LIVE UPDATES
Ekonomi

Lidhet kontrata për Teatrin Kombëtar, faza e parë do të kushtojë rreth 19 milionë euro

Nga ana tjetër kontrata me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1” u fitua nga kompania INFRATECH dhe njoftimi i lidhjes së kontratës të enjten e kësaj jave bënte me dije se vlera totale më gjithë TVSH është 20 milionë lekë apo mbi 173 mijë euro.

23 Dhjetor 2022, 07:22 Nga DOSJA
Lidhet kontrata për Teatrin Kombëtar, faza e parë do të
Foto Ilustruese

TIRANË- Teksa punimet në terren për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar kanë filluar, një ditë më parë në sistemin e Agjencisë ë Prokurimit Publik u njoftua edhe lidhja e kontratës për ndërtimin-faza e parë. Po kështu në të njëjtën ditë u publikua edhe lidhja e kontratës për mbikëqyrjen e ndërtimit të Teatrit.

Konkretisht sipas formularit të nënshkrimit të kontratës të publikuar në faqen e APP nga ana e Bashkisë së Tiranës, kompania AGI-Kons që është edhe fituese e garës do të përfitojë rreth 19 milionë euro. Shuma përfshin totalin e kontratës ku fondi limit ka prej mbi 1.8 miliardë lekë ka të shtuar edhe tatimin mbi vlerën e shtuar duke arritur në 2.2 miliardë lekë.

Nga ana tjetër kontrata me objekt “Mbikëqyrja e punimeve për objektin “Godina e Teatrit Tiranë – Faza 1” u fitua nga kompania INFRATECH dhe njoftimi i lidhjes së kontratës të enjten e kësaj jave bënte me dije se vlera totale më gjithë TVSH është 20 milionë lekë apo mbi 173 mijë euro.

Të mërkurën e kësaj jave u njoftua edhe nisja zyrtare e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar një nga projektet që ka pasur edhe më shumë debat dhe përplasje ndër vite. Në terren fillimi i punimeve u shoqërua me prezencë të policisë duke tentuar që të shmangeshin përplasjet e mundshme që më herët gjatë fazave të diskutimit të projektit dhe shembjes faktike të teatrit të vjetër nuk kanë munguar.

Teatri Kombëtar u shemb në maj të vitit 2020 pas përplasjeve dhe kundërshtimeve të shumta të shoqërisë civile. Këshilli Kombëtar i Territorit i miratoi lejen teatrit në verën e vitit të kaluar, teksa kosto totale e tij llogaritet në 30 milionë euro. Projekti i parë që doli në publik parashikonte ndërtimin e disa kullave bashkë me Teatrin ndërkohë që më pas qeveria u tërhoq duke thënë se ky Teatër do të ndërtohej me para publike dhe nuk do të kishte ndërtesa shumëkatëshe bashkë me të. Projekti konsiston në ndërtimin e teatrit të ri në Tiranë me rreth 8.000 m2 mbi tokë dhe 5.000 m2 nëntokë në 3 nivele.

“Duke qenë një prizëm i thjeshtë, i ngjeshur në qendër të tij, objekti krijon njëkohësisht sheshe publike me pamje nga lindja dhe perëndimi, si dhe një hapësirë të hijezuar, e mbrojtur nga dielli,nga e cila vizitorët hyjnë në ndërtesë.

Pjerrësia e çatisë krijon një tjetër lloj hapësire së cilës i jepet një sfond dramatik nga vetë qyteti. Jo vetëm “zarfi” i ndërtesës është i përcaktuar për performanca, por edhe auditori dhe black box të cilat janë hapësira “tadicionale” kthehen në pjesëmarrëse aktive nëpërmjet marrëdhënies që kanë me fasadën dhe mënyrë sessi ndërveprojnë me kontekstin urban” thuhet në projektin arkitektonik të Teatrit të ri.

Marrë nga Monitor.al

teatri i ri kombetar

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion