LIVE UPDATES
Ekonomi

Rishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do rivlerësojnë deklarimet e 5 viteve

Në draftin e rishikuar përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%.

12 Nëntor 2025, 07:20 Nga E.d
Rishikohet Paqja Fiskale, 5% tatim për bizneset që do
Foto ilustruse

Ministria e Financave rishikon projektligjin “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”. Në draftin e rishikuar përveç parapagimit të tatimit kundrejt moskontrollit tatimor për 1 vit, bizneset e mëdha që do të lidhin marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, gjithashtu do të mundësinë të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, kundrejt tatimit 5%. Pra bizneset me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit që vullnetarisht do të hyjnë në marrëveshje me administratën tatimore për parapagimin e tatimfitimit, që do të llogaritet mbi një bazë të tatueshme të rritur (fitimi i deklaruar i vitit të mëparshëm plus 18% rritje),  mund të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme duke paguar 5% tatim.

Në projektligjin e rishikuar “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale” ministria e Financave  përcakton se tatimi 5% do të aplikohet për ndryshime të tilla si: rivlerësimi i gjendjes së parasë cash, fshirja e aktiveve apo detyrimeve fiktive, deklarimi i pasurive të pa treguara më parë, rideklarimi i fitimeve të mbartura dhe shpërndarja e tyre si dividentë. Për të gjitha këto raste nuk do të ketë gjoba, interesa apo kamatëvonesa, me kusht që tatimpaguesi të deklarojë paraprakisht se do të përfitojë nga marrëveshja. Ata që nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e plotë të deklaratave, mund të lidhin marrëveshjen vetëm për elementët e fitimit të tatueshëm.

"Tatimpaguesit të cilët do të shprehin vullnetin për të aplikuar për Marrëveshjen, kanë të drejtën edhe që të sistemojnë dhe dorëzojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të fundit, duke rishikuar apo korrigjuar zëra të ndryshëm, kundrejt një pagese tatimi, si më poshtë:

Aktive monetare  rideklarim i gjendjes së cash të shoqërisë (ulje apo rritje). Tatim në masën 5% të çdo devijance negative apo pozitive nga gjendja reale e cash. Aktivet e tjera financiare-Fshirja e shumave fiktive në zërin kërkesa të arkëtueshme. Tatim në masën 5% për fshirjen e detyrimeve fiktive. Fshirja e aktiveve afatgjata material/jo materiale fiktive të deklaruara. Tatim në masën 5% përkundrejt fshirjes  së inventarit fiktiv. Deklarim i aktiveve afatgjata material të papërfshira në pasqyrat financiare. Tatim në masën 5% për përfshirjen e aktivit afatgjatë material/jomaterial. Fshirja e detyrimeve fiktive/borxheve në pasqyrat financiare. Fshihen detyrimet duke i konsideruar të ardhura të ptatueshme përkundrejt pagesës së tatimit në masën 5%. Rideklarim i fitimit mbartur të shoqërisë dhe shpërndarja si dividentë/fitim e tij. Tatim në masën 5% për dividendin dhe ndarjen e fitimeve. Për të gjitha transaksionet e mësipërme nuk do të aplikohen gjoba, interesa dhe kamatëvonesa, në mënyrë që të inkurajohet korrigjimi dhe transparenca financiare”, thuhet në relacion.

Sipas Ministrisë së Financave, ky instrument synon të nxisë transparencën dhe të shmangë konfliktet me administratën tatimore, duke u dhënë subjekteve mundësinë të korrigjojnë vullnetarisht deklarimet e mëparshme, pa u ndëshkuar. Kjo është një lehtësi që I jepet tatimpaguesve, të cilët duhet ta deklarojnë që do ta përdorin që në momentin e aplikimit te administrata tatimore për marrëveshjen. Drafti përcakton se tatimpaguesit të cilët nuk dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e deklaratave, mund të vazhdojnë lidhjen e marrëveshjes vetëm me elementët e fitimit të tatueshëm, normës dhe pagimit të tatimit mbi të ardhurat e korporatave dhe të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi.

Cilat kategori biznesesh mund të hyjnë në marrëveshje për Paqen Fiskale

Projektligji përcakton se në marrëveshje për Paqen Fiskale do të hyjnë bizneset që kanë të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë në vit qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore. Bizneset që pranojnë të parapaguajnë tatimin e fitimit, të llogaritur mbi fitimin e vitit të kaluar plus 18%, dhe përtej kësaj vlere paguajnë një tatim shtesë 5%, qofshin persona fizik apo entitete, dhe të cilët nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore. Si dhe bizneset që janë të rregullta me tatimet dhe nuk janë në proces hetimi për mashtrim apo evazion të ardhurash./Monitor.al

ekonomi paqe fiskale biznes

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës