LIVE UPDATES
Ekonomi

Thellohet deficiti tregtar i Kosovës, Serbia ia kalon Shqipërisë

Në nëntor 2021, Shqipëria ishte partneri kryesor i Kosovës në rajon për importet, me 6.7% të totalit dhe importet në vlerën 29 milionë euro. Në nëntor 2022, partneri kryesor i rajonit ka kaluar Serbia, me 6.6% të totalit, ose 31.5 milionë euro në vlerë.

23 Dhjetor 2022, 16:58 Nga k.m.
Thellohet deficiti tregtar i Kosovës, Serbia ia kalon Shqipërisë
Foto ilustruese

Deficiti tregtar i Kosovës ka shkuar në 401.4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 361.1 milionë eurosh në vitin 2021. Ky deficit është më i larë për (11.2%) në muajin nëntor 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin nëntor 2022.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për (11.2%) në muajin nëntor 2022, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 401.4 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 361.1 milionë eurosh në vitin 2021. Eksporti mbulon importin me 15.6%. Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2022 kishte vlerën 73.9 milionë euro, ndërsa importi 475,4 milionë euro, që është një rritje prej 4.6% për eksport dhe 10.1% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Serbia ia kalon Shqipërisë për importet

Në nëntor 2021, Shqipëria ishte partneri kryesor i Kosovës në rajon për importet, me 6.7% të totalit dhe importet në vlerën 29 milionë euro. Në nëntor 2022, partneri kryesor i rajonit ka kaluar Serbia, me 6.6% të totalit, ose 31.5 milionë euro në vlerë.

Importet nga Shqipëria në Kosovë kanë rënë me 22% në nëntor 2002 në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, ndërsa me Serbinë u rritën me 11% për të njëjtën periudhë. Turqia është partneri kryesor i Kosovës për importet në nëntor 2022, me 19.3% të totalit, e ndjekur nga Gjermania me 11.5%.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 18.1% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 15.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.9% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.2% e përbëjnë produktet minerale; 4.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 4.6% e përbëjnë produktet bimore, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 18.4% e përbëjnë produktet minerale; 12.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.1% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 7.4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.1% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25.5 milionë euro, ose rreth 34.5% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 32.3%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (11.9%), Italia (5.7%), Holanda (4.0%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 204.8 milionë euro, ose 43.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 7.8%. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (11.5%), Italia (7.5%), Greqia (4.3%), Sllovenia (3.5%), etj. Në muajin nëntor 2022, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26.2 milionë euro, ose 35.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6.6%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (12.7%), Shqipëria (10.6%), Serbia (6.5) dhe Mali i Zi (4.6%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s, në muajin nëntor 2022, arritën në 86.4 milionë euro, ose 18.2% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1.5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (6.6%), Maqedonia e Veriut (5.0%) dhe Shqipëria (4.7%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 22.1 milionë Euro, ose 30.0%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: SHBA (12.5%), dhe Zvicra (9.8%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet tjera të botës arritën në 184.0 milionë euro, ose 38.7%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (19.3%) dhe Kina (8.7%)./Monitor

kosovë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet