All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Stili bohemian dhe thurjet me grep ‘virale’ në bizneset e turizmit në Shqipëri

Stili bohemian i arredimit dhe çadrat me thurje po bëhen dita-ditës diçka që haset shpesh në bregdetin shqiptar.

31 Korrik 2022, 07:11 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Stili bohemian dhe thurjet me grep ‘virale’ në bizneset e

Stili bohemian i arredimit dhe çadrat me thurje po bëhen dita-ditës diçka që haset shpesh në bregdetin shqiptar.

Enriko Brakaj shprehet se biznesi i tij dyvjeçar po njeh rritje të shpejtë, falë turizmit dhe interesit që po tregohet nga tregu vendas për produktet me thurje, gama e të cilave është e gjerë.

Si nisi aktiviteti juaj në këtë lloj biznesi, që nuk është shumë tipik për Shqipërinë?

Erdhi gjithçka në mënyrë të rastësishme. Pas mbarimit të shkollës së mesme po kërkoja një punë.

Në një qytet të vogël si Fieri, mundësitë për një 20-vjeçar pa diplomë e bëjnë të vështirë gjetjen e një pune me të ardhura të mira, që të mundëson jetesë komode.

Kështu që nisa të mendoja për mundësitë që kisha para dhe mora këtë orientim.

Në fillim më dukej më shumë si ëndërr sesa si mundësi për ta realizuar, pasi në vendin tonë, mungojnë lëndët e para, përveç faktit që kam nisur punën në një vit të vështirë siç ishte viti 2020, kur shpërtheu pandemia e COVID-19.

Si ka qenë ecuria e biznesit tuaj gjatë këtyre tre sezoneve verore që ka qenë në aktivitet?

Po viti 2020, siç e thashë, ishte sfidues pasi kishte shumë kufizime. Avantazh në këtë rast përbën profili i këtij biznesi, që është unik. Në fillim mora oferta për bashkëpunim nga kompani vendase, por edhe të huaja, por gjithë ky interes më bindi se do të ishte më mirë të kisha kompaninë time.

Mosha ime 20 vjeç në atë kohë nuk më ndihmonte shumë, pasi njerëzit ishin skeptikë apo mosbesues nëse mund të përmbushja atë që merrja përsipër.

Edhe produkti që kisha ishte i ri në vend dhe duhej që edhe klientët të kishin guxim për të eksploruar. Ndonjëherë kisha dyshime edhe vetë, nëse ky produkt do të gjente vend në Shqipërinë tonë të vogël.

Cila është gama e produkteve që ju ofroni?

Produktet që ne ofrojmë janë thurje me litar pambuku, por jo vetëm dhe kjo përshtatet me projektin që merret përsipër të realizohet.

Litari me të cilin realizohen çadrat me thurje është 100% pambuk.

Është cilësia e këtij litari, si dhe puna handmade (e bërë me dorë) e thurjes me grep, e cila për një çadër kërkon dy ditë ose më shumë punë, që e bëjnë çmimin pak më të lartë sesa çadrat standard që shohim nëpër plazhe.

Gjithsesi, është një çmim më i ulët shitje në raport me tregjet ndërkombëtare.

Në këto tregje, çmimi është trefish më i lartë. Konkretisht ne ofrojmë çadra (produkti më i shitur), divane outdoor, karrige, karrige lëkundëse, hammock (shtrat i varur), tenda.

Projektet më të mëdha që kemi realizuar na kanë marrë 3 muaj kohë.

Bëhet fjalë për projekte çadrash në numër të konsiderueshëm, apo tenda deri në 100 metra katrorë me thurje.

Kush i realizon produktet tuaja, sa të punësuar keni në biznesin tuaj relativisht të ri?

Kemi një numër të madh grash dhe vajzash që bëjnë punët më të veçanta të kompanisë. Janë të zonës dhe kemi një bashkëpunim frytdhënës. Thurja me grep është në thelb të procesit të punës që ato kanë dhe për një zonë si kjo gjeneron të ardhura të larta.

A përfshin puna juaj vetëm bashkëpunime me vendet e bregdetit apo ka interes edhe në rajone të tjera?

Ky është viti i dytë i një pune intensive dhe shumë projekte kryhen duke pasur parasysh sezonin veror, por puna nis që në dhjetor që të jenë gati sapo nis vera.

Gjithsesi kemi edhe projekte të tjera në zonat jo bregdetare, pasi produktet tona sjellin një stil Bohemian duke zgjeruar mundësitë përtej plazhit dhe rërës.

Janë projekte në bare, restorante, hotele dhe resorte. Kombinimi i litarit me dru po preferohet shumë në arredimet e brendshme.

Kategoria e klientëve që ju shërbejmë janë si të mëdhenj, të cilët kërkojnë deri në 200 çadra deri tek ata më të vegjlit. Këtë sezon kemi disa projekte në realizim për të cilat po presim me padurim të marrim përshtypjet.

Shtrirja e shitjeve është mjaft e gjerë, duke nisur nga Shëngjini, Pogradeci, Tirana, Gjirokastra, Vlora, Saranda e deri në Ksamil. Japim garanci deri në 10 vite për produktet e thurura dhe kjo rrit disi sigurinë e atyre që vendosin të provojnë diçka të re.

Po nga klientë të huaj, a keni marrë shprehje interesi për të bashkëpunuar?

Jemi një kompani relativisht e re dhe shohim që para kemi një sfidë të madhe për të krijuar, për të përmirësuar dhe për të kuptuar kërkesat që ka tregu. Ky është një biznes që kërkon rifreskim dhe duhet të prodhohen koleksione të reja. Mundësia për t’u zgjeruar ekziston.

Por për momentin mendoj se tregu është mjaftueshëm i madh në Shqipëri, si një vend në zhvillim, duke lënë mënjanë ankesat dhe pesimizmin. Jemi të fokusuar te ndjekja e trajnimeve, lexojmë libra të trajnerëve ndërkombëtarë për biznesin për t’u rritur, duke qenë të vetëdijshëm që jemi ende vetëm në fillim.

Po punojmë që të krijojmë një markë dhe një showroom, në mënyrë që të hapim rrugën edhe për tregje më të mëdha.

Pavarësisht këtyre planeve, jam i lumtur që po japim një prekje ndryshe për turizmin në vend, duke sjellë një stil më të veçantë që shpresoj të ketë efekt pozitiv në një sektor ku imazhi dhe estetika kanë rëndësinë e tyre./MONITOR

plazhe stili bohemian


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj