LIVE UPDATES
Ekonomi

Projeksionet: “Frenimi” i Bankës së Shqipërisë, i përkohshëm. Norma bazë pritet të arrijë në 4.25% në fund 2023

Sipas analizës së fundit të Raiffeisen Research për tendencat e inflacionit dhe politikës monetare, stopimi i rritjes së normës bazë në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk ka shumë gjasa të vijojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm

28 Dhjetor 2022, 07:00 Nga A.B
Projeksionet: “Frenimi” i Bankës së Shqipërisë,
Banka

Rritja e normës bazë të interesit pritet të vazhdojë dhe të arrijë në 4.25% deri në fund të vitit 2023.

Sipas analizës së fundit të Raiffeisen Research për tendencat e inflacionit dhe politikës monetare, stopimi i rritjes së normës bazë në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nuk ka shumë gjasa të vijojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Vlerësohet se Banka e Shqipërisë do të vijojë rritjen e normës bazë të interesit me disa lëvizje radhazi gjatë vitit të ardhshëm, për të arritur pranë një niveli ekuilibër të vlerësuar rreth 4.25% në fund të vitit kalendarik 2023. Kjo do të thotë se norma bazë e interesit pritet të rritet me 1.5 pikë përqindje nga niveli prej 2.75% ku qëndron aktualisht.

Raiffeisen Research ende vlerëson se inflacioni i lartë bazë (8.3% për nëntorin), rritja e ndjeshme e pagave me 9.2% dhe rritja e shpenzimeve para zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm do ta detyrojnë bankën qendrore të rifillojë si shpejti ciklin e saj shtrëngues. Bazuar mbi këta indikatorë, vlerësohet se presionet e rritura inflacioniste nga ana e kërkesës nuk mund të justifikojnë një qëndrim të mëtejshëm akomodues të politikës monetare.

Megjithëse inflacioni në Shqipëri është më i ulët krahasuar me Eurozonën dhe me shumicën e ekonomive në Europë, nivelet e inflacionit bazë japin një tablo krejt tjetër. Për nëntorin ky tregues në Shqipëri ishte 8.3%, ndërsa në Eurozonë ishte në nivelin 5%.

Inflacioni bazë mat ndryshimin e çmimeve në ekonomi, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Ky tregues tenton ta zhveshë inflacionin total nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër, ndaj ka një ndikim të rëndësishëm në vendimmarrjen e politikës monetare të Bankës së Shqipërisë.

Një faktor tjetër veçanërisht shqetësues, që nënvizohet edhe nga Raiffeisen Research, është rritja e lartë e pagave, që mund të shtojë rreziqet inflacioniste nga ana e kërkesës. Treguesit e papunësisë në Shqipëri ndodhen në nivelet minimale historike, ndërsa shumë biznese po përballen me vështirësi në rritje për të siguruar forcën e nevojshme të punës, edhe për shkak të emigracionit të lartë të të rinjve. Zhvillimet demografike po krijojnë trysni shtesë për rritjen e pagave, çka rrezikon të rrisë edhe më shumë rrezikun inflacionist në ekonomi.

Në fakt, në komunikimet e veta Banka e Shqipërisë e ka bërë të qartë se rritja e mëtejshme e normave të interesit është e domosdoshme për të luftuar inflacionin e lartë. Vendimi për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë në mbledhjen e muajit dhjetor ishte i papritur për shumicën e analistëve.

Besohet se një ndikim në këtë vendim ka pasur edhe qëllimi për të qetësuar disi tregun financiar, që kishte shfaqur pasiguri të lartë sidomos në gjysmën e dytë të këtij viti, pasiguri që u reflektua në një rritje shumë të shpejtë të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë. Duke qenë se këto instrumente përdoren edhe si tregues reference (benchmark) për lekun, rritja e yield-eve u përcoll edhe në normat e interesit të kredive me interesa të ndryshueshëm në lekë./MONITOR

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet