Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti nivelin 4.37%. Treguesi i kredive me probleme ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj radhazi në shtator. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky tregues arriti nivelin 4.37%. Treguesi i kredive me probleme ka arritur nivelin më të lartë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Me bazë vjetore, megjithatë, ky raport ngelet ende në rënie. Një vit më parë, kreditë me probleme përbënin 4.58% të portofolit. Ecuria e treguesit të kredive me probleme po fillon të justifikojë shqetësimet e lidhura me rritjen shumë të shpejtë të kredisë në dy vitet e fundit.
Në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë për ekonominë arriti në 901.6 miliardë lekë, në rritje me 10.9% me bazë vjetore. Rritja vjetore e portofolit është ngadalësuar lehtë krahasuar me vitin 2024, por sidoqoftë ngelet në ritme dyshifrore dhe pranë niveleve më të larta në 16 vitet e fundit. Ndërkohë, raporti i kredive me probleme e ka frenuar rënien, madje në tremujorin e fundit po shfaq një tendencë të lehtë në rritje.
Mund të vlerësohet se stoku i kredive me probleme është rreth 39.4 miliardë lekë, nga 34.9 miliardë lekë që kishte qenë në fund të vitit të kaluar dhe 37.2 miliardë lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga fillimi i këtij viti, stoku i kredive me probleme është rritur me 12.8%. Raporti i Stabilitetit Financiar i Bankës së Shqipërisë tregoi se qysh në gjysmën e parë të këtij viti sektori bankar ka regjistruar më shumë kredi të reja me probleme, kundrejt vlerës së kredive me performancë normale. Fluksi vjetor i kredive të reja me probleme ishte sa 1.9% e kredive të rregullta, nga 1.7% dhe 1.8% një gjashtëmujor dhe një vit më parë.
Në mesin e këtij viti, nisi edhe aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave. Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).
Në tremujorin e parë të aplikimit, masat kufizuese nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e kredisë për shtëpi. Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në tremujorin e tretë 2025 sektori bankar dha gjithsej rreth 13.8 miliardë lekë kredi të re për blerjen e banesave, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, është e pritshme që masat kufizuese të sjellin gradualisht një ngadalësim të rritjes së kredisë. Ngadalësimi i rritjes së portofolit, në kushtet kur kreditë e këqija po shfaqin një tendencë në rritje, ka shumë të ngjarë të sjellë edhe një rritje të mëtejshme të raportit të kredive me probleme./Monitor.al
Foto ilustruese Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimeve të një shporte të caktuar mallrash është ulur leh...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin E...
TIRANË- Ministria e Financave do të rihapë javën e ardhshme ankandin e obligacioneve me maturim 15-vjeçar. Shuma e ofruar për ...
Foto Ilustruese TIRANË- Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas pritet të ketë vijim të pun...
Foto Ilustruese Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi rezultatin financiar të Bankës së Shqip&e...
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri ka qenë më e ngadaltë dhe më e dobët se në...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë lekë në muaj deri në...
foto ilustruese TIRANË- Pagesat për kontratat koncesionare, disa prej të cilave janë debatuar si raste madhore korrupsioni, u financua...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë të pandryshuar normën...
Guvernatori, Gent Sejko TIRANA- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një konferencë për sht...