LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e çmimeve ul konsumin e kafes, ushqimit, birrave në bare dhe restorante

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për Monitor se aktualisht në Tiranë dhe në bregdetin e jugut konsumi është ulur deri në 40%.

27 Korrik 2022, 07:38 Nga d.a.
Rritja e çmimeve ul konsumin e kafes, ushqimit, birrave në bare dhe
Foto Ilustruese

TIRANË- Shtrenjtimi i çmimeve në bare dhe restorante ka ndikuar te ulja e konsumit për këto struktura. Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve prodhuese dhe të shërbimit pohojnë se në bare dhe restorante këtë vit po konsumohet më pak kafe, ushqim dhe birra.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj tha për Monitor se aktualisht në Tiranë dhe në bregdetin e jugut konsumi është ulur deri në 40%.

Jahaj thekson se rritja e çmimeve deri 50% më shumë se vjet ka ardhur nga shtrenjtimi i produkteve ushqimore dhe kostoja për gjetjen e fuqisë punëtore mbeten arsye kryesore të rënies së konsumit.

“Në zonat bregdetare konsumi është mbi 40% më pak, ndërsa në Tiranë është 20 deri 30% më i ulët se 2021. Buxheti familjar është tkurrur, për këtë arsye shpenzohet më pak në bare dhe restorante. Ndërkohë në bare dhe restorante çmimet janë rritur nga 10 deri 50% për shkak të shtrenjtimit të produkteve kryesore të shportës, siç është mielli, vaji, vezët, bulmeti dhe mishi. Rritja e çmimeve për këto produkte është mbi 20%, ndërsa për produktet e luksit rritja është më e ulët.

Arsyeja kryesore e rritjes së çmimeve në bare dhe restorante është mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimit të lartë të energjisë elektrike. Për gjetjen e punëtorëve sipërmarrjet kanë shtuar kostot, pasi kanë rritur rrogat në nivele të larta, por u garantojnë punonjësve edhe strehimin, fjetjen që gjithashtu janë kosto”, shton ai.

Jahaj ngre shqetësimin se një valë e dytë e rritjes së çmimeve që nis nga muaji shtator që do të sjellë falimentimin e shumë strukturave të shërbimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën janar-prill importi i kafes është 11% më pak se 2022.

Rënie të konsumit në zonat bregdetare ka shënuar edhe birra vendase. Konsumi për këtë produkt shfaqet me rënie deri 15% më pak se vjet sipas Kryetarit të Shoqatës së Prodhuesve të Birrës, Stefan Pinguli. Shkaqet kryesore të tkurrjes së prodhimit janë çmimet e larta, pamundësia e kompanive të birrës për të investuar në teknologji dhe mungesa e masave lehtësuese fiskale nga qeverisa, si dhe emigracioni i popullsisë dhe mungesa e turistëve. “Në Vlorë konsumi i birrës është 40% më pak se vjet për shkak të emigracionit dhe mosardhjes së emigrantëve”, thotë ai.

Sipas të dhënave të Doganave për 2021 prodhimi ishte 7,5% më shumë se 2020, por 7,6% më pak se 2019. Importet e birrës për muajt janar-prill 2022 janë rritur 13% krahasuar me 2021. Rreth 54% të konsumit të birrës në vend për 2021 e zunë importet, ndërsa 46% ishte nga prodhimi vendas./D.Azo/Monitor/

enri jahaj rritja e cmimeve ne shqiperi

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë