LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria drejt zhvillimit të zonave eko-industriale, nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me IFC

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Blendi Gonxhja dhe Javier Suarez, menaxher për Këshillimin ndaj Shteteve dhe Ekonomive të Evropës në IFC.

22 Maj 2025, 19:17 Nga M.B
Shqipëria drejt zhvillimit të zonave eko-industriale, nënshkruhet
Foto ilustruese

TIRANA- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), me synim forcimin e kuadrit ligjor dhe politik për zhvillimin e parqeve eko-industriale në Shqipëri. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri Blendi Gonxhja dhe Javier Suarez, menaxher për Këshillimin ndaj Shteteve dhe Ekonomive të Evropës në IFC.

Ky angazhim i përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe transformimit të zonave industriale në vend, në përputhje me standardet mjedisore të Bashkimit Evropian dhe objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Sipas ministrit Gonxhja, projekti do të shtrihet deri në vitin 2027 dhe do të mbështetet me një buxhet prej 600 mijë eurosh. Ai vuri në dukje se iniciativa synon të ndërtojë një model të qëndrueshëm zhvillimi industrial, ku mbrojtja e mjedisit dhe inovacioni ecin paralelisht me rritjen ekonomike.

“Kjo përfshin edhe përmirësimin e parqeve industriale ekzistuese dhe zhvillimin e parqeve të reja për të promovuar praktikat e qëndrueshme. Projekti financohet nga kuadri i investimit të Ballkanin Perëndimor, WBIF, i financuar nga BE dhe do të zbatohet nga IFC, pjesë e grupit të Bankës Botërore. Në kuadër të projektit të parqeve industriale në Shqipëri, IFC ka propozuar që ta kthejmë në format bashkëpunimi me ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për të përfshirë tre komponentë kryesore.

E para, përmirësimi i kornizave rregullatore dhe politike, integrimi i kornizës ndërkombëtare të parqeve eko industriale për të zgjeruar konceptin e tyre në vendin tonë. I dyti, forcimi i kapaciteteve i këtyre parqeve që synojnë në kalimin në konceptin sa më të parë të parqeve që janë ekzistuese përmes fillimit të një pilotimi përmes këtij projekti. I treti është aktivizimi sa më energjik i kapitalit privat që implementojmë teknologji të reja, forcimin e teknologjisë ekzistuese aty ku jemi”, tha Gonxhja.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, vlerësoi rolin e parqeve industriale në nxitjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar se synimi i tyre është përmirësimi i klimës së biznesit në vend. Ai i bëri thirrje sektorit privat që të angazhohet aktivisht dhe të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke e parë atë si një mundësi për rritje dhe bashkëpunim ekonomik.

“Plani i rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda 10 vjeçarit duke përmirësuar bashkëpunimin ekonomik dhe duke sjellë përmirësime në standartet ekonomike dhe duke pasur konvergjencë me BE dhe duke rritur financimet. Në bazë të ritmit dhe thellësisë së reformave, Shqipëria mund të përfitojë nga thuajse 1 miliard euro për të ecur përpara.

Objektivi i BE është të stimulojë investimet dhe klimën e zhvillimit jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon. Thirrje edhe sektorit privat që të investojë, duam që të marrim investimet  e tyre dhe prandaj parqet eko industriale janë element i rëndësishëm. Këto parqe eko industriale mbështesin investimet, zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit dhe kalimin në kalime më të mira dhe miqësore ndaj mjedisit.

Parqet eko-industriale janë nismë që do të ketë mbështetjen e IFC dhe BE. Do të ndihmojmë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, për uljen e kostove dhe ndihmojmë bizneset. Ne do të japim asistencën tonë me këtë partneritet strategjik. Këto parqet janë më shumë se një përpjekje mjedisore, ndihmojnë në krijimin e vendeve të punës dhe zinxhirët e duhur të ofertës. Ne po mbështesim të gjitha përpjekjet e Shqipërisë për të krijuar hapësirën e duhur të investimeve”, deklaroi ambasadori./ Monitor

ifc

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj