhën e festave. Megjithatë edhe pse çmimet luhaten me pak gjë në zona të ndryshme të Tiranës, ankesat përsërisin vetveten kudo. Si nga shitësit ashtu edhe nga blerësit.

Vala e rritjes së çmimeve erdhi me ritëm të shpejtë në tregjet globale pas pushtimit të Ukrainës, me inflacionin që shënoi nivelet më të larta në shumë shtete të botës. Por në vendet në zhvillim si Shqipëria, ku mundësitë për të amortizuar efektet janë të pakta dhe konsumi është i bazuar në import, goditjet në buxhetin e konsumatorëve janë më të ashpra. Një pensioniste, e cila po blinte perimet e ditës dhe ende nuk kishte bërë furnizimet për festën e fundvitit, thotë për Gazetasi.al me shqetësim që me pensionin e saj, çmimet këtë vit kanë qenë të papërballueshme.

“Po të mos kisha fëmijët në emigrim, as për gjithë ilaçet nuk do më dilnin paratë”, tha ndërsa shtoi se ndihet e pambrojtur karshi kësaj rritje çmimesh.

Në fakt edhe në buletinin e çmimeve të nëntorit sipas INSTAT, ku inflacioni shënoi nivelin e 7.9%, ushqimet ishin kategoria që kanë udhëhequr rritjen./GazetaSi

rriten çmimet e fruta perimeve

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion