LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëria ndër të fundit në Europë, një në pesë banorë ka në pronësi një makinë

Shqipëria ia kalon vetëm Turqisë, që ka 157 autovetura për një mijë banorë. (të dhënat e rajonit mungojnë, por edhe në vitet e mëparshme, Shqipëria ishte ndër të fundit, me nivele të ngjashme me Maqedoninë e Veriut).

28 Korrik 2022, 07:27 Nga d.a.
Shqipëria ndër të fundit në Europë, një në
makina, ilustruese

TIRANË- Ndonëse numri i autoveturave ka ardhur në rritje vit pas viti dhe trafiku është mjaft i rënduar, sidomos në zonën qendrore, shqiptarët vijojnë të kenë ndër numrin më të ulët të autoveturave në raport me popullsinë në Europë.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së transporti Rrugor (DPSHTRR) në fund të vitit 2021 ishin në qarkullim 539 mijë auto vetura aktive ose të çregjistruara përkohësisht. Në raport me popullsinë treguesi është 192 automjete për 1 mijë banorë, ose një autoveture për pesë banorë (gati 0.2 automjete për banor). Krahasimi me të dhënat e tjera të Eurostat tregon se Shqipëria e ka këtë tregues shumë më të ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, ku një në dy banorë ka një auto veturë (0.53 auto vetura për banor).

Shqipëria ia kalon vetëm Turqisë, që ka 157 autovetura për një mijë banorë. (të dhënat e rajonit mungojnë, por edhe në vitet e mëparshme, Shqipëria ishte ndër të fundit, me nivele të ngjashme me Maqedoninë e Veriut).

Sipas DPSHTRR, numri i automjeteve në total në fund të viti t2020 ishte 670 mijë, 37% e të cilave ndodhen në Tiranë.

Në fund të vitit 2021, numri i autoveturave në vend arriti në 593 mijë, me një rritje prej 10%, ndërsa numri total i automjeteve ishte 740 mijë.

Mercedez Benz vijon të mbetet marka më e preferuar e shqiptarëve, me 18.2% të totalit të autoveturave sipas markave, e ndjekur nga Volkswagen, me 9.7%, Daimler me 4.9%.

Në Bashkimin Europian, një në dy banorë ka autoveturë, rekordin e mbajnë italianët

Sipas Eurostat, në vitin 2020, në BE kishte 0,53 vetura pasagjerësh për banor. Në nivel rajonal, kishte pabarazi të konsiderueshme në pronësinë e makinave brenda BE-së: përveç dy vlerave ekstreme (Valle d’Aosta dhe Mayotte), shkalla më e lartë rajonale (Provinca Autonome e Trentos) ishte gati shtatë herë se më e ulëta (Peloponez).

Për sa u përket makinave të pasagjerëve për 1 000 banorë, shtetet anëtare lindore regjistruan shifrat më të ulëta, ndërsa shtetet anëtare perëndimore shënuan norma më të larta, por me disa pabarazi të theksuara rajonale.

Në vitin 2020, tre nga pesë normat më të larta të motorizimit (numri i makinave të pasagjerëve për 1 000 banorë) u regjistruan në Itali: Valle d’Aosta (1 787), Provinca Autonome e Trentos (1 285) dhe Provinca Autonome e Bolzanos ( 871). Dy të tjerat u regjistruan në Flevoland (857) në Holandë dhe në rajonin finlandez të Ishujve Åland (840).

Këto nivele rajonale, sipas Eurostat, shpesh lidhen me situatën ekonomike, por gjithashtu mund të ndikohen nga rrethana specifike: shkalla e lartë e motorizimit në Valle d’Aosta ndikohet nga rregullat e taksave dhe norma e lartë në Flevoland lidhet me vendndodhjen e saj afër një qyteti më të madh.

Nga ana tjetër, normat më të ulëta të motorizimit u raportuan në dy rajone franceze  dhe tre rajone greke: Mayotte (72), Peloponez (186), Guiana Franceze (209), Greqia Qendrore (238) dhe Egjeu i Veriut (261). .

Sipas shteteve, duke përjashtuar Liechtenstein dhe Luxembourg (që e kanë treguesin e lartë për shkak të në to jetojnë shumë të huaj), rekordin për numrin e autoveturave e mban Italia, me 670 mjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Polonia, Finlando, Qipro. Nga vendet e Bashkimit Europian në fund renditen Hungaria (403), Letonia (390), Rumania (379)./Monitor/

dpshtrr numri i makinave ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj