LIVE UPDATES
Ekonomi

Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur", gjeli i detit është bërë me 'krah'

Shtrenjtimi vijoi zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët.

24 Dhjetor 2022, 12:02 Nga k.m.
Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur",
Foto ilustruese

TIRANË- Që në krye të herës, fillimi i luftës në Ukrainë paralajmëroi që tregjet globale do të prekeshin nga një ‘dimër i madh çmimesh’, me rritje të vazhdueshme që do të rëndonin xhepat e konsumatorëve. Shtrenjtimi vijoi zinxhir, që nga prodhimet e tokës, te grumbulluesit dhe shitësit me shumicë e deri te stendat e tregjeve ku blejnë shqiptarët. Ndonëse rritja e çmimeve të produkteve ushqimore në prag festash është një “traditë” e vazhdueshme në vendin tonë, këtë vit rritja do të jetë disa herë më e madhe.

Gazetasi.al bëri një analizë duke marrë për bazë vetëm gatimet tradicionale të festës duke u bazuar në çmimet e ingredientëve në supermarkete dhe në tezgat e fruta-perimeve. Gjeli i detit, një nga pjatat që edhe tipizon festat e fundvitit, sipas fermerëve është shtrenjtuar me 500 lekë këtë vit. Pra një gjel deti i cili mesatarisht peshon 4 kilogramë, kushton këtë vit rreth 4800 lekë nga 3200 që ishte vitin e shkuar. Halit Bana, një prej tyre, thotë për Gazetasi.al se një gjel deti, peshë e gjallë, sot në tregje shitet 1200 lekë për kilogram, nga 800 që ishte vitin e shkuar në të njëjtën periudhë.

Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur",

“Rritja erdhi sepse u rritën çmimet e bazës ushqimore. Misri është shtrenjtuar nga 37lekë/kg në 58 leë/kg. Soja ishte 95 lekë/kg ka shkuar 125 lekë/kg ndërsa vaji i sojës (pjesë e bazës ushqimore për pulat dhe gjelat) ishte 150 lekë/litër ka shkuar 300 lekë/litër”, thotë ai për Gazetasi.al ndërsa shton se ashtu si fermerë të tjerë është detyruar të rrisë çmimet.

Për ta gatuar atë me përsheshin tradicional, receta do kushtojë ca më tepër duke llogaritur edhe miellin, qepët dhe gjalpin që duhet për recetën. E njëjta panoramë pasqyrohet dhe me çmimin e mishit të viçit dhe të qingjit.

Një kilogram mish viçi që para luftës kushtonte 700 lekë tashmë kushton 1100 lekë, ndërsa një kilogram mish qingji nga 1000lekë që ishte para luftës, kushton rreth 1300lekë. Pra tre kg mish qingji, do t'u kushtojnë shqiptarëve 3900 lekë.

Sallata ruse, një tjetër element gjithmonë i pranishëm në tryezën e festave gjithashtu do të kushtojë më tepër këtë vit. Me të gjithë përbërësit e saj që kanë ndjerë rritje të ndjeshme, përveç bizeleve që kanë rritjen më të ulët me 10 lekë, sallata ruse do të kushtojë rreth 1380lekë nga 1047lekë, për një sasi për 5 persona.

Bakllavaja “e kripur” këtë vit

Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur",

Rritja më e ndjeshme do të jetë tek bakllavaja për shkak edhe të shtrenjtimit të gjalpit, një nga ingredientët kryesorë për përgatitjen e saj. Donjaldo Hoxha, nga Shoqata e Industrisë së Qumështit tha për Gazetasi.al se gjalpi u rrit për faktin se fabrikat po blejnë nga fermerët qumësht me çmim rreth 50% më të lartë. Kjo, për shkak se kostot e ushqimit të bagëtive, kryesisht himet, janë dyfishuar. Me gjithë përbërësit e saj, një tepsi bakllava këtë vit do të kushtojë rreth 2366 lekë nga 1429 që ishte vitin e shkuar në të njëjtën periudhë.

Ndërsa nëpër pastiçeri, shitësit thonë se qytetarët shqiptarë po blejnë në përmasa më të vogla, duke u fokusuar tek tepsitë e mesme.

Sivjet bakllavaja më e vogël. por edhe më "e kripur",

Edhe birra e vendit ka ndjerë shtrenjtim, kryesisht me 30 lekë më shumë. 

“Qelqi është shtrenjtuar me 70% dhe njëkohësisht edhe lëndët e tjera si elbi dhe kartoni ambalazhues janë rritur 30% secila në tregjet e huaja. Ndërsa shtrenjtimi i naftës përbën rreth 12-15% të kostove tona të produktit”, tha për Gazetasi.al Stefan Pinguli, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës.

Një shishe birrë kushton rreth 140 lekë. Pra nëse në një mbrëmje festive konsumohen mesatarisht tetë birra, fatura që duhet të paguajnë shqiptarët është 1120 lekë. Vitin e shkuar, tetë të tilla kushtonin rreth 960 lekë. Ndërsa këtë vit duhet të konsumoni një birrë më pak.

Në total, për këto elementë kryesorë të festës, fatura shkon në 13566 lekë pa llogaritur frutat dhe pijet e tjera./GazetaSi

festat e fundvitit


Sondazh

Poll
Ekonomi 24 Dhjetor 2022, 07:02 d.a.

“Rizgjimi” i hekurudhave  shqiptare

  TIRANË- Disa vite më parë, Hekurudha iu nënshtrua ndryshimeve, duke u riorganizuar në përshtatje të kuadrit të r...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet