LIVE UPDATES
Ekonomi

Numri i bankave është ulur, por numri i fintechs po rritet me ritme të shpejta

27 Dhjetor 2022, 07:06 Nga A.B

Numri i bankave është ulur, por numri i fintechs po rritet me ritme

Tregu i institucioneve financiare që bazohen në teknologjitë e reja (fintechs) po tërheq një numër në rritje aktorësh në vitet e fundit, si në segmentin e pagesave, ashtu edhe në atë të kredidhënies.

Brenda dy viteve të fundit, Banka e Shqipërisë ka licencuar tetë institucione financiare jobanka që kanë si objekt të aktivitetit të tyre shërbimet e pagesave dhe të mikrokredisë. Së fundmi, edhe një aktor tjetër nga tregu rajonal ka nisur procedurat paraprake për të hyrë në tregun financiar shqiptar.

Bëhet fjalë për kompaninë kosovare Zvilo, subjekt që aktualisht është e licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës për aktivitetin e faktoringut.

Megjithatë, Zvilo është një subjekt i regjistruar në platformat e mbledhjes së fondeve (crowdfunding) në Mbretërinë e Madhe dhe këtë vit ka siguruar një financim prej 50 milionë eurosh nga kompania britanike e manaxhimit të aseteve Fasanara Capital, për të mbështetur projektin e transformimit të këtij institucioni financiar në të parën bankë dixhitale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Zvilo po ndërton një platformë që parashikon huadhënien për SME-të dhe huadhënien konsumatore, të ndërthurur me shërbime të pagesave. Paralelisht me zgjerimin e aktivitetit në shërbimet e reja për tregun Kosovar, Zvilo bën të ditur se ka nisur paralelisht edhe procedurat paraprake për tu licencuar edhe në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Më herët, edhe kompania bullgare e mikrofinancës, Easy Credit, ka nisur procedurat për tu licencuar nga Banka e Shqipërisë.

Ndërsa tregu bankar në vitet e fundit po kalon një proces të dukshëm konsolidimi, me uljen e numrit të bankave nga 16 në 11, tregu i fintechs duket në një fazë mjaft dinamike dhe po tërheq investitorë të rinj. Ky interes bazohet në potencialet e mëdha ende të pashfrytëzuara që ka tregu shqiptar në drejtim të përfshirjes financiare dhe paralelisht në zgjerimin e aksesit të publikut në teknologjitë e reja të informacionit dhe komunikimit.

Në sektorin e pagesave, interesi i lartë për fintechs është i lidhur shumë me ligjin e ri “Për shërbimet e pagesave”, që do të sjellë edhe në Shqipëri konceptin e open banking, që do të mundësojë përdorimin e llogarisë bankare për të kryer shërbime pagesash edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare. Open banking do të mundësojë dy shërbime të reja, atë të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të informimit mbi llogaritë.

Ndërkohë, prej disa vitesh tashmë kanë marrë zhvillim të shpejtë tregu i mikrofinancës konsumatore që shfrytëzon teknologjinë për të ofruar shërbim shumë të shpejtë dhe me procedura minimale, por natyrisht me një risk dhe çmim më të lartë të kredisë.

Interesi i lartë i kompanive të reja për shërbime financiare të kreditimit dhe të pagesave është sinjal që tregon se edhe Shqipëria mund të jetë drejt një epoke të zhvillimit të institucioneve fintech, tendencë që në vendet më të zhvilluara është e prekshme prej vitesh./MONITOR

banka

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen