LIVE UPDATES
Ekonomi

Vetëm 26% e familjeve në Shqipëri kishin kondicioner në 2021-shin. Shpenzimet për ushqime u ulën

Familjet në Shqipëri zotërojnë më së shumti pajisjet afatgjata kryesore si: televizorë, frigoriferë, lavatriçe, boilerë apo hekur për hekurosje, më shumë së 90%. Për 50% të familjeve në Shqipëri drutë apo qymyri ishin burimi i parë i ngrohjes për vitin e shkuar dhe për 44% energjia elektrike. Pjesa tjetër ka përdorur gazin apo fosile të tjera.

29 Dhjetor 2022, 15:59 Nga k.m.
Vetëm 26% e familjeve në Shqipëri kishin kondicioner në
Foto ilustruese

Niveli i jetesës në Shqipëri për vitin 2021 ka pasur rritje të papërfillshme, sipas kushteve të banimit dhe zotërimin e pajisjeve afatgjata. Në nivel kombëtar, sipas pajisjeve, 23.6% e familjeve në Shqipëri kishin mikrovalë në vitin 2021, 26.1% kondicionerë dhe 70.2% pajisje shumë funksionale. Shifrat janë në rritje nga 2020-a, por me ndryshime deri në vetëm 3-4 pikë përqindje. Familjet në Shqipëri zotërojnë më së shumti pajisjet afatgjata kryesore si: televizorë, frigoriferë, lavatriçe, boilerë apo hekur për hekurosje, më shumë së 90%. Për 50% të familjeve në Shqipëri drutë apo qymyri ishin burimi i parë i ngrohjes për vitin e shkuar dhe për 44% energjia elektrike. Pjesa tjetër ka përdorur gazin apo fosile të tjera.

Nga vjetari i Instat rezulton se më shumë se gjysma, 54.1% e familjeve në Shqipëri jetojnë në banesa të vogla, 51-90 m2. Ndërsa 35% e tyre jetojnë në banesa 91-130 m2 dhe 6.2% në banesa mbi 130 m2. Shpenzimet mesatare mujore të një familje shqiptare për 2021-shin kapnin vlerën e 85 mijë lekëve, me rritje të lehtë nga 2020-a në rang kombëtar. Sipas qyteteve, rritjen më të lartë të shpenzimeve e ka pasur Elbasani dhe Vlora me 8.3 dhe 7.7%. Gjithsesi Tirana ka vlerën më të lartë, 99.4 mijë lekë në muaj shpenzime për konsum. Më të ulëtën Kukësi, me 71.6 mijë lekë.

Nga harta e llojit te shpenzimeve vërehet një ndryshim i sjelljes konsumatore dhe në tërësi një rënie e shpenzimeve dedikuar ushqimeve, pijeve joalkoolike, alkoolike dhe duhanit, (përveç Elbasanit dhe Dibrës që shpenzojnë mbi 50%). Në Tiranë është niveli më i ulët i shpenzimeve mujore dedikuar këtij grupi, 40-42%. Për shpenzimet në nivel qarku sipas nivelit të arsimit të kryefamiljarit, vihet re që shpenzimet më të larta janë regjistruar në kategorinë e kryefamiljarëve me arsim të lartë apo pasuniversitar, ndjekur nga kategoria e të arsimuarve në shkolla të mesme të përgjithshme ose profesionale.

Nga përbërja e familjes, një person që jeton i vetëm, në 2021-shin ka shpenzuar mesatarisht 46.8 mijë lekë në muaj për konsum. Një çift, 63.6 mijë lekë dhe më shumë një familje me 5 persona, 101 mijë lekë në muaj.

Numri i lindjeve në Shqipëri është zvogëluar gjatë vitit të kaluar dhe ka pasur 864 lindje më pak se në vitin 2020. Qarku me numrin më të madh të lindjeve ishte i Tiranës, me 9.437 lindje, ndërsa qarku me numrin më të vogël të lindjeve ishte i Gjirokastrës, me 451 lindje. Në vitin 2021, koeficienti bruto i lindjeve në Shqipëri ishte rreth 9.7 lindje për 1.000 banorë. Qarku i Dibrës kishte nivelin me të lartë të koeficientit bruto të lindjeve në Shqipëri, me 13.2 lindje për 1.000 banorë. Qarku i Vlorës kishte nivelin më të ulët të koeficientit bruto të lindjeve, me 6.6 lindje për 1.000 banorë.

Indeksi sintetik i fekonditetit, ISF, në Shqipëri (sa fëmijë lind një grua gjatë jetës së saj) ka rënë në mënyrë të vazhdueshme: nga 1.48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1.32 në vitin 2021.

Ndërsa në të njëjtën kohë, mosha mesatare e grave shqiptare në lindje është rritur me gati një vit, brenda një periudhe pesëvjeçare: nga 28.4 në vitin 2017 në 29.2 në vitin 2021.

Qarqet me ISF më të lartë në Shqipëri janë të Dibrës dhe të Kukësit, respektivisht me 2.31 dhe 2.26 fëmijë për grua. Qarqet me ISF më të ulët janë të Vlorës dhe Korçës, respektivisht me 0.91 dhe 1.15 fëmijë për grua./GazetaSi

kondicioneret


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet