LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN: Rritja ekonomike 4% në Kosovë, inflacioni 2.25% gjatë vitit 2025

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Instrumentit të Mbështetjes dhe Qëndrueshmërisë  për Kosovën.

22 Maj 2025, 17:48 Nga M.B
FMN: Rritja ekonomike 4% në Kosovë, inflacioni 2.25% gjatë vitit
FMN

KOSOVA- Pavarësisht pasigurisë nga tensionet tregtare, rritja pritet të mbetet në katër për qind në vitin 2025, me inflacionin që stabilizohet në dy pikë njëzet e pesë për qind. Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar rishikimin e katërt dhe të fundit të Marrëveshjeve të Instrumentit të Mbështetjes dhe Qëndrueshmërisë  për Kosovën. Sipas FMN-së, pavarësisht pasigurisë nga tensionet tregtare, rritja ekonomike në Kosovë pritet të mbetet në katër për qind në vitin 2025. Po ashtu FMN njofton se gjatë vitit 2025, inflacioni do të jetë 2.25 për qind.

“Kosova ka shënuar një performancë të fortë ekonomike, me rritje prej 4.4 për qind në vitin 2024, kryesisht për shkak të konsumit të familjeve dhe kredive private. Inflacioni ka rënë në 1.6 për qind nga 4.9 për qind në vitin 2022. Deficiti i llogarisë jashtme është zgjeruar në 9 për qind të Bruto Produktit Vendor, pasi rritja e konsumit dhe investimeve çoi në rritjen e importeve. Pavarësisht pasigurisë nga tensionet tregtare, rritja pritet të mbetet në katër për qind në vitin 2025, me inflacionin që stabilizohet në dy pikë njëzet e pesë për qind”.

Në kuadër të rishikimit të katërt, FMN tha se “ky rishikim ka mundësuar disbursimin e SDR 13.352 milionë (16.08 milionë euro) në kuadër të SBA-së dhe SDR 7.744 milionë (9.32 milionë euro) në kuadër të RSF-së. Kështu, total i disbursimeve nën RSF arrin në SDR 61.95 milionë (74.61 milionë euro), ndërsa SBA-ja ka arritur në SDR 80.122 milionë (96.5 milionë euro)”.

Bo Li, zëvendësdrejtor menaxhues i FMN-së dhe kryetar i përkohshëm, tha se “Kosova ka përmirësuar mbledhjen e të ardhurave dhe menaxhimin e investimeve publike, duke rritur transparencën fiskale dhe përmirësuar menaxhimin e riskut fiskal. Reforma të rëndësishme janë bërë dhe në sektorin financiar, duke përmirësuar qeverisjen dhe forcimin e kapitalizimit dhe likuiditetit të bankave”.

“Kjo ecuri pozitive në kuadër të SBA dhe RSF ka mbështetur agjendën e autoriteteve për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe për përmbushjen e objektivave të klimës dhe energjisë, me fokus në burime të rinovueshme dhe bashkëpunim rajonal”.

Ministria e Financave përmes një komunikate për media thekson se Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht progresin e arritur nga Kosova.

Ministria thekson se në komunikatën zyrtare të lëshuar pas përfundimit të rishikimit të katërt dhe të fundit të dy programeve me Kosovën përkatësisht Programit të Aranzhimit për Gatishmëri (SBA) dhe Programit për Resiliencë dhe Qëndrueshmëri (RSF) konfirmohet përmbyllja me sukses e tyre.

“Si rezultat, bëhen të disponueshme edhe 16.08 milionë euro në kuadër të SBA-së dhe 9.32 milionë euro përmes RSF-së. Komunikata detajon gjetjet e fundit të FMN-së, ku theksohet vazhdimi i rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe ngadalësimi i inflacionit. Në deklaratën e tij, Zëvendësdrejtori Menaxhues i FMN-së, Bo Li, vlerësoi ndikimin pozitiv të dy programeve në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës duke theksuar se ato kanë kontribuar në ruajtjen e borxhit publik në nivele të ulëta, avancimin e reformave në menaxhimin e financave publike si dhe realizimin e objektivave klimatike dhe energjetike të vendit”./ Monitor

fmn

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës