LIVE UPDATES
Ekonomi

"Bursa e energjisë" ende në letër, MIE: Duhet të bëhen gati të gjitha kushtet

Në mbledhjen e datës 27 dhjetor Bordi ka parashikuar në diskutim vendimin “Për miratimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike (Rregullat, përkufizimet, procedura e tregtimit si dhe procedura e klerimit dhe shlyerjes) të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a”.

26 Dhjetor 2022, 11:58 Nga A.B
"Bursa e energjisë" ende në letër, MIE: Duhet të
Energji

Bursa e Energjisë që më herët u deklarua se do të niste funksionimin në 23 nëntor 2022 do të shtyhet edhe për pak muaj.

Kjo lidhet më shumë me kalimin e të gjitha hallkave të nevojshme për krijimin e kushteve të funksionimit ku së pari mbeten ende për t’u miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë rregullat e tregut.

Në mbledhjen e datës 27 dhjetor Bordi ka parashikuar në diskutim vendimin “Për miratimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike (Rregullat, përkufizimet, procedura e tregtimit si dhe procedura e klerimit dhe shlyerjes) të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a”.

Burime nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë thanë se shtyrja e datës së funksionimit të bursës lidhet me krijimin e kushteve të përshtatshme për të nisur aktivitetin. Kjo do të thotë që fillimisht duhet të bëhen gati të gjitha kushtet në mënyrë që pjesëmarrësit të dinë mënyrën e funksionimit, leverdishmërinë që kanë nga kjo mundësi e re por edhe të jenë të interesuar për të qenë pjesë e saj. “Hapja e një burse pa pasur palë të interesuara për të tregtuar në të nuk ka vlerë” pohuan të njëjtat burime.

Aktualisht Bursa Shqiptare e Energjisë ka deklaruar se po kalon një fazë trajnimesh me palët e tregut dhe me miratimin e rregullave që pritet që të bëhen nga ana e Entit Rregullator të Energjisë hapet rruga edhe për nisjen e regjistrimeve.

“Miratimi i rregullave duhet të bëhet nga dy Borde si nga ai rregullator i joni edhe i Kosovës. Në bazë të kësaj bëhet më pas legjitime nisja e regjistrimeve. Ka shumë rëndësi që nga trajnimi që po zhvillohet anëtarët të jenë të kënaqur me funksionimin e bursës. Kur ka një numër të caktuar anëtarësh që kanë interes për bursën atëherë edhe data e funksionimit të saj merr rëndësi.

Ne besojmë që deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm do të dalim në konkluzionin për të dalë me një datë zyrtare. Gjithçka do të jetë konsoliduar edhe me trajnimet dhe do jenë bërë dhe regjistrimet për t’i hapur rrugë procesit” thanë burimet nga MIE.

Bursa e energjisë është një nga projektet më të zvarritur të sektorit dhe arsyet e kësaj situate i janë faturuar situatave të ndryshme. Jo në pak raste vonesa e bursës është bërë objekt kritikash i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë apo edhe aktorëve të tregut të cilët e cilësojnë funksionimin e saj si jetik në rritjen e transparencës dhe konkurrencës.

Bursa e Energjisë konsiderohet si një hallkë e rëndësishme edhe për momentin ku ndodhet aktualisht tregu i energjisë ku pas liberalizimit të bizneseve të lidhur në tension 35 kv në vitin 2018 në janar 2022 në treg të lirë ligjërisht kanë dalë edhe 7600 biznese të lidhur në tension 20,10,6 kv por që për shkak të krizës liberalizimi i tyre është i pjesshëm duke u furnizuar me një çmim preferencial prej 18.2 lekësh./MONITOR

bursa e energjise energji

Sondazh

Poll
Ekonomi 24 Dhjetor 2022, 07:02 d.a.

“Rizgjimi” i hekurudhave  shqiptare

  TIRANË- Disa vite më parë, Hekurudha iu nënshtrua ndryshimeve, duke u riorganizuar në përshtatje të kuadrit të r...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri