LIVE UPDATES
Ekonomi

Akciza e janarit për cigaret 'hyn në fuqi' që në dhjetor. Ndryshimet fiskale që do të ndodhin në 2023-shin

Pikat e tabakinove në kryeqytet pranuan se ata i kanë rritur çmimet nga pak ditë sepse ashtu i ka ardhur fatura nga furnizuesit e mëdhenj. Fillimisht ka ndodhur me firmën Marlboro, LM, Lucky Strikes etj. 

28 Dhjetor 2022, 15:41 Nga k.m.
Akciza e janarit për cigaret 'hyn në fuqi' që në
Foto ilustruese

TIRANË- 1 janari i 2023-shit, njësoj si ata paraardhës, do të sjellë shtrenjtimin e produktit të duhanit në vend me 5 deri në 10 lekë për paketë. Akciza e vendosur 5 vite më parë synonte rritjen e çmimit për këtë produkt për të ulur më pas konsumin në popullsi. Por sipas statistikave të drejtorisë së doganave në Shqipëri në 11 mujorin 2022, importi i cigareve arriti pothuajse 3.000 ton, dhe rreth 800 i përkasin vetëm muajit nëntor. Kjo sipas operatorëve të tregut sepse ata po përgatiten për akcizën dhe po përfitojnë nga diferenca në çmime.

Gjithsesi, në disa pika shitjesh akciza është fuqizuar në ditët e fundit të dhjetorit 2022, për shkak se furnizuesit i shesin ato disa lekë më shtrenjtë. Pikat e tabakinove në kryeqytet pranuan se ata i kanë rritur çmimet nga pak ditë sepse ashtu i ka ardhur fatura nga furnizuesit e mëdhenj. Fillimisht ka ndodhur me firmën Marlboro, LM, Lucky Strikes etj. 

Përveç cigares, akcizës i nënshtrohet dhe birra vendase, por këtë herë e ndryshuar duke u unifikuar, në 710 lekë për 100 litra birrë të prodhuar. Rritje që do t’i sjellë buxhetit të shtetit 260 mln të ardhura shtesë dhe rritje të çmimit fundor në 2.3 lekë për kanaçe dhe 7.1 lekë për litër. Por në të njëjtën datë, shfuqizohet akciza për bateritë e makinave elektrike, me efekt negativ në buxhetin e shtetit, -50 mln lekë, si formë subvencionimi dhe nxitje të kursimit të energjisë dhe rritjes së asaj të rinovueshme.

Për të njëjtën arsye, nga 1 janari në 31 dhjetor 2023, përjashtohen nga TVSH-ja në import dhe në furnizimet brenda vendit, produktet si dru zjarri, paleta për ngrohje etj. Gjithashtu, Bursa Shqiptare e Energjisë që pritet të nisë punën vitin e ardhshëm, do të përjashtohet nga TVSH-ja në import apo furnizimi brenda vendit për  energjisë elektrike të destinuar që do të shesë duke i kaluar personit të tatueshëm për të cilin kryhet furnizimi me energji elektrike nëpërmjet mekanizmit të revers charge (autongarkesës).

Një tjetër ndryshim madhor do të ndodhë në financat e sektorit të energjisë elektrike, ku HEC-et e mëdha private do të “taksohen” me 50% të fitimit ekstra që kanë pasur gjatë vitit 2022 për shkak të rritjes së çmimeve në bursë. Ndonëse MFE e ka quajtur këtë si “kontribut” dhe jo taksë sepse nuk do të llogaritet si e ardhur fiskale, ky vendim pritet të sjellë 8 mld lekë më shumë në vit në buxhet. Ai pritet të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2024, por varet nga ecuria e çmimeve.

Ndryshimet tatimore që do të prekin biznesin janë ato të gjobave, ku për bizneset e mëdha në rast se malli nuk shoqërohet me faturë, do të gjobiten me 500 mijë lekë nga 75 mijë që gjobiteshin më herët. Në arkat e tyre do të ketë një limit parash cash deri në 150 mijë lekë, si rrugë për të minimizuar qarkullimin e parasë së thatë dhe rritjen e asaj elektronike. Ndërkohë, në buxhetin 2023, është llogaritur dhe efekti i basteve online në buxhet, 2 mld lekë nga tatimi, por sipas ministres së Financave Delina Ibrahimaj, ligji që e legjitimon këtë aktivitet do të miratohet tremujorin e parë 2023. Një tjetër ligj që pritet të miratohet vitin e ardhshëm është ai i Tatimit mbi të Ardhurat, që u kundërshtua fort nga grupet e interesit dhe u rikthye përsëri në hartim dhe konsultim. Ligji i TAP pritet të fusë në skemën e TVSH-së profesionet e lira, të vetëpunësuarit, kriptomonedhat, lojërat e fatiti etj, të zgjerojë shpenzimet e zbritshme dhe të rrisë pragun e patatueshëm të pagës minimale.

Në komisionet ndërparlamentare të Ekonomisë, u fol edhe për përfshirjen e akcizës në pijet energjetike dhe ato me gaz, por një ndryshim i tillë nuk është reflektuar në vendime. Akciza për naftën po ashtu nuk ka pasur rishikime, duke mbetur përsëri 38 lekë/litër./GazetaSi

akciza per cigaren

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet