LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria mund të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes bankare me BE-në në gjysmën e parë të 2026

Burime nga tregu bëjnë të ditur se një afat i përafërt për finalizimin e këtij procesi parashikohet të jetë prilli i vitit 2026.

14 Nëntor 2025, 07:11 Nga E.d
Shqipëria mund të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes
Foto ilustruse

Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Bashkimin Europian në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Burime nga tregu bëjnë të ditur se një afat i përafërt për finalizimin e këtij procesi parashikohet të jetë prilli i vitit 2026. Ky proces kryhet nga Autoriteti Bankar Europian dhe ka si qëllim të certifikojë që kuadri i mbikëqyrjes bankare në Shqipëri është i barazvlefshëm me atë të BE-së.

Certifikimi i ekuivalencës së mbikëqyrjes, në teori, mund ta bëjë më tërheqës tregun shqiptar për investime të reja nga grupet bankare të Eurozonës, por mund të ndikojë pozitivisht edhe strategjitë e biznesit dhe të huadhënies të bankave ekzistuese në treg. Ekuivalenca e mbikëqyrjes është e lidhur edhe me nivelin bazë të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit, që është treguesi më i rëndësishëm rregullator për bankat tregtare. Kërkesa minimale e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat e Eurozonës është 8%, në përputhje me direktivat e Komitetit të Bazelit. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë adopton një qasje shumë më konservatore dhe raporti minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit është 12%.

Sipër këtij niveli, llogariten edhe shtesat e posaçme makroprudenciale dhe ato të lidhura me kuadrin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në banka. Me gjithë këto shtesa niveli minimal i mjaftueshmërisë së kapitalit për banka të veçanta me rëndësi sistemike mund të arrijë deri në 27% brenda vitit 2030. Duke parë rritjen shumë të lartë të kërkesave për kapital, bankat tregtare kanë kërkuar me ngulm nga Banka e Shqipërisë që të paktën kërkesa bazë për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit rtë ulet nga 12% në 8%, aq sa e ka BE-ja. Por, qëndrimi i Bankës së Shqipërisë është se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pas certifikimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes me BE-në.

Ulja e nivelit minimal të raportit të mjaftueshmërisë së kapitalit në teori do të çlironte një pjesë të kapitalit të bankave, do të ulte kostot dhe do të krijonte më shumë hapësira për të zgjeruar kreditimin e ekonomisë. Qysh pas krizës financiare që nisi në vitin 2008, autoritetet rregullatore të Bashkimit Europian nisën një shtrëngim të kuadrit rregullator për bankat dhe veçanërisht adoptoi një qasje më konservatore në vlerësimin e aktiveve që këto grupe bankare kanë jashtë Eurozonës.

Vlerësimi i aktiveve janë Eurozonës me koeficientë më të lartë rreziku u përkthye në kërkesa më të larta kapitalizimi për grupet dhe ishte një ndër faktorët përcaktues që solli largimin e disa prej grupeve të rëndësishme bankare europiane prej shumë tregjeve të Europës Lindore. Një tendencë e tillë e largimit të grupeve bankare europiane preku pjesërisht edhe tregun shqiptar. Kuadri rregullator parashikon që aktivet e grupeve bankare të BE në vendet jashtë hapësirës komunitare do të trajtohen në këtë mënyrë, deri në momentin kur për secilin treg së të jetë certifikuar ekuivalenca e plotë e mbikëqyrjes me kuadrin e BE-së.

Për rrjedhojë, njohja dhe ekuivalentimi i kuadrit rregullator mbikëqyrës siguron avantazhe të përbashkëta jo vetëm për institucionet bankare e financiare që veprojnë në BE, por edhe për institucionet bankare e financiare në vende të tjera jashtë saj. Për Shqipërinë, procesi i vlerësimit të ekuivalencës së mbikëqyrjes nisi vetëm në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë, në vitin 2021 Banka e Shqipërisë ka kryer një vlerësimi të pavarur të ekuivalencës së kuadrit mbikëqyrës dhe rregullativ, sipas metodologjisë së publikuar nga Autoriteti Bankar Europian (EBA). Me asistencën teknike të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (EBRD) dhe PricewaterhouseCooper (PwC), u krye një vlerësim i pavarur i kuadrit mbikëqyrës aktual nën një qasje gjithëpërfshirëse, duke u mbështetur në metodologjinë dhe pyetësorin e hartuar nga EBA për këtë qëllim. Kjo analizë doli në përfundimin se kuadri rregullativ e procedurial, si dhe praktikat mbikëqyrëse, janë në një nivel të lartë ekuivalente (pranë nivelit 85%) dhe të përafruara me standardet e aplikueshme në vendet e BE-së.

Përafrimi vlerësohet veçanërisht i lartë në drejtim të kërkesave për kapital, teknikave të zbutjes të aplikuara, ekspozimeve të mëdha, të likuiditetit, levës financiare, të mbikëqyrjes makroprudenciale, sekretit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Monitor.al

ekonomi 2026 be-

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj