LIVE UPDATES
Ekonomi

Ngadalësimi i forcimit të Lekut dhe rritja e vlerës së arit e përmirësuan bilancin e BSH në 2024

Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë kishte raportuar humbje neto në vlerën e 27 miliardë lekëve, ndërsa në vitin 2022 humbjet kishin vlerën e afërsisht 17.7 miliardë lekëve.

7 Nëntor 2025, 07:45 Nga I.A
Ngadalësimi i forcimit të Lekut dhe rritja e vlerës së arit
Foto Ilustruese

Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024. Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, rezultati financiar neto neto për vitin 2024 ishte me fitim në vlerën e 5.2 miliardë lekëve. Rezultati u rikthye në vlera pozitive pas dy vitesh radhazi me humbje në shifra të mëdha.

Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë kishte raportuar humbje neto në vlerën e 27 miliardë lekëve, ndërsa në vitin 2022 humbjet kishin vlerën e afërsisht 17.7 miliardë lekëve.

Faktori me impaktin kryesor në ecurinë e rezultatit të Bankës së Shqipërisë në vitet e fundit ka qenë efekti i kursit të këmbimit.

Banka e Shqipërisë mban një rezervë të madhe në valutë të huaj, si mjet i domosdoshëm për të përballuar nevojat emergjente që mund të ketë ekonomia dhe sektori financiar. Duke qenë se bilanci i Bankës së Shqipërisë raportohet në monedhën vendase, forcimi i vazhdueshëm i Lekut në kursin e këmbimit e ka ulur vlerën e rezervave të mbajtura në valutë të huaj.

Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë.

Gjatë vitit 2023, Leku kishte shënuar mbiçmimin më të fortë historik në kursin e këmbimit me Euron dhe shumicën e valutave të tjera të huaja. Në fund të vitit 2023, rënia vjetore e kursit të Euros ndaj Lekut ishte në nivelin 9.1%. Ndërkohë, në fund të vitit 2024, rënia e kursit Euro-Lek u ngadalësua në 5.5%, duke e reduktuar impaktin negativ të kursit në bilanc.

Një efekt të ndjeshëm pozitiv në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve ka dhënë edhe rritja e vlerës së arit monetar të mbajtur nga Banka Qendrore, si rezultat i rivlerësimit të tij me vlerë tregu në datën e raportimit. E ardhura nga rivlerësimi i arit kishte vlerën e 5.7 miliardë lekëve, ndërkohë një vit më parë ky zë kishte qenë negativ në vlerën e 128 milionë lekëve.

Nëse i referohemi rezultatit të të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shqipërisë (që përfshijnë zërat që nuk klasifikohen si pjesë e fitimit ose humbjes së vitit ushtrimor), viti 2024 shënoi një rezultat më të lartë, me një vlerë totale prej 7.7 miliardë lekësh. Të ardhurat gjithëpërfshirëse përfshijnë edhe një ndryshim pozitiv prej 2.5 miliardë lekësh në vlerën e drejtë të letrave me vlerë të borxhit gjatë vitit të kaluar. Rënia e normave të interesit edhe gjatë vitit 2024 ndikoi në rritjen e mëtejshme të çmimit të instrumenteve financiare dhe rrjedhimisht përmirësoi rezultatin e të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shhqipërisë.

Banka e Shqipërisë e mbylli edhe vitin 2024 me kapital negativ, në vlerën e rreth -9 miliardë lekëve. Megjithatë, vlera negative e kapitalit u përmirësua krahasuar me nivelin prej -16.7 miliardë lekëve të një viti më parë.

Përmirësimi i gjendjes së kapitalit neto ka ardhur falë rezultatit më të mirë financiar të vitit të kaluar dhe shtesave në rezervat ligjore të realizuara. Efektin kryesor e ka dhënë një rezervë e posaçme për forcimin e kapitalit është krijuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të datës 5 mars 2025.

Ndërkohë, balanca negative në zërin e rezervave të rivlerësimit të parealizuara është thelluar më tej 2024, duke arritur në 62.4 miliardë lekë, në rritje me 9.5% krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore ishte pikërisht forcimi i Lekut dhe zhvlerësimi i valutave të huaja dhe arit monetar në rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë.

Pavarësisht se gjendja e kapitalit ngelet negativ, Banka e Shqipërisë, në shënimet e pasqyrave financiare vlerëson edhe njëherë se mbetet e mirëkapitalizuar në bazë të kapitalit të realizuar, edhe pse forcimi i monedhës Lek përkundrejt monedhave ku është investuar rezerva valutore, ka gërryer kapitalin e saj. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet apo humbjet nga rivlerësimi janë të luhatshme dhe i nënshtrohen faktorëve ekonomikë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të Bankës së Shqipërisë, që mund të kthehen me ndryshimin e kushteve ekonomike botërore./Monitor.al

forcimi i lekut

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër